KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Paga e Goretzkës e ndërlikon largimin e tij nga Bayern Munich

Paga e Goretzkës e ndërlikon largimin e tij nga Bayern Munich

Mesfushori gjerman Leon Goretzka pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës, pasi ka vendosur të mos vazhdojë me Bayern Munich.

31-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë dhe tashmë ka nisur të shqyrtojë ofertat për një sfidë të re jashtë Bundesligës.

Ai kërkon një kontratë trevjeçare me pagë rreth 6.5 milionë euro neto në sezon, një kërkesë që mund të ndikojë ndjeshëm në negociata.

Interesimi për të është i madh, sidomos në Itali.

Milani po lëviz me kujdes, por me vendosmëri për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtuesit zikaltër e shohin Goretzkën si profil ideal për projektin sportiv, falë eksperiencës, fizikut dhe fleksibilitetit taktik që ofron në mesfushë.

Megjithatë, gara për firmën e tij pritet të jetë e fortë.

Edhe Juventusi, Milani dhe Napoli kanë shfaqur interes konkret.

Nga Anglia, Arsenali po monitoron situatën dhe mund të paraqesë një ofertë konkurruese, duke shfrytëzuar fuqinë financiare të Ligës Premier.

Për Interin, afrimi i Goretzkës do të ishte një sinjal i qartë ambicieje në Serie A dhe në arenën evropiane.

Megjithëse kërkesat e tij financiare janë të larta, mungesa e një pagese transferimi e bën operacionin më të përballueshëm në planin afatgjatë.

Vendimi final i mesfushorit pritet në javët e ardhshme dhe mund të shënojë një nga lëvizjet më të rëndësishme të verës në futbollin evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.