Duket sikur ka pushuar tre muaj por në fakt ai ka punuar dhe menduar mirë, sepse gjithmonë sjell diçka të veçantë kur bëhet fjalë nga muzika e deri te detaji i lukut të tij.
E kemi fjalën për artistin David Dreshaj, ku ndjekësit e tij të shumtë e kane mirëpritur lajmin që vetë ai ka publikuar me anë të një sekuencë me video që projekti i tij muzikor është gati.
Kënga do të quhet “Brenga ” me muzikë dhe prodhim nga Cricket (Donat Prelvukaj) me melodi nga Elinel dhe Granit Ismajli dhe Cricket ku ky i fundit ka realizuar dhe beatin.
Edhe teksti është shkruar nga Elinel, Granit Ismajli dhe Cricket, rregjistruar dhe masterizuar në Cricket Muisic, ndêrsa video e veçantë është punuar fort nga Mars Studio ( Endrit Rrahimi).
Natyrisht se Davidi do të vijë unik në stilin e tij ku pēr këtë pjesë mendon vetë së bashku me disa bashkëpunëtorë të zakonshëm.
Ne mësojmë gjithashtu se djaloshi i njohur i muzikës ka xhiruar në të ftohtin acar dhe disa herë është dashur të ngrohet e të mbulohet me batanijë.
Por nga gjithë ky mund dhe muaj që kemi pritur një gjë është e sigurt ai do të na ngrohë me zërin e tij në projektin e tij më të ri që po vjen. /Telegrafi/