Mesfushori francez me famë botërore, N’Golo Kante, i transferuar nga Al Ittihad, ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me Fenerbahçen.
Lojtari, një nga nënshkrimet më të rëndësishme të klubit verdhë-blu gjatë afatit të dimrit, zbarkoi në aeropirtin ‘Sabiha Gokçen” me një aeroplan privat nga Arabia Saudite. Ai u shoqërua nga anëtarët e Bordit të Fenerbahçes.
Mijëra tifozë të Fenerbahçes prisnin në dalje të terminalit për të përshëndetur yllin francez me flakadan dhe brohoritje.
Për shkak të interesit të madh, autoritetet kishin marrë masa të gjera sigurie.
Pas uljes së avionit, Kante përshëndeti turmën që e priste para se të hipte në një makinë private të siguruar nga klubi dhe të nisej për në hotel.
Prania e tij krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme në terminal dhe tregoi pritjen e madhe që i bëhet në Stamboll.
Fenerbahçe njoftoi se negociatat me mesfushorin francez përfunduan me sukses dhe është arritur një marrëveshje 2.5-vjeçare.
Kante, i cili ka fituar tituj të nivelit të lartë në karrierë, përfshirë Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe tituj në Ligën Premier, pritet të nisë stërvitjen me ekipin pas kryerjes së kontrolleve mjekësore. /Telegrafi/