Prodhuesi kinez i veturave BYD dëshiron të hyjë në gara.
Sipas një raporti të ri, kompania, e cila prodhon automjetin elektrik Seagull, thuhet se po eksploron disa seri të mundshme të sporteve motorike, duke përfshirë Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë dhe Formula 1.
Sipas “njerëzve të njohur me çështjen” që folën me Bloomberg, BYD është i hapur për të krijuar ekipin e vet ose për të blerë një ekzistues.
Nëse ka sukses, BYD do të jetë prodhuesi i parë kinez i veturave në serinë elitare të garave.
Mohammed Ben Sulayem, kreu i FIA-s që qeveris F1 dhe WEC, ka thënë më parë se është i hapur për të pranuar një ekip kinez.
Por ka pengesa.
Një person që foli me Bloomberg tha se kostoja e hyrjes në F1 mund ta dekurajojë prodhuesin e automjeteve që ta bëjë këtë.
Ngritja e një ekipi nga e para mund të kushtojë qindra miliona dollarë – dhe pastaj ekziston edhe kundërshtimi i mundshëm nga ekipet ekzistuese dhe menaxhmenti i Formula 1. /Telegrafi/