KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rita Ora performon në Formula 1 në Australi me një paraqitje të veçantë skenike

Rita Ora performon në Formula 1 në Australi me një paraqitje të veçantë skenike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen dhe performancën e saj në Formula 1 Australian Grand Prix 2026.

Artistja u ngjit në skenë të shtunën duke dhuruar një performancë energjike që u prit me entuziazëm nga publiku.

Rita u shfaq me një veshje të guximshme dhe elegante: çorape transparente, çizme lëkure me lidhëse, të brendshme të zeza prej lëkure dhe një rrip të bardhë.

Ajo e kompletoi pamjen me një xhaketë me kuadrate bardhë e zi dhe vathë të mëdhenj argjendi, duke sjellë një stil modern dhe skenik.

Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën e saj personale dhe martesën me regjisorin Taika Waititi.

Këngëtarja ka treguar se miqësia e fortë mes tyre është baza e marrëdhënies së tyre.

Çifti u martua në një ceremoni private në vitin 2022 në Los Angeles.

Ajo është gjithashtu njerkë e dy vajzave të Taikës dhe ka thënë se ky rol i ka ndryshuar perspektivën për jetën, duke e bërë të kuptojë se familja dhe momentet e përditshme kanë një rëndësi të veçantë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.