Një burrë i moshuar ka bërë pretendimin e jashtëzakonshëm se është ndër udhëtarët e parë në botë, pasi ka udhëtuar në vitin 2118 – dhe këmbëngul se ka prova fotografike për ta mbështetur këtë.
Alexander Smith pohon se ka marrë pjesë në një operacion të CIA-s dhe po e vë jetën e tij në rrezik duke folur hapur për atë që e pret.
Ai ka pohuar se CIA po “e kërkon dhe ai po jeton i fshehur”.
“E vizitova vitin 2118 si pjesë e një misioni tepër sekret të CIA-s. Sipas njohurive të mia, ishte një nga herët e para që udhëtimi në kohë ishte përfunduar me sukses. Shkova në të ardhmen dhe pastaj u ktheva në të kaluarën. E gjitha kjo ndodhi në vitin 1981”, deklaroi burri.
Ai ka paraqitur atë që e përshkruan si provë të udhëtimit të tij kohor, duke treguar një fotografi që ai këmbëngul se vërteton rrëfimin e tij.
“Kam diçka për t’ju treguar sot. Kjo fotografi është bërë në vitin 2118. Kjo fotografi ishte qyteti në të cilin unë eca”, tha ai.
Fotografia me sa duket përshkruan disa struktura gjigante, të gjelbërta me arkitekturë të veçantë.
Nuk i ngjan asnjë metropoli që ekziston aktualisht askund në Tokë.
Smith shtoi: “Zgjodha të pres deri tani për t’jua zbuluar atë fotografi sepse nuk e dija nëse bota ishte gati ta shihte atë”.
“Qeveria konfiskoi foton origjinale, por përpara se të ma merrnin, arrita të bëja kopjen që mbaja para jush”, vazhdoi ai.
Duke përshkruar se si do të ngjajë bota në shekullin e ardhshëm, burri zbuloi gjithashtu se si njerëzimi do të ketë hasur vizitorë të huaj, do të ketë përvetësuar një gjuhë të re dhe do të ketë qenë dëshmitar i përkeqësimit të ndjeshëm të ndryshimeve klimatike.
“Alienët na vizitojnë, ka jashtëtokësorë inteligjentë që vijnë në Tokë”, vazhdoi Smith. /Telegrafi/