KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Edhe kurdët mund të sulmojnë Iranin – do të hyjnë nga toka, CIA do t’i armatosë ata

Edhe kurdët mund të sulmojnë Iranin – do të hyjnë nga toka, CIA do t’i armatosë ata

Milicitë kurde iraniane të stacionuara në kufirin iraniano-irakian në Kurdistanin e Irakut janë konsultuar ditët e fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me sulmet ndaj forcave iraniane të sigurisë në pjesën perëndimore të vendit, sipas tre burimeve të njohura me këtë çështje.

Forcat janë në negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e CIA-s në furnizimin me armë, thanë dy burime.

Siç shkruan gazeta izraelite Haaretz, një sulm i kurdëve mund të ndodhë në ditët në vijim.

CNN raportoi e para për përfshirjen e CIA-s në këto grupe dhe për një operacion të mundshëm tokësor, duke iu referuar burimeve që pretendojnë se agjencia po punon për armatosjen e forcave kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran.

Më herët u raportua se presidenti amerikan, Donald Trump të dielën ka biseduar me liderë kurdë dhe po vazhdon komunikimin me udhëheqës të tjerë lokalë, të cilët mund të shfrytëzojnë dobësinë aktuale të Teheranit për të bërë përparim në terren.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani po vazhdojnë të sulmojnë dhe të eliminojnë objektivat në Iran. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.