Pas publikimit të këngës së saj të re “Çike Çike”, ku një varg i saj është në gjuhën shqipe, Bebe Rexha ka marrë reagime pozitive nga publiku shqiptar, i cili ka përshkruar projektin si një këngë tërheqëse dhe origjinale.
Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ishte fakti që Bebe e kishte ndarë në InstaStory një video të Monika Kryemadhit duke kënduar pjesën në shqip të këngës.
Monika e interpretoi këtë varg gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother VIP Albania, ku ishte në rolin e opinionistes.
Bebe Rexha/InstaStory
Në video duket Monika duke kënduar, ndërsa Arbri dhe Ledioni komentonin performancën e saj.
Madje, edhe gjatë spektaklit të sotëm më 21 shkurt, Ledioni e solli në vëmendje Monikën se Bebe kishte vendosur këtë moment në InstaStoryn e saj, duke treguar lidhjen e veçantë mes artistes shqiptare me origjinë dhe publikut të saj vendas. /Telegrafi/
Bebe Rexha/InstaStory
Bebe Rexha/InstaStory