Barcelona është duke konsideruar si opsion qendërmbrojtësin Rron Raçi për të ardhmen e afërt.
Katalunasit janë në situatë të rëndë financiare, ndërsa vazhdimisht po shikojnë disa opsione më të lira, por që i përshtaten stilit të lojës së trajnerit Hansi Flick.
Siç raporton “Football Transfer News”, Raçi është emri më i ri në listën e Barcelonës, me gjigantin spanjoll që e preferon sepse luan me këmbën e majtë pavarësisht pozitës së qendërmbrojtësit.
“Barcelona po e skauton Rron Raçin, qendërmbrojtësin e Hajduk Splitit”.
“Barcelona aktivisht po përcjellë një qendërmbrojtës që luan me këmbë të majtë për sezonin tjetër. Një ndër emrat është Rron Raçi, mbrojtësi i ri i vlerësuar nga Hajduk Spliti, i cili ka impresionuar me top paraqitje në futbollin kroat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.
Ndërkohë, në listën e Barcelonës mbesin edhe qendërmbrojtësit e njohur si Alessandro Bastoni, Nico Schlotterbeck dhe Micky van de Veen.
Raçi mbetet tepër i rëndësishëm edhe për Kosovën, me përzgjedhësin Franco Foda që e sheh si opsion për play-offin e Kupës së Botës 2026./Telegrafi/