Një zarf i bardhë ka arritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 për konkurrentët e këtij edicioni.
Kjo pasi ata do të organizojnë spektaklin “Miss & Mister Big Brother”, nën drejtimin e Arditit.
Konkurrentët duhet të marrin seriozisht pasi do të ketë juri profesionale që do të jetë nga jashtë formatit.
Juria do të përbëhet nga Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe ish-banorja e edicionit të kaluar, Egli Tako.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë organizimi dhe kush nga ta do të shpallet fitues.
Dinamikat e situatat e forta ndërkaq po vazhdojnë në mes të banorëve të këtij edicioni.
Në televotim për të martën do të jenë të gjithë, sipas një vendimi nga Vëllai i Madh. /Telegrafi/