Pas zhvillimeve të fundit në Big Brother VIP Albania, babai i Selin, Toni Bollati, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Fan Club”, ku komentoi marrëdhënien e vajzës së tij me Gimbon, si edhe largimin e Gretës nga shtëpia.
Ai u shpreh mbështetës për të dy banorët, duke treguar hapur vlerësimin dhe respektin që ka për ta.
Duke folur për raportin e Selin me Gimbon, ai theksoi se e konsideron banorin si pjesë të familjes për aq kohë sa ai qëndron pranë vajzës së tij.
BBVA/YouTube
“Gimbon e shoh pa hequr një presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do jetë në krahë të vajzës sime. Do bëj të njëjtën gjë që mund të bëjë një prind për vajzën, djalin dhe në këtë rast për Gimbon. Unë do i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre dhe publikut, Kosovës për ta mbështetur në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetojë me vajzën time aty brenda. Gimbon e dua shumë”, tha ai.
Ndërkohë, babai i Selin tregoi se ka pasur komunikim edhe me Gretën pas largimit të saj nga shtëpia, duke i shprehur mbështetjen e tij.
“Familja ime është shumë e madhe. Për aq kohë sa është nusja ime, ajo është shtylla e shtëpisë. Kam folur me Gretën, dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale. I kam thënë ‘të do babi fort’”, tha ai.
Në fund, ai theksoi se mbështetja e tij për Selin dhe për njerëzit që e rrethojnë në lojë mbetet e plotë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com