KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar mbrëmë iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë iftar morën pjesë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të tjerë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas Kurtit, në këtë darkë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, përfshirë kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe ministra të tjerë.

Kurti uroi muajin e Ramazanit për përfaqësuesit e BIK-ut dhe për të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar se ky muaj vë në pah vlerat më të larta njerëzore si sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti.

Ai gjithashtu falënderoi myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij për kontributin dhe angazhimin e tyre në shoqëri dhe në vend./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.