- Befason Carroll me rrëfimin për legjendën e Anglisë: Dhoma e tij ishte plot me birra, verë e cigare
- Ngjyra vanilje po merr vëmendjen: Ndryshimi që freskon menjëherë pamjen
- Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend
- Droni rus godet trenin vetëm 2 km larg kufirit me Poloninë
- Mickoski: Mbi 200 mijë qytetarë morën pjesë në festën e pavarësisë, nuk merrem me akuzat e LSDM-së
- Bukureshti hyn në Guinness me tryezën 5.055 metra të gjatë, rreth saj u ulën 20 mijë njerëz
- Haxhiu zyrtarizon Kurtin si mandatar për forimin e Qeverinë së re
- Galatasaray synon yllin e Real Madridit, e bën prioritet për janarin
Author: korrektpress
Vërshimet shkaktojnë dëme në bujqësi në Rahovec, drejtori i Bujqësisë kërkon kompensimin e fermerëve
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Komunës së Rahovecit, duke dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore.Për dëmet ka reaguar drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Behar Thaqi, i cili ka bërë të ditur se një nga rastet më të rënda është ai i fermerit Ilvi Jupa, parcela e të cilit e mbjellë me pjepër është përmbytur pothuajse tërësisht.”Sot, pas reshjeve të dendura të shiut, disa pjesë të Komunës së Rahovecit u përfshinë nga vërshimet e ujërave atmosferike, duke shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore”, ka shkruar Thaqi.Ai ka theksuar…
Historia tregon se ndryshimet e mëdha nuk ndodhin kur binden kundërshtarët e pushtetit, por kur mbështetësit e tij kuptojnë se interesi i tyre afatgjatë nuk përputhet më me interesin e elitës që qeveris. Sfida me të cilën përballet Shqipëria sot ka ngjashmëri me atë të vitit 1990. Edhe atëherë ekzistonte një parti-shtet që dukej e pathyeshme e që kontrollonte çdo kapilar. Sot jetojmë në pluralizëm, por gjatë rreth 35 viteve të tij, Partia Socialiste dhe paraardhësja e saj kanë qeverisur Shqipërinë për rreth 28 vjet (1991–1992, 1997–2005 dhe 2013 e në vazhdim). Kur një forcë politike qëndron kaq gjatë në…
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka intensifikuar veprimet operative dhe kontrollet në sektorët që ofrojnë shërbime estetike, kozmetike, dermatologjike dhe stomatologjike.Sipas njoftimit, kontrollet do të fokusohen në këto kategori të bizneseve:- Klinikat për ndërhyrje estetike- Klinikat e kirurgjisë estetike- Klinikat stomatologjike- Qendrat për trajtimin e fytyrës dhe trupit- Qendrat për mbjelljen e flokëve- Sallonet e bukurisë- Qendrat e mjekësisë estetike- Qendrat e dermatologjisë- Spa dhe qendrat e wellness-it- Studiot për trajtime estetike dhe kozmetike- Qendrat për trajtime me laserATK-ja ka ftuar qytetarët dhe klientët që kanë marrë shërbime në këto biznese që të bashkëpunojnë me institucionin dhe të…
Thuajse çdo javë ka lajme për shkurtime vendesh pune në koncernet e mëdha gjermane. Logjikisht duhet të shikonim një valë papunësie, po ajo nuk vërehet. Në fakt, tabloja e plotë duket ndryshe. Ka disa forca që vazhdojnë ta mbajnë ekonominë gjermane në këmbë.E para është baza fiskale solide: me një borxh publik prej rreth 63 për qind të GDP-së, Gjermania qëndron shumë poshtë mesatares së Eurozonës (88%) apo Francës e Italisë, ku borxhi kalon 100%.Së dyti, Gjermania ka një fuqi punëtore shumë të kualifikuar dhe një rrjet universitetesh të lidhur ngushtë me ekonominë; edhe produktiviteti për orë pune mbetet ndër…
Drejtori i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka rrëfyer historinë e krijimit të një prej shërbimeve më të rëndësishme shëndetësore për shqiptarët e Kosovës gjatë viteve ’90 – ambulancës dhe maternitetit të ngritur në shtëpinë e donatorit Shaban Svirca.Në një intervistë në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Shala e cilësoi Svircën si një personalitet dhe donator të veçantë në fushën e shëndetësisë, i cili vuri shtëpinë dhe mjetet e tij në dispozicion të qytetarëve.“Në shtëpinë e tij u formua ambulanca e parë e ‘Nënës Terezë’, ku doktor Gani Demolli kishte ekipin e tij dhe prej aty koordinonte shërbimin shëndetësor…
Ojani Noa, ish-bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez, ka bërë një sërë pretendimesh të reja për marrëdhënien e artistes me Sean “Diddy” Combs, duke rrëfyer edhe për disa përballje të tensionuara me reperin.Në një intervistë për The US Sun, Noa tha se martesa e tij me Lopez ishte e lumtur në fillim, por se gjithçka ndryshoi kur këngëtarja nisi punën për albumin e saj debutues “On the 6”. Sipas tij, Diddy, i cili ishte angazhuar si producent në disa prej këngëve, u afrua gjithnjë e më shumë me Lopez. Jennifer dhe OjaniNoa pretendon se filloi të dyshonte për një lidhje…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të martën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell.IHK njofton se reshje të izoluara mund të paraqiten kryesisht në zonat malore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 32 gradë Celsius.Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 1–7 m/s. /Telegrafi/
Arsenali po shqyrton atë që mund të jetë një nga transferimet më sensacionale të viteve të fundit, por shanset për ta realizuar mbeten të vogla. Gjatë fundjavës u raportua se “Topçinjtë” po analizojnë mundësinë e transferimit të superyllit të Real Madridit, Vinicius Junior, ndërsa në të njëjtën kohë “Los Blancos” po intensifikojnë përpjekjet për të siguruar talentin e RB Leipzig, Yan Diomande, i cili vlerësohet mbi 120 milionë euro.Siç pritej, menjëherë kanë nisur spekulimet për mënyrën se si do të përshtatej Diomande në skuadrën madrilene. Koha e këtij operacioni ka ngritur dyshime se Real Madridi mund të jetë duke përgatitur…
Panamaja është emëruar vendi më i mirë për emigrantët për të tretin vit radhazi, sipas një sondazhi të kryer nga InterNations.Afërsisht 8,000 emigrantë nga 162 kombësi të ndryshme, të cilëve iu kërkua të ndanin sa të lumtur ishin në shtëpinë e tyre të adoptuar në pesë indekse – puna jashtë vendit, financat personale, cilësia e jetës, gjërat thelbësore për emigrantët dhe lehtësia e vendosjes – për sondazhin Expat Insider 2026, transmeton Telegrafi.Kombi i Amerikës Qendrore u rendit i dyti si për lehtësinë e vendosjes, që përfshin sa miqësorë janë vendasit, ashtu edhe sa e lehtë është të mësohesh me kulturën…
Shqipëria hyri në sezonin veror me më shumë vizitorë sesa prona të reja për t’i akomoduar, të paktën në segmentin e apartamenteve me qira afatshkurtra.Në qershor, kërkesa për qira afatshkurtra u rrit me një ritëm më shumë se dy herë më të shpejtë se oferta, duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e normës së zënies (prenotimeve) dhe të çmimeve.Sipas të dhënave të AirDNA, në qershor 2026 u regjistruan 284 329 net-qëndrime në pronat e listuara në platformat e qirave ditore, ose 22,6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, numri i pronave të disponueshme u rrit…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari