KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend

Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re.

Albin Kurti tashmë zyrtarisht është mandatuar nga u.d e presidentes, Albulena Haxhiu si mandatar për formimin e Qeverisë.

Në fokus është prezantimi i programit qeverisës dhe përbërjes së Qeverisë, si dhe votimi i deputetëve për kabinetin e propozuar.

Seanca pritet të nis në orën 14:00 dhe do përcaktojë nëse vendi do të ketë Qeverinë e re pas zhvillimeve të fundit politike dhe përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ndiqni me ne të gjitha zhvillimet minutë pas minute

13/09/2026 13:35-​  Haxhiu zyrtarizon Kurtin ​si mandatar për forimin e Qeverinë së re

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi i plotëKËTU.

13/09/2026 13:34-​  LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në një shkresë drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, kërkon caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Lajmi i plotë KËTU.

13/09/2026 13:32-​  Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet çështja e formimit të Qeverisë së re.

Mbajtjen e seancës për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë, Emilija Rexhepi.

Lajmi i plotë KËTU.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.