Author: korrektpress

Mbrëmë në NBA u zhvilluan 14 takime të zjarrta, me disa rezultate që tërhoqën vëmendje të madhe. Sfidën më të fortë e dha Memphis, që arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Utah Jazz me rezultatin 137:128, pavarësisht formës së mirë që vendasit kishin treguar në ndeshjet e fundit.Cleveland shënoi një paraqitje mbresëlënëse duke mposhtur New Orleans 141:118, ndërsa Milwaukee tregoi sërish forcën e tij në transfertë, duke fituar ndaj Indianës 111:94. Ndërkohë, Toronto surprizoi Miamin në “Kaseya Center”, duke e mposhtur 112:91 dhe duke marrë një fitore me shumë peshë.Phoenix konfirmoi pretendimet e tij duke dominuar ndaj Lakers…

Read More

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarë, ku ka prezantuar raportin për punët, projektet dhe investimet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025.Gjatë adresimit të tij, kryetari Aliu ka paraqitur projektet e përfunduara dhe ato në zhvillim në sektorë të rëndësishëm si infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale dhe shërbimet publike. Ai theksoi se buxheti i Komunës së Shtimes për vitin 2025 ka qenë mbi 11 milionë euro, duke mundësuar realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.“Kjo ishte një periudhë e mbushur me angazhim…

Read More

Për shkak të shfaqjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 50 metra në qafën malore Strazhë, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMMM).Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Në Kodër të Diellit po bie borë e lehtë që nuk qëndron në rrugë.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku…

Read More

Inxhinierja gjermane, Michaela Benthaus ka shkruar histori duke u bërë gruaja e parë me aftësi të kufizuara që udhëton në hapësirë. Ky fluturim nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një simbol i fuqishëm i përfshirjes dhe mundësive të barabarta për të gjithë.Ajo mori pjesë në një fluturim nën-orbital me anijen kozmike New Shepard të kompanisë Blue Origin, një nga misionet më të njohura komerciale hapësinore.A historic moment: a woman in a wheelchair has flown into space for the first timeGerman engineer Michaela Benthaus has become the first woman with a disability in history to travel to space.She took…

Read More

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.Raportohen pritje deri në 10 minuta në hyrje në Merdardë.Ndërsa, deri 5 minuta raportohen pritje në, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë, Han të Elezit, Jarinje dhe Kullë. /Telegrafi/

Read More

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se reparti i hemodializës është furnizuar me karrige moderne për pacientët, investim ky që synon përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe rritjen e komoditetit gjatë trajtimit mjekësor.Sipas njoftimit, pajisjet e reja do t’u ofrojnë pacientëve kushte më të rehatshme gjatë marrjes së shërbimeve të hemodializës, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e trajtimit dhe mirëqenien e tyre.Po ashtu, nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” është bërë e ditur se në fillim të vitit 2026 pritet të nisë renovimi i plotë i repartit të hemodializës. Ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve…

Read More

Toney ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 4.Atij i është organizuar një festë me muzikë nga ‘Vëllai i Madh’ në ambientet e jashtme të shtëpisë.Megjithatë, Benita Zena gjatë kësaj mbrëmjeje nuk i qëndroi afër, pavarësisht raportit që kanë krijuar. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)E njëjta siç shihet ka bërë një distancim që ia kërkoi e ëma, në spektaklin e së hënës.Ajo i tha që të largohet nga Toney pasi ka hyrë vetë dhe se është mirë të dalë e vetme. View this post on…

Read More

Drita dhe Prishtina sot do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor.Ndeshja e mbetur pa u zhvilluar nga xhiro 13, do të luhet sot në Gjilan me fillim nga ora 13:00.Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita kërkon këndellje pasi ka katër ndeshje në Superligë pa fitore. Në anën tjetër Prishtina pasi i dha fund serisë negative të rezultateve, kërkon të vazhdojë me fitore edhe në sfidën ndaj Dritës. Drita aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 26 pikë, derisa Prishtina është e dyta me 30 sosh. /Telegrafi/

Read More

Megjitëse vendet Perëndimore i kërkojnë të shkëputet nga gazi rus, Serbia ka rënë dakord të zgjasë marrëveshjen e furnizimit me gaz me Rusinë për tre muaj, tha të martën presidenti Aleksandar Vuçiq, ndërsa vendi vazhdon të kërkojë një kontratë afatgjatë.Zgjatja, e cila do të zgjasë deri më 31 mars, vjen pasi marrëveshja e mëparshme trevjeçare e Serbisë me Moskën skadoi këtë verë. Vuçiq tha se kjo zgjatje afatshkurtër do të sigurojë që Serbia të ketë energji elektrike dhe gaz të mjaftueshëm për dimrin.“Kemi rënë dakord të zgjasim furnizimet me gaz për tre muaj të tjerë… në mënyrë që njerëzit të…

Read More

Brenda administratës amerikane janë shfaqur tensione dhe mospërputhje të dukshme lidhur me qasjen diplomatike ndaj luftës Rusi–Ukrainë, sipas një raportimi të NBC News. Në qendër të debatit janë Steve Witkoff, emisar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.Sipas burimeve zyrtare, Witkoff ka kryer udhëtime të papritura diplomatike dhe ka zhvilluar takime ndërkombëtare pa koordinim të plotë me Departamentin e Shtetit. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek disa zyrtarë amerikanë, të cilët kanë ngritur shqetësime për mungesë komunikimi dhe rreziqe të sigurisë.Raporti thekson se përdorimi i avionit privat dhe i mjeteve jo të standardizuara të…

Read More