- U ndalua në aeroportin e Brukselit me 140 mijë euro, Fisnik Syla tregon se çfarë ndodhi në të vërtetë
- Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 4
- Si sfida virale e një tifozi të Man United me flokët u bë pasqyrë e paqëndrueshmërisë së “Djajve të Kuq” për pothuajse dy vite – tani ai ka një pyetje
- SBASHK mbështet grevën dy-orëshe në “Pavarësia”: Dënojmë sulmin ndaj mësimdhënësit
- Cilat vende të BE-së mund të përmbysin heqjen graduale të energjisë bërthamore?
- Supremja ia refuzoi ankesat për zgjedhje, Emilja Rexhepi do t’i drejtohet Kushtetueses
- Elijona i reagon dajës: E ke lënduar fëmijën e motrës tënde, e ke për qëllim me m’mërzit
- Vazhdimisht i harroni emrat e të tjerëve? Këto 10 tipare zbulojnë se truri juaj është në fakt superior
Author: korrektpress
Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë për Vitin e Ri, që, sipas ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare, përcjell A2 CNN.“Sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin dhe Shqipëria dhe Kosova, është e vërtetë, janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me Shtetet e Bashkuara, si edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme”, tha Vengu në një video të postuar në llogarinë e tij në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një nga kafenetë e Mitrovicës, takoi disa aktivistë, qytetarë e mërgimtarë.Ai me ta diskutoi për Trepçën si asetin më të rëndësishëm të vendit dhe një nga investimet kapitale më të mëdha të planifikuar për mandatin e ardhshëm. Përmes një bashkëpunimi strategjik me një korporatë me përvojë të dëshmuar në industrinë minerare, nga një shtet aleat dhe mik i Kosovës, janë paraparë të ndahen 50 milionë euro, tha Kurti. Ai gjithashtu i informoi të pranishmit se ky projekt synon skanimin e plotë të pasurive natyrore të vendit, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 75-të, në të cilën në rend dite janë zgjedhja e ministrave të rinj, në Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor.Pika e parë në rend të ditës është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga pozicioni ministror në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Ndërsa deputeti aktual dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, është propozuar si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i ri i Çështjeve Evropiane.Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor, pasi Izet Mexhiti mori postin e kryetarit në Komunën e Çairit,…
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do t’u mohonte vizat pesë personave, përfshirë një ish-komisioneri të BE-së, për shkak se kërkonin të “detyronin” platformat amerikane të mediave sociale të shtypnin pikëpamjet që ata kundërshtonin.”Këta aktivistë radikalë dhe OJQ të armatosura kanë avancuar masat e censurës nga shtetet e huaja – në secilin rast duke synuar folësit amerikanë dhe kompanitë amerikane”, tha Sekretari i Shtetit, Marco Rubio në një deklaratë.Thierry Breton, ish-rregullatori kryesor i teknologjisë në Komisionin Evropian, sugjeroi se po zhvillohej një “gjueti shtrigash”, transmeton Telegrafi.Breton u përshkrua nga Departamenti i Shtetit si “mendja kryesore” e Aktit të Shërbimeve Digjitale…
Një person është raportuar i zhdukur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, kanë bërë të ditur burime policore.Sipas njoftimit, ankuesi, burrë kosovar, ka informuar policinë se viktima, po ashtu burrë kosovar, është larguar nga banesa rreth orës 19:00 dhe nuk është kthyer më.Rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin e raportuar.Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e personit të zhdukur, t’i raportojnë ato tek organet kompetente. /Telegrafi/
Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori, Zinedine Zidane, ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Francës, por vetëm pas Kupës së Botës vitin e ardhshëm.Zidane, puna e fundit e të cilit si trajner ishte në vitin 2021, kur u largua nga Real Madridi për herë të dytë në karrierën e tij, do të pasojë kështu Didier Deschamps në stolin e “Trikolorëve”.Si lojtar, Zidane e kishte fituar titullin botëror në vitin 1998, dhe tani do të përpiqet të arrijë të njëjtin qëllim si trajner, duke e udhëhequr brezin e…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 23.12.2025 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990 dhe A.M. 1991, njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë.Policia thekson se ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete. “Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në…
Debatet mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës duket se nuk kanë të ndalur.Përplasjet verbale mes dyshes kanë qenë të shpeshta, ndërsa tensionet janë rritur nga dita në ditë.Së fundmi, situata ka dalë jashtë kontrollit kur Labi i kërkoi këngëtares të mos fliste më, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Fjollës. Foto: InstagramAjo u shpreh me tone të forta duke deklaruar: “Nuk ka bir nëne që më palon, veç i lumi Allah”.Artistja vijoi më tej duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga shtëpia, pavarësisht tensioneve dhe debateve të vazhdueshme. Foto: InstagramSipas saj,…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes me forcë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.Rasti ka ndodhur të martën, në ora 15:10. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona te dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj tij, ku me anë të përdorimit të forcës nga i njëjti kanë marr një shumë të hollave dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Gara e ashpër për një vend titullari te Interi ka bërë që Davide Frattesi të shqyrtojë mundësitë për të siguruar më shumë minuta loje. Situata e mesfushorit italian ka zgjuar interesin e Juventusit, i cili duket i vendosur të shfrytëzojë rastin gjatë afatit kalimtar të dimrit.Sipas të dhënave të publikuara nga gazetari italian Nicolo Schira, klubi bardhezi ka nisur bisedimet me Interin për një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje klauzolë që mund të shndërrohet edhe në detyrim në varësi të kushteve të caktuara sportive. Juventusi e sheh Frattesin si një shtesë cilësore për mesfushën, repart që mbetet prioritet për drejtuesit…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari