Author: korrektpress

Wayfarer Studios, kompania e produksionit e Justin Baldonit, është urdhëruar nga një gjykatë në Nju Jork të paguajë mbi 171 mijë dollarë (rreth 151 mijë euro) në favor të The New York Times, pas humbjes së padisë për shpifje që kishte ngritur kundër gazetës.Vendimi u mor nga gjyqtari Gerald Lebovits, i cili miratoi kërkesën e gazetës për rimbursimin e shpenzimeve ligjore, duke u bazuar në ligjin anti-SLAPP, që synon të mbrojë median nga paditë e pabazuara. Wayfarer kishte paditur gazetën për një artikull të publikuar në dhjetor 2024, ku trajtoheshin pretendimet e Blake Lively për ngacmim seksual dhe hakmarrje gjatë…

Read More

Autoritetet ruse kanë raportuar një sulm me dron në mëngjesin e 28 korrikut, duke pretenduar se dhjetëra dronë po “drejtoheshin drejt Moskës”.Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë në rajonin e Moskës pas sulmit, transmeton Telegrafi.Kryetari i Bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin fillimisht raportoi se 12 dronë që po shkonin drejt Moskës, ishin rrëzuar. Ai më vonë tha se 21 dronë të tjerë ishin kapur.Ndërkohë, Rosaviatsiya njoftoi kufizime dhe pezullime të përkohshme të operacioneve në aeroportet Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky të Moskës.Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë dronë që fluturojnë mbi zonë dhe tym që ngrihet në…

Read More

Kryeministri i RMV-s, Hristijan Mickoski thotë se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin në formën në të cilën kërkohen aktualisht.”Të bisedojmë. Unë jam i gatshëm të bisedoj me këdo dhe kudo. Unë nuk jam sekondat që t’ju them deri kur do të zgjasin. Ato do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme dhe që do të na çojë drejt qëllimit përfundimtar. Ndërkohë, do të vazhdojmë të zbatojmë Agjendën Reformuese, do të ndërtojmë shoqëri më të mirë dhe kushte më të mira jetese“, theksoi Mickoski në podkastin…

Read More

Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me arsim universitar mbeten jashtë tregut edhe pse janë në kërkim të punës.Të dhënat e publikuara në raportin “Tregu i Punës 2025” të INSTAT tregojnë se 17,800 persona me arsim të lartë rezultonin të papunë, ndërsa pesha më e madhe e tyre i përket grup-moshave të reja, duke treguar vështirësitë që hasin të diplomuarit në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.Sipas statistikave, nga 17,800 të papunët me arsim të lartë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës…

Read More

Nga: Rob Hanna / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.comKompanitë kanë shpenzuar miliarda duke garuar për të përvetësuar IA-në [inteligjencën artificiale]. Shumë prej tyre supozojnë se përparimi i ardhshëm varet prej modeleve më të mëdha, infrastrukturës më të shpejtë ose më shumë të dhënave [data]. Megjithatë, po e zgjidhin problemin e gabuar. Pengesa më e madhe për IA-në në ndërmarrje nuk është teknologjia. Është fakti se bizneset ende e trajtojnë dijen sikur të ishte thjesht një formë tjetër e të dhënave.Ky supozim po i minon në heshtje strategjitë e IA-së në të gjitha industritë. Kompanitë po investojnë në sisteme gjithnjë e më të…

Read More

Me fluturime spektakolare, adrenalinë dhe një atmosferë festive, është përmbyllur me sukses AEROFEST 2026, i cili u mbajt nga 24 deri më 26 korrik në fshatin Vojnoc të Shtimes.Festivali, i organizuar nga Aerofest Kosova, mblodhi pilotë dhe entuziastë të sporteve ajrore nga Kosova, Ballkani dhe vende të ndryshme të Evropës. Gjatë tri ditëve, vizitorët patën mundësinë të ndjekin demonstrime me paramotorë, aeroplanë të vegjël, deltaplanë, motomeeting, kamping dhe aktivitete të tjera rekreative, të cilat tërhoqën interesimin e mijëra qytetarëve.Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili përjetoi nga afër emocionet e festivalit,…

Read More

A do të bëjë Vinicius Junior një transferim tronditës nga Real Madridi te kampionët anglezë, Arsenali? Kjo është një nga dilemat e mëdha të afatit kalimtar të verës.Sipas Daily Mail, Vinicius nuk do të kthehet në stërvitje këtë javë në Madrid, dhe Reali priste që ai të bashkohej me ekipin e trajnerit të ri Jose Mourinho para fundit të muajit.Megjithatë, Vinicius mbetet jashtë skuadrës për momentin, ndërsa përfaqësuesit e tij përpiqen të rinovojnë negociatat për një zgjatje të kontratës, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm. A po përgatit Real Madridi largimin e Viniciusit? Transferimi i Diomandes dhe…

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Bujar Roka”, e cila është pjesë e Qarkores së re të Gjakovës.Sipas njoftimit të Bashës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka investuar mbi 5 milionë euro në këtë projekt, i cili synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin në qytetin e Gjakovës.Ai bëri të ditur se, së bashku me kontratën e realizuar më herët për daljen e Gjakovës në drejtim të Prizrenit dhe projektin që është në realizim e sipër për tranzitin e ri, investimi i përgjithshëm…

Read More

Poezi nga: Paul Éluard Përktheu: Dritëro Agolli Unë rrugën e mora në dorë si gotë Te mbushur me dritë përrallore, Te mbushur me fjalë ngazëllimi, Me qeshjet krejt të pafajshme, Që janë më të bukurat fryte të tokës. Në rrugë kalojnë njerëz si krijesa të vogla prej druri, Në zbrazësinë e kaltër lundrojnë zogjtë; Një vajzë e brishtë dhe e zbehtë mbin papritur Me një fytyrëz mbushur me halle. Ajo nga përrallat e lashta ka ardhur Dhe ëndrrën time ka mishëruar; Ajo dëshirës sime i bindet, Dhe silueta e fëmijërisë sime Në rrugën e praruar shtrihet.- Lexo po ashtu: Paul…

Read More

Slavko Vincic, gjyqtari që drejtoi finalen e Kupës së Botës 2026, ka njoftuar tërheqjen nga arbitrazhi përmes një deklarate surprizuese, mes kritikave të shumta që pasuan ndeshjen finale.Më 19 korrik, tifozët e futbollit në mbarë botën ndoqën finalen e Kupës së Botës 2026, ku kampionia në fuqi, Argjentina, tentoi të mbronte trofeun përballë fitueses së Euro 2024, Spanjës.Pas një ndeshjeje jo shumë spektakolare në kohën e rregullt, Spanja triumfoi falë golit të sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, të realizuar në pjesën e dytë të vazhdimeve.Megjithatë, pas finales, më shumë se goli vendimtar u diskutua stili i ashpër dhe fizik i…

Read More