- Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në dhe Kanadanë
- Musk ndryshon planet, në vend të Marsit tani synon Hënën
- TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
- Të porsamartuarit në Super Bowl e kishin ftuar më herët Bad Bunnyn në dasmën e tyre – veprimin e tij nuk e kishin imagjinuar as në ëndërr
- Moti në Shqipëri, vranët dhe shi herë pas here
- Mot i vranët, mëngjesi me ngrica
- U ndalua në aeroportin e Brukselit me 140 mijë euro, Fisnik Syla tregon se çfarë ndodhi në të vërtetë
- Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 4
Author: korrektpress
Kosova ka shënuar përparim në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht. Sipas këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës, shkruan Telegrafi.Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor. Foto: henleyglobal.comRritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme…
Trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank, ka dalë publikisht në mbrojtje të Micky van de Ven, pasi tekniku i Liverpoolit, Arne Slot, e akuzoi mbrojtësin holandez për ndërhyrje të pamatur që çoi në thyerjen e këmbës së Alexander Isak.Frank theksoi se situata ishte pjesë e dinamikës së lojës dhe se Van de Ven veproi si çdo mbrojtës që përpiqet të parandalojë një gol. “Sigurisht që nuk jam dakord. Po flasim për një mbrojtës që do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gol. Topi ka rrëshqitur në anën e tij dhe ai po bën gjithçka që mundet për të bllokuar gjuajtjen”,…
KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, disa zona janë përballur me mungesa të furnizimit me ujë. Sistemi i ujësjellësit në këto zona funksionon me pompa elektrike, të cilat aktualisht nuk mund të operojnë për shkak të tensionit të ulët ose ndërprerjeve të përsëritura të energjisë.“Sapo energjia elektrike të stabilizohet, furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur për këtë situatë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e KRU-së.Aktualisht, janë të prekur Zona 3 – Rahovec, si dhe fshatrat Polluzhë dhe Pastasel. KRU “Gjakova” po monitoron situatën dhe apelon…
Mediat spanjolle njoftojnë se trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, donte që Luka Modric me përvojë të qëndronte në “Santiago Bernabeu” edhe këtë sezon, por që, për fat të keq për të, drejtuesit e klubit refuzuan.Sipas El Mundo, Xabi Alonso, i cili menaxhoi ndeshjet e fundit të Modricit me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube dhe e përdori kroatin si lojtar me rotacion në fazat e fundit, do të kishte dashur që kroati të kishte qëndruar, por e dinte se nuk ishte vendimi i tij, kështu që u përqendrua te të rinjtë.Ju kujtojmë se Modric mbushi 40 vjeç…
Interpol dhe autoritetet amerikane po kërkojnë një shtetas serb që u arratis drejt Vjenës pas një vjedhjeje të shtrenjtë vere në Virxhinia të SHBA-së. Në muajin nëntor të vitit 2025, një serb 57‑vjeçar me emrin Nikola Krndija dhe një grua britanike 56‑vjeçare me emrin Natali Ray akuzohen se vodhën gjashtë shishe vere të rralla franceze pinot noir nga një bodrum vere nën një restorant në Clarke County, Virginia. Vlera e tyre arrinte në rreth 38 mijë dollarë, përfshirë edhe një shishe “Romanée‑Conti” të vlefshme 24 mijë dollarë, raporton The Washington Post. – YouTube www.youtube.com Dyshja u futën në bodrum duke…
Ndryshimet e propozuara për Kodin Penal kanë shkaktuar reagim në opinionin në vend. Prokurorja Lençe Ristoska, në një diskutim panel të organizuar nga Qendra Ballkanike për Politika Konstruktive “Solucija”, përsëriti pikëpamjet e saj se ndryshimet e reja dekriminalizojnë sjelljet tashmë të kriminalizuara.“Është parashikuar të sanksionohen vetëm veprime specifike në procedurat e prokurimit publik, gjë që legalizon të gjitha shkeljet e tjera dhe hap hapësirë për pandëshkueshmëri sistemike pikërisht aty ku abuzimet janë më të zakonshme. Ajo që është edhe më alarmante është se ndryshimet në nenin 353-c fshijnë përgjegjësinë e zyrtarëve nga organet e administratës shtetërore, që në praktikë do…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se roli dhe ndikimi i mërgatës së kësaj partie po nënvlerësohet nga kundërshtarët politikë, duke theksuar se diaspora ka qenë dhe mbetet mbështetëse e rëndësishme e LDK-së.Në një paraqitje në emisionin “Pressing” në televizionin T7, Abdixhiku u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Mërgata është e mirëseardhur për të votuar më 28 dhjetor”, u shpreh ai.Sipas tij, pretendimet për ndikim të vogël të votës së diasporës në favor të LDK-së nuk qëndrojnë. “E kanë nënvlerësuar mërgatën e LDK-së”, tha Abdixhiku, duke rikujtuar se edhe…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video ku prezanton një nga pesë zotimet e tij kryesore, me fokus të drejtpërdrejtë lehtësimin e barrës për punëtorët dhe familjet e Kosovës.Në mesazhin e tij, Hamza thekson se rritja e kostos së jetesës dhe e çmimeve po e zvogëlon pagën reale të punëtorëve, duke premtuar reformë të drejtpërdrejtë tatimore si kryeministër.“E di që kostoja e jetesës është rritur dhe familjet tuaja e ndjejnë këtë barrë çdo muaj. Paga juaj reale zvogëlohet nga tatimet, ndërsa çmimet vetëm sa shkojnë e rriten”, është shprehur Hamza.Sipas planit…
Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda shtëpisë.Gjatë një debati me konkurrentët, Fjolla u shpreh me tone të larta dhe të nervozuara, duke kritikuar ashpër sjelljen e banorëve të tjerë.”Asnjëri nuk janë në gjendje me u ul, me i dhënë pozitivitet njëri-tjetrit, me i dhënë kurajo, me i dhënë dinjitet, forcë, çka jeni ju bre, çka jeni ju. Farë e fëlliqur”, tha ajo. Foto: YouTubePas këtij shpërthimi, ajo u tërhoq në dhomën e gjumit, ku u pa qartë duke qarë dhe duke përjetuar emocione të forta.Kjo situatë…
Alban Zogaj ka deklaruar se zhvillimi ekonomik për qytetarin e zakonshëm nënkupton më shumë se rritje statistikore. Sipas tij, zhvillimi duhet të reflektohet në punësim më të madh, të ardhura më të larta dhe shërbime publike më cilësore.Ai ka theksuar se infrastruktura rrugore, shëndetësia, sporti dhe kultura janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit ekonomik, duke shtuar se Kosova duhet të afrohet më shumë me standardet evropiane të jetesës.Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj.
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari