Author: korrektpress

Georgina Rodriguez ndau një sërë fotosh në profilin e saj në Instagram, përfshirë një të 10 viteve më parë kur punonte si asistente shitjesh në një dyqan, ‘Gucci’.Në këtë mënyrë, modelja kujtoi fillimet e saj modeste, duke thënë se nuk harron kurrë se nga ka filluar. Sot, ajo bashkëpunon me krenari me këtë markë prestigjioze mode dhe i vesh me kënaqësi krijimet e tyre në evente të rëndësishme. Foto: InstagramJo shumë kohë më parë, në vitin 2016, ajo po punonte në dyqanin ‘Gucci’ në Madrid kur i famshmi Cristiano Ronaldo hyri brenda. Ky takim i papritur ua ndryshoi jetën përgjithmonë.Që…

Read More

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhim ekonomik. Filipçe theksoi se me Mickoskin në krye, vendi po përballet me ulje drastike të investimeve të huaja për 729 milionë euro. Ai nënvizoi se opozita kishte propozime konstruktive për t’u ndihmuar qytetarëve por nuk u morën parasysh.“Një pjesë e gjithë kësaj janë edhe të dhënat e fundit të Bankës Popullore që tregojnë ulje drastike të investimeve të huaja direkte, për 61 për qind. Me Hristijan Mickoskin në krye të Qeverisë ka ulje të investimeve të huaja në vitin 2025 për 729 milion euro krahasuar me vitin 2024,” deklaroi Filipçe.

Read More

Liverpooli po monitoron situatën e sulmuesit anësor të Real Madridit, Rodrygo.Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, klubi anglez po shqyrton mundësinë e një transferimi të brazilianit, i cili mund të shihet si zëvendësues potencial i Mohamed Salah.E ardhmja e egjiptianit në “Anfield” mbetet e paqartë dhe largimi i tij gjatë verës së ardhshme po duket gjithnjë e më i mundshëm, çka ka shtyrë drejtuesit e Liverpoolit të nisin kërkimet për alternativa në repartin ofensiv. Megjithatë, “The Reds” nuk janë të vetmit që po ndjekin me interes situatën e Rodrygos. Interi, Al-Hilal, Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami po ashtu thuhet se janë…

Read More

Ka pritje reale që javën e ardhshme të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kështu paralajmërojnë jozyrtarisht burime nga Brukseli, të cilat madje përmendin këtë të hënë si datë orientuese kur mund të merret vendimi përfundimtar.Siç mësohet jozyrtarisht, në nivel të Komisioni Evropian janë përfunduar të gjitha procedurat vendimmarrëse që i përkasin këtij institucioni. Ka mbetur vetëm mbajtja e takimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, të ngarkuar me çështjet e rajonit.Në këtë takim, i cili pritet të mbahet të hënën, pritet të miratohet heqja e masave ndaj Kosovës.Masat janë vendosur në vitin…

Read More

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vizitorët turistikë që ndodhen atje, se autoritetet përkatëse në Emirate kanë vendosur zgjatjen e qëndrimit në objektet hoteliere për ata që kanë arritur datën e check-out-it, por nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.Sipas njoftimit, të gjithë mysafirëve në këtë situatë do t’u zgjatet qëndrimi në hotelin ku janë të akomoduar deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data kur është bërë e pamundur udhëtimi, deri në datën…

Read More

Një delegacion i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur nga Kosova, i shoqëruar nga përfaqësues të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci, me synim forcimin e bashkëpunimit në procesin e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur nga lufta.Delegacioni kosovar u prit nga përfaqësues të Drejtorisë për të Burgosurit dhe të Zhdukurit nga Lufta Atdhetare në Kroaci, të kryesuar nga Ana Filko. Takimi u mbajt në Vukovar, në një frymë bashkëpunimi dhe përkushtimi të ndërsjellë, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më…

Read More

Pas deklaratës së babait të Selin për Mirin ku e ka akuzuar si ‘pervers’ ka reaguar për herë të parë vëllai i Mirit.I ftuar në “Fan Club”, ai tha se “familja e tyre është e qetë pasi e njohin Mirin shumë mirë”.“Për asnjë familjar nuk është e hijshme të flasësh keq, por ne jemi të bindur që nuk janë të vërteta, jemi të qetë, e njohim Mirin shumë mirë. Në shtëpinë e Big Brother janë të gjitha gjërat në kontekstin e lojës, duke krijuar situata, dinamika, për të dalë në Prime dhe me dalë fitues”, tha vëllai i Mirit. Foto:…

Read More

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Crystal Palace.“Djajtë e Kuq” dominuan plotësisht në posedim por përmbysjen e arritën me rezultat 2-1, vetëm pasi mysafirët mbeten me një lojtar më pak.Fillimisht, Palace befasoi të gjithë për të zhbllokuar rezultatin pas katër minutave lojë ku Lacroix shënoi me kokë pas harkimit të Johnson.Unteidi e mbajti posedimin por që në këto 45 minuta assesi s’ia doli ta thyejë mbrojtjen e Palace.Sidoqoftë, situata ndryshoi për keq te Palace në pjesën e dytë. Ishte golashënuesi Lacroix që mori direkt karton të kuq pas një ndërhyrje brenda zonës si dhe shkaktoi penallti…

Read More

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka ulur prezencën e pushuesve të fundjavës në Durrës. Të vetmit pushues besnikë të kësaj periudhe qetësie për hotelet janë anglezët, të duket që shumë shpejt do e ndajnë bregdetin e Durrësit dhe me gjermanët e austriakët: po bëhet gati për nisjen e sezonit të ri turistik.Në ditët në vijim pritet ardhja e turisteve të parë gjermanë dhe austriakë, të cilët hapin zyrtarisht sezonin e vitit 2026.Blerim Norja thotë se në muajin mars dhe prill ka nje numër prej afro 2200 turistë gjermanë që kanë rezervuar në hotelin që ai menaxhon, ndërsa në muajt në…

Read More

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi, ka bërë të ditur se në Dubai dhe në qytete të tjera të vendit ndodhen rreth 1,400–1,500 shtetas shqiptarë me rezidencë, ndërsa mijëra të tjerë mund të jenë turistë që hyjnë dhe dalin pa vizë.Në një intervistë për Top Channel, Kurtezi tha se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe se, për momentin, nuk ka nevojë për evakuim emergjent.Ai e cilësoi situatën si të papritur dhe të paparashikueshme, duke theksuar se lidershipi i Emirateve ka qenë në kontakte të vazhdueshme me palën iraniane dhe…

Read More