Author: korrektpress

Numri rekord i republikanëve që largohen për të kandiduar për guvernatorë tregon pakënaqësinë me ambientin politik në Uashington.Në një zhvillim të paprecedentë për politikën amerikane, një numër i lartë ligjvënësish republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve po largohen nga Kongresi amerikan për të kandiduar për poste guvernatorësh në shtetet e tyre. Sipas CNN, dhjetë ligjvënës republikanë kanë njoftuar se do të kandidojnë për guvernator në zgjedhjet e vitit 2026, shifra më e madhe që nga viti 1974.Shumë prej tyre kanë shprehur se dëshirojnë të kenë më shumë ndikim dhe mundësi për të sjellë ndryshime konkrete në shtetet e tyre sesa mund…

Read More

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka anuluar në tërësi Vendimin nr. 641, të datës 14 qershor 2023, i cili kishte të bënte me kompensimin e shpronësimit të pronave private përmes rritjes së koeficientit të ndërtimit.Sipas njoftimit zyrtar të komunës, pas një rishqyrtimi ligjor dhe administrativ është konstatuar se ky vendim dhe aktet përcjellëse nuk kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Si rrjedhojë e anulimit, shfuqizohen edhe të gjitha veprimet juridike të ndërmarra në bazë të këtij vendimi, si dhe pasojat juridike që kanë rezultuar nga zbatimi i tij, përcjell Telegrafi.Po ashtu, autoritetet komunale kanë vlerësuar…

Read More

Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se persona të panjohur po dërgojnë mesazhe në telefon, duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të Postës së Kosovës.Posta me këtë rast u bën apel qytetarëve që të mos bien pre e këtij mashtrimi. “Persona të panjohur po dërgojnë mesazhe SMS qytetarëve, duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të Postës së Kosovës. Menjëherë pas identifikimit të këtij rasti, Posta e Kosovës ka njoftuar organet kompetente dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me to për adresimin e kësaj çështjeje”, thuhet në njoftim. Posta e Kosovës bën të ditur se komunikon…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar vizionin e partisë së tij për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, duke theksuar se brenda më pak se një mandati qeverisës do të përfundojnë projektet kryesore rrugore në vend.Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka deklaruar se LDK synon ta shndërrojë lidhjen rrugore mes qyteteve në një realitet të ri zhvillimor për Kosovën. “Për më pak se një mandat, rrugët e Kosovës duhet të përfundojnë. Do të përfundojnë me ne!”, ka shkruar ai, duke shtuar se ekipet e LDK-së do të jenë të angazhuara vazhdimisht në terren për realizimin e këtyre…

Read More

Ditët kur Real Madridi dhe Barcelona shfaqnin një lloj bashkëpunimi dhe projektesh të përbashkëta kanë marrë fund. Edhe pse klubi katalanas ndodhet në një periudhë zgjedhore, nga ‘Santiago Bernabeu’ po zbatohet ajo që Florentino Perez deklaroi në Asamblenë e Anëtarëve. Kjo qasje ka sjellë prishjen përfundimtare të çdo afërsie mes dy klubeve, të cilat historikisht janë kuptuar më mirë përmes përballjes sesa përmes një harmonie të dukshme. Real Madridi nuk ka ndërmend të ndalet vetëm te procesi gjyqësor dhe planifikon të kërkojë dëmshpërblime milionëshe ndaj Barcelonës për pasojat e pagesave ndaj Enriquez Negreira. Ndëshkimi sportiv mbetet në kompetencën e nenit…

Read More

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zhvillua një takim urgjent koordinues, në të cilin morën pjesë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor-Ane Lashkoska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor-Ivana Ginovska, si dhe personat përgjegjës për cilësinë e ajrit në ministri.Siç njoftojnë nga MMJPH, ministri Hoxha kërkoi nga drejtoresha Ginovska informacione lidhur me mbikëqyrjen e veprimtarisë së “Usje”-s, si dhe të kryhet mbikëqyrje ndaj veprimtarisë së të gjithë subjekteve të tjera juridike që posedojnë leje A të integruara, për të cilat është kompetente ministria.”Qëllimi i kësaj procedure është që, së bashku me mbikëqyrje të…

Read More

Dy ditë në javë, korridoret e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mbushen me dhjetëra pacientë që presin një vendim mjekësor me rëndësi jetike për ta – nëse do t’u kryhet koronarografia apo do t’u vendoset stenti.Përpara tyre është një komision i përbërë nga mjekë dhe infermierë, i cili shqyrton dokumentacionin mjekësor, analizat dhe, kur është e nevojshme, kërkon ekzaminime shtesë, para se pacientët të përfshihen në listat e pritjes.Koronarografia shërben për të identifikuar ngushtimet ose bllokimet në arteriet që furnizojnë zemrën me gjak, ndërsa stenti është një tub i vogël metalik që vendoset për të…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kodrës së Trimave, Arbërisë dhe Tophanës, ku ka prezantuar pikat kryesore të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.Në fjalën e tij, Ismaili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si një moment vendimtar për drejtimin e ardhshëm të Kosovës. “28 dhjetori është një datë ku e kemi mundësinë të kemi një kahje të re dhe një shtytje përpara për Kosovën”, tha Ismaili.Ai foli edhe për…

Read More

Është diagnostikuar rasti i parë me fruth në Shqipëri.Top Channel bën me dije se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pa vaksinuar ndaj fruthit.Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve.

Read More