Author: korrektpress

Kongresisti amerikan Joe Wilson i bëri thirrje Serbisë që të ndërpresë varësinë nga energjia ruse dhe të distancohet nga Rusia, Kina dhe Irani, duke theksuar se vetëm kështu mund të afrohet plotësisht me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe akuzoi Serbinë për kërcënime të vazhdueshme ndaj saj.”Serbia duhet të jetë pjesë e qytetërimit perëndimor. Është koha të ndërpresë marrëdhëniet me diktaturat në Moskë, Pekin dhe Teheran”, deklaroi ai.Wilson kritikoi Beogradin për vazhdimin e blerjes së naftës dhe gazit rus, duke argumentuar se negociatat për ndërprerjen…

Read More

Milei akuzon Brazilin, Meksikën dhe demokratët amerikanë për “fushatë anti-Argjentinë” në botërorin 2026.Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka pretenduar se reagimet ndërkombëtare ndaj vendit të tij pas Kupës së Botës FIFA 2026 janë pjesë e një fushate të organizuar kundër Argjentinës.Në një deklaratë publike, Milei tha se një pjesë e madhe e financimit të kësaj fushate, sipas tij, vinte nga qeveria braziliane. “E dini kush ka vendosur më së shumti para në këtë fushatë anti-Argjentinë? Qeveria braziliane. Njëzet e pesë për qind e burimeve kanë ardhur nga qeveria braziliane”, deklaroi ai.Lideri argjentinas pretendoi gjithashtu se në këtë fushatë janë përfshirë…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka kërkuar klubit të dëgjojë ofertat për Marc Casadon gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht pasigurisë që vazhdon rreth gjendjes fizike të Frenkie de Jongut.Sipas Mundo Deportivo, tekniku gjerman beson se Barcelona ka mjaftueshëm alternativa në mesfushë dhe është i gatshëm të miratojë largimin e 22-vjeçarit para fillimit të sezonit të ri.Casado e humbi gradualisht vendin në formacion gjatë sezonit të kaluar, duke qenë titullar vetëm në 15 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ra në hierarkinë e mesfushorëve të skuadrës.Lëndimi i fundit i De Jongut kishte ngritur dyshime se Barcelona mund ta mbante…

Read More

Hapi një paketë në shërbimin e dërgesave, punonjësja e FedEX ra nga frika kur prej saj doli një kafshë.Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një shërbim dërgesash, kur një punonjëse u përball me një surprizë të madhe gjatë hapjes së një pakete.Sipas raportimeve, gruaja hapi paketën dhe në atë moment nga brenda doli një kafshë, duke e frikësuar aq shumë sa ajo reagoi menjëherë nga tronditja. Punonjësja nuk e priste që brenda dërgesës të ndodhej një gjallesë.Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë diskutuar për rrezikun e transportimit të kafshëve në mënyra të papërshtatshme dhe rëndësinë…

Read More

Që prej stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin javën e kaluar, në shumë pjesë të qytetit vazhdojnë të jenë të pranishme gjurmët e dëmeve, ku në rrugë ende hasen degë, pemë të rrëzuara, gjethe e mbeturina.Banorët ankohen se edhe pse ka kaluar një javë, nuk po ndërmerren masa të duhura për largimin e druve nga rrugët dhe trotuaret, gjë që pengon qarkullimin e tyre.“Nuk janë duke punuar, gjithë drunjtë në rrugë ishin ,asgjë nuk punojnë”, tha një qytetar.“Kjo është katastrofë e madhe, as dritaret nuk mund t’i hapim, as gjumë nuk mund të bëjmë. E lus kryetarin t’i largojë këto”,…

Read More

Tre përdorues kanë ngritur padi kundër kompanisë Apple, duke pretenduar se një aplikacion i rremë për portofol kriptovalutash, i cili ishte i disponueshëm në App Store, u ka shkaktuar humbje prej rreth 1.8 milion dollarësh në Bitcoin.Padia, e paraqitur në një gjykatë federale në Kaliforni, akuzon Apple se nuk ka bërë kontrolle të mjaftueshme për aplikacionet në platformën e saj, pavarësisht se kompania e promovon App Store si një hapësirë të sigurt dhe të besueshme për përdoruesit.Rasti lidhet me një aplikacion të rremë që imitonte Sparrow Wallet, një portofol të njohur për Bitcoin. Versioni zyrtar i këtij shërbimi nuk ekziston…

Read More

Banorët e Krushevës mund të përdorin sërish ujin nga ujësjellësi i qytetit për pije dhe nevoja shtëpiake, pas tre analizave laboratorike radhazi që kanë rezultuar të rregullta.Qendra për Shëndet Publik në Prilep ka konfirmuar se uji është i sigurt nga aspekti bakteriologjik dhe kimik, me nivel të rregullt të klorit.Pas këtyre rezultateve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer kontrollin përfundimtar dhe ka hequr ndalesën për përdorimin e ujit nga ujësjellësi i Krushevës.Ndalimi ishte vendosur më 23 korrik, pasi gjatë një kontrolli rutinë ishin zbuluar baktere fekale në ujë. Ndërkohë, Qendra për Shëndet Publik njofton se uji nga çezmat publike…

Read More

Emri i Shahin Bush mori vëmendje publike kur u përmend si i dyshuar për krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.Përmes një video-incizimi të publikuar, Esat Shala, pretendon se ky person nga komuniteti turk, ka qenë i përfshirë në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinën e Prizrenit, duke e lidhur atë me grupin e udhëhequr nga krimineli serb i njohur si “Arkani”.Përballë këtyre pretendimeve, Televizioni Dukagjini kërkoi qëndrimin e Shahin Bushit, por ai zgjodhi të mos komentojë.“Për t’i dhënë mundesinë të paraqes qëndrimin e tij lidhur me dyshimet që rëndojnë mbi të, ekipi i TV Dukagjinit trokiti në…

Read More

Claudio Ranieri është rikthyer edhe një herë nga pensioni. Trajneri legjendar italian është emëruar drejtori i ri teknik i Kombëtares së Italisë, pak muaj para se të festojë 75-vjetorin.Në njoftimin e bërë nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, vëmendja kryesore ishte rikthimi i Roberto Mancinit në postin e përzgjedhësit, por po aq i rëndësishëm konsiderohet edhe emërimi i Ranierit në rolin e ri.Pozita e drejtorit teknik u krijua vetëm këtë verë dhe fillimisht iu besua Paolo Maldinit, i cili qëndroi në detyrë vetëm 17 ditë. Ky rol përfshin mbikëqyrjen e të gjitha përfaqësueseve italiane, nga ekipi…

Read More

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka kërkuar presidentit Karol Nawrocki të thyejë heshtjen dhe të reagojë ndaj rritjes së sulmeve kundër qytetarëve ukrainas në vend.Tusk deklaroi se politikanët që tolerojnë ose justifikojnë grupet radikale mbajnë përgjegjësi për rritjen e dhunës. Sipas tij, sulmet ndaj ukrainasve janë shenjë e përhapjes së huliganizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, i cili është forcuar nga mbështetja politike. Kryeministri polak kritikoi gjithashtu liderin e partisë opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jarosław Kaczyński, duke i kërkuar të ndalojë thirrjet për krijimin e grupeve të vetëmbrojtjes.“Çdokush që sulmon gratë ukrainase në rrugët e Polonisë po përhap mendësinë…

Read More