- Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania: Ardit Murataj, Livia Lozi dhe Shëndrit Lumi
- Pse guri në veshka kthehet sërish? Zbulimi i ri sfidon bindjet e vjetra mjekësore
- Nëse keni shije të mirë, pranvera 2026 sjell 7 trende të reja stili
- Krusita eliminohet nga Big Brother VIP Albania
- Banorët marrin vesh të vërtetën, Luizi largohet nga shtëpia e Big Brother: Më falni nëse ju kam mërzitur vërtet
- Po e mbushni gabim makinën për enë? Ja pse po ju “gëlltit” rrymën
- Pas nominimit të sajuar kokë më kokë, Brikena e Miri kthehen në shtëpi, Rogerti: Kjo është lojë me hile
- Surprizë romantike në shtëpi – Mateo i dedikon një poezi në italisht Brikenës, banorja e përqafon gjatë spektaklit
Author: korrektpress
Forcat ukrainase kanë intensifikuar përdorimin e dronëve FPV për të goditur objektiva ushtarake ruse në zona të pyllëzuara.Këta dronë, të drejtuar nga distanca, u mundësojnë njësive ukrainase të veprojnë me saktësi dhe shpejtësi të lartë.Sipas raportimeve, sulmet janë përqendruar pranë vijave të frontit rreth Lymanit, një zonë me rëndësi strategjike.Terreni i vështirë dhe mbulimi pyjor e bëjnë më të ndërlikuar lëvizjen e trupave në terren.Situata tregon rritjen e rolit të teknologjisë së dronëve në konfliktin aktual.Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/There is…
Kamera nga sistemi “Safe City” ditëve të fundit janë vendosur edhe përgjatë rrugëve dhe bulevardeve të Tetovës. Në Tetovë, deri më tani nuk ka pasur kamera të tilla në rrugët e qytetit, por vetëm në hyrje të qytetit nga ana e Shkupit.Kamerat janë instaluar në bulevardet “Ilinden” dhe “Vidoe Smilevski-Bato”, por qytetarët thonë se kanë vënë re kamera të tilla edhe në vende të tjera.Tetovarët shpresojnë që “Safe City” do të kontribuojë në rregullimin e trafikut kaotik në qytet.Kamerat nga sistemi “Safe City” janë instaluar tashmë në Shkup dhe Kumanovë, si dhe në autostradat “Nëna Terezë” dhe “Miqësia”.Periudha e testimit…
Duke pasur parasysh të gjitha sfidat që i sjell qëllimi i tillë global, më shumë se 550 delegatë ndërkombëtarë, ndër të cilët shkencëtarë, ekspertë shëndetësor, trupa rregullatore, përfaqësues të shoqatave dhe politikëbërës, u mblodhën në Samitin në Kolegjin Mbretëror të mjekëve në Londër. Samiti, si çdo vit, ofroi një hapësirë për diskutim konstruktiv mbi rregullimin e produkteve që përmbajnë nikotinë, dëshmitë për shëndetin publik dhe strategjitë e ardhshme për të luftuar pirjen e duhanit. Edhe pse vendi i takimit ishte Mbretëria e Bashkuar, diskutimet nuk u përqëndruan vetëm në kontekstin britanik: shumë panele shqyrtuan BE-në, Kanadanë, ShBA-të, Australinë dhe Zelandën…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot kontingjentin e pjesëtarëve të Operacioneve Speciale që përfunduan me sukses trajnimin intensiv në xhunglat tropikale të Belize, në bashkëpunim me njësitë Parashutiste të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar.Trajnimi, pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse, kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme. Gjatë qëndrimit në xhungla, trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër dhe lodhje të vazhdueshme, duke testuar çdo aspekt të përgatitjes fizike dhe mendore.Komandanti Jashari i përgëzoi pjesëtarët…
Disa, si Karl-Heinz Rummenigge, menduan se ishte çmenduri. “E përgëzoj Stuttgartin që gjeti një idiot që do të paguante kaq shumë para për Woltemade”, deklaroi legjenda e Bayern Munich me një sinqeritet të jashtëzakonshëm. Bayern, rastësisht, kishte bërë gjithashtu një ofertë për sulmuesin në afatin e verës. Fjalët e Rummenigges ishin të ashpra në përshkrimin e kalimit të sulmuesit gjerman në Newcastle verën e kaluar. Nënshkrimi i tij sigurisht që nuk la askënd indiferent.Historia e Nick Woltemade, tani 23 vjeç, duket e pabesueshme. Të thuash se vlera e tij është rritur me 833% në vetëm një vit, sipas të dhënave…
I vendosur për të rritur nivelin e repartit defensiv, Real Madridi ka hartuar një listë kandidatësh ku spikasin emrat e francezit Jeremy Jacquet dhe gjermanit Nico Schlotterbeck.Një nga objektivat kryesorë të Real Madridit për të ardhmen e afërt është përmbyllja e rinovimit të mbrojtjes. Pas afrimit të të riut spanjoll Dean Huijsen, klubi madrilen synon të rikthehet në treg për të siguruar edhe një mbrojtës tjetër me garanci të plota. Ditët e fundit, disa media kanë përmendur emrat e francezëve Dayot Upamecano (Bayern Munich, 27 vjeç) dhe Ibrahima Konate (Liverpool, 26), por realisht asnjëri prej tyre nuk ka shumë gjasa…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka përmbyllur vitin 2025 me një aktivitet të lartë në monitorimin dhe mbikëqyrjen e punës së Policisë së Kosovës, duke u përqendruar në forcimin e integritetit dhe transparencës së shërbimit policor.Sipas të dhënave të publikuara nga IPK, deri më 26 dhjetor, janë pranuar dhe menaxhuar gjithsej 2,480 ankesa nga qytetarët. Nga këto, 1,753 janë trajtuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për hetime të mëtejshme në Drejtorinë për Hetime të Brendshme, ndërsa 717 ankesa janë shqyrtuar për dyshimin e veprimtarisë penale.Drejtori i IPK-së theksoi se: “Krahasuar me vitin 2024, kemi pranuar mbi 20% më shumë…
“Air Albania realisht sillet sikur nuk ekziston”, Kështu e përshkruan përvojën e tij Leonard Kurti, një qytetar që mbeti pa fluturim, pa sqarime dhe pa asnjë kontakt nga kompania ajrore muajin e shkuar, ndonëse kishte blerë biletë dhe ishte paraqitur në kohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ai së bashku me një mik kishin bileta për fluturimin Tiranë–Milano Malpensa. Në momentin që mbërritën në aeroport, në tabelën e nisjeve zbuluan se fluturimi ishte anuluar. “U detyrova të blej një biletë tjetër me Ryanair për Bergamo, vetëm që të mos humbisja një vizitë mjekësore”, tregon Kurti për Faktoje.al.Pas anulimit, ai tentoi…
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, të dielën e 28 dhjetorit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme.Ligji nr. 08/l-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës përcakton rregullat e organizimit të sistemit zgjedhor, duke përfshirë rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.Por, çfarë duhet të dinë qytetarët para se t’i drejtohen kutive të votimit? Neni 110 i Ligjit bën të ditur se Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe se secili subjekt politik i certifikuar…
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, theksoi sot se respektimi i rregullave të trafikut është përmirësuar ndjeshëm që nga fillimi i projektit “Safe City”, gjë që u reflektua në një ulje drastike të paralajmërimeve dhe konkretisht në një ulje të numrit të personave të lënduar.Ministri shpjegoi pse sistemi informon me një shpejtësi prej 50 km/orë, dhe jo me 57 km/orë.”Qëllimi ynë është të ngasim brenda limitit të lejuar të shpejtësisë. Me një shpejtësi prej 30 km/orë, nga 10 persona të lënduar, dy vdesin, me një shpejtësi prej 50 km/orë, nga 10 persona të lënduar, tetë vdesin, sipas statistikave botërore. Prandaj, dua…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari