Author: korrektpress

Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit në Prishtinë, Labinot Maliqi ka pranuar një mirënjohje të lartë nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin e qëndrueshëm, korrektësinë profesionale dhe kontributin e dhënë në shërbim të interesit të përgjithshëm.Maliqi ka theksuar se kjo mirënjohje ka një peshë të veçantë morale dhe institucionale, pasi përfaqëson jo vetëm një vlerësim formal, por edhe dëshmi të besimit, respektit dhe partneritetit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit. Sipas tij, ky vlerësim shërben njëkohësisht si motivim dhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti një takim informativ me gazetarët, ku u diskutua për gjendjet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sistemi shëndetësor, si dhe për prioritetet në fushën e shëndetësisë për vitin e ardhshëm.Ai u ndal te pesë shtyllat mbi të cilat bazohet sistemi shëndetësor, në aspektin e infrastrukturës, pajisjeve të reja, digjitalizimit, rregullativës ligjore dhe burimeve njerëzore me të cilat disponojnë institucionet publike shëndetësore.”Sistemi shëndetësor kudo përballet me sfida. Që nga marrja e detyrës si ministër i Shëndetësisë, në muajin e parë e gjysmë fillimisht kemi bërë një skanim të gjendjeve, ndërsa tashmë, në fund…

Read More

Yll Limani ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin në Top Albania Radio, ku ka zhvilluar një intervistë të hapur dhe pa filtra, duke ndarë me publikun detaje si nga krijimtaria muzikore, ashtu edhe nga jeta personale.Që në nisje të bisedës, artisti ka ndalur në një keqkuptim që, sipas tij, përsëritet vazhdimisht në Shqipëri dhe lidhet me vetë emrin e tij artistik. Limani theksoi se emri i tij nuk është “Ylli”, siç shpesh prezantohet, por “Yll”, pa shkronjën “i”.“Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë…

Read More

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi.Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426).E drejta për bashkimin familjar në Gjermani kryesisht vlen vetëm për familjen bazë, që…

Read More

Real Madridi është lidhur me një transferim të mundshëm për një mesfushor që nga largimi i Toni Kroosit dy sezone më parë, por gjithnjë e më shumë po duket se klubi madrilen mund të dalë në treg verën e ardhshme për ta plotësuar këtë pozicion.Një nga emrat që është përfolur më së shumti është mesfushori i AZ Alkmaar, Kees Smit. Mesfushori holandez 19-vjeçar ka qenë në radar të Real Madridit dhe Barcelonës gjatë vitit 2025, por publikisht ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë zhvillimin e tij në Eredivisie.Së bashku me Adam Wharton dhe Rodri Hernandez, ai është një nga pak…

Read More

Shikimi mund të rrezikohet edhe pa dhimbje. Prandaj, çdo ndryshim i papritur, sado i vogël të duket, duhet marrë seriozisht dhe vlerësuar nga mjeku specialistNdryshimet e shkurtra të fushës së shikimit, që zgjasin vetëm disa sekonda, sidomos kur nuk shoqërohen me dhimbje, shpesh i konsiderojmë si të parëndësishme dhe kalimtare. Megjithatë, ato mund të jenë shenja paralajmëruese të sëmundjeve serioze të syrit. Kur bëhet fjalë për ablacionin e retinës, glaukomën apo infarktin e syrit, shikimi shpesh varet nga shpejtësia e reagimit. Oftalmologët theksojnë se disa simptoma nuk duhen anashkaluar kurrë. Blic i papritur drite, “njolla lundruese” në shikim Një blic…

Read More

Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti ka marrë një lajm pozitiv pasi sulmuesi Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë do të jenë gati për ndeshjen e të shtunës ndaj Pisa.Anësori kosovar ka munguar në stërvitje në ditët e fundit shkaku se ka qenë i sëmurë, megjithatë në stërvitjen e të premtes ka qenë në fushë me bashkëlojtarët.“Sportmediaset” raporton se Zhegrova, Weston McKennie dhe Gleison Bremer stërviten me grupin dhe do të jenë gati edhe për të nisur titullarë nëse Spalletti vendos t’iu jep hapësirë. Lajmi edhe më i mirë për yllin e Kosovës është se sulmuesi portugez Francesco Conceicao ka…

Read More

Pas gjashtë vitesh, viti 2026 do të jetë vendimtar për lëndën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Këtë e deklaroi sot kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në fjalimin e tij të fundvitit, duke theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga vendimi, pasi sipas tij në këtë mënyrë ligji i gjuhëve do të përmirësohet.“Afati skadoi muajin e kaluar, gjykatësi raportues në mbledhje pune kërkoi edhe një muaj që ta përpunojë. Pritjet e mia janë që gjatë muajit janar unë do ta marr si kryetar. Sapo ta marr në takim pune do ta parashtroj pyetjen, a do të vazhdojmë me…

Read More

Sot, në varrezat e Rimanishtës, u varros me nderime ushtarake dhe me pjesëmarrje të lartë qytetare Jahja Mustafa, babai i Sali Mustafës – Calit. Në emër të familjes dhe shokëve, veprimtari Valon Murati mbajti fjalimin përshëndetës.“Jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një njeriu të dashur, një familjari të mirë, një babai të përkushtuar, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij, duke qenë se e gjithë familja – në krye me Calin tonë të dashur – ka qenë e angazhuar në veprimtarinë patriotike, natyrisht që ka qenë edhe vetë i përfshirë. Shtëpia e tij ka qenë…

Read More

Legjenda e Manchester Unitedit, Louis Saha, u ka bërë thirrje “Djajve të Kuq” që ta transferojnë Morgan Rogers gjatë afatit kalimtar të janarit.Manchester United do të hyjë në një ndeshje të Ligës Premier pa Bruno Fernandes vetëm për herë të dytë në gati gjashtë vjet, kur të presë Newcastle United, një mungesë e rrallë që ka rritur debatet rreth kreativitetit dhe thellësisë në repartin kreativ të skuadrës.Mungesa e portugezit pritet të lërë një boshllëk të madh në formacionin e Ruben Amorimit, në një moment kur diferencat në krye të tabelës janë minimale dhe çdo detaj ka peshë të madhe.Duke folur…

Read More