- Pas tërmetit që tronditi vendin, autoritetet tregojnë si të mbrohemi gjatë dhe pas lëkundjeve
- WhatsApp Web më në fund po merr thirrje zanore dhe video
- E mërkurë me mot kryesisht të vranët, temperatura deri në 12°C
- Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania: Ardit Murataj, Livia Lozi dhe Shëndrit Lumi
- Pse guri në veshka kthehet sërish? Zbulimi i ri sfidon bindjet e vjetra mjekësore
- Nëse keni shije të mirë, pranvera 2026 sjell 7 trende të reja stili
- Krusita eliminohet nga Big Brother VIP Albania
- Banorët marrin vesh të vërtetën, Luizi largohet nga shtëpia e Big Brother: Më falni nëse ju kam mërzitur vërtet
Author: korrektpress
Takimi i parë i përfaqësuesve të partive parlamentare dhe ekspertëve për Kodin Zgjedhor duhet të mbahet në gjysmën e dytë të janarit. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Agjencinë lajmeve të Maqedonisë deklaroi se kjo është rënë dakord në takimin e djeshëm të koordinatorëve të grupeve parlamentare me ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov në Kuvend.Diskutuam nevojën për miratimin sa më të shpejtë dhe me cilësinë më të lartë të Kodit të ri Zgjedhor. Iniciuam një grup pune. Dhe natyrisht, Qeveria reagoi. Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, ne e thirrëm atë koordinim dhe na thanë se janë…
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policia e Kosovës sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ për procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.Takimi i parë është zhvilluar me drejtorët rajonalë dhe drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe institucione të tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare. Ata janë njoftuar mbi përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në aspektin e sigurisë dhe…
Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka deklaruar se në Gjakova është shënuar një mbështetje e madhe për Aleancën dhe numrin 129, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sot.Sipas Lekajt, atmosfera në Gjakovë ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët kanë shprehur përkrahje të fuqishme për programin e AAK-së dhe drejtimin politik të saj.Ai ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë shpalosur planet për katër vitet e ardhshme, me fokus në integrimin e Kosovës në NATO, zhvillimin e ekonomisë dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve.Lekaj…
Robert Lewandowski raportohet se ka bërë një hap më afër largimit nga Barcelona, teksa përfaqësuesit e tij po përgatiten të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh me përfaqësues nga Arabia Saudite për një transferim të mundshëm dhe shumë fitimprurës në Lindjen e Mesme.Reprezentuesi i Polonisë po ashtu është në radarin e klubit të MLS-së, Chicago Fire, në prag të skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit.Sipas një raporti të ri nga e përditshmja spanjolle AS, agjenti izraelit i Lewandowskit, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë një takim të ri me zyrtarët e Arabisë Saudite përpara hapjes së afatit kalimtar…
Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një seri fotografish festive në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje elegante dhe provokuese njëkohësisht.Në imazhet e shpërndara, artistja shfaqet e veshur me një kostum të bardhë, të kombinuar me detaje luksoze prej gëzofi, duke krijuar një stil që përçon elegancë, sensualitet dhe atmosferë dimërore. Fotografitë janë realizuar në ambient të brendshëm, pranë pemës së Vitit të Ri, e dekoruar me drita dhe elemente festive, çka i jep setit një ndjesi intime dhe festive. View this post on Instagram A post shared…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot për përgatitjet e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Në këtë mbledhje, u tha se në Qendrat Komunale të Numërimit janë dërguar kamerat regjistruese, të cilat do të vendosen në vendvotime. Sërish është diskutuar për çështjen e energjisë elektrike, ku u theksua se në çdo qendër votimi do të jenë të pranishëm zyrtarë të KEDS-it.Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese më 28 dhjetor.“Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ftoj të…
Trajneri Pep Guardiola po sheh me optimizëm rikthimin e disa lojtarëve kyç nga lëndimet, teksa Manchester City synon të shtyjë fort drejt fitimit të disa trofeve madhorë këtë sezon, përfshirë edhe Ligën Premier.Guardiola ka pranuar se do të preferonte që City të ishte në krye të tabelës në Ligën Premier, por është i kënaqur që skuadra ndodhet shumë pranë liderëve të Arsenalit. Kampionët në fuqi janë vetëm dy pikë prapa londinezëve, përpara ndeshjes së fundjavës ndaj Nottingham Forest.Në Ligën e Kampionëve, Manchester City renditet në vendin e katërt dhe është pesë pikë prapa Arsenalit, por mbetet në pozicion të favorshëm…
Përgjatë një takimi paraprak, administratori i fshatrave Poklek i Ri, Poklek i Vjetër dhe Vasilevë, Zekë Kluna, e kishte ftuar Kryeministrin Albin Kurti që ta vizitojë në shtëpinë e tij. 4 ditë pas, ashtu ndodhi. Kryeministri u prit nga ai dhe mërgimtarë të cilit kishin ardhur nga Australia dhe Gjermania veçanërisht për të votuar më 28 dhjetor. Kurti i kishte sjellur Zekë Klunës gjithashtu edhe kartën e anëtarësisë së tij në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa pranoi për dhuratë orën me simbolin e UÇK-së. Në një bashkëbisedim domethënës, u fol edhe për shqetësimet kryesore të banorëve të Drenasit dhe fshatrave përreth, me…
Në gjysmëvjetorin e parë shkollor, 35 fëmijë që ndodhen në mjekim afatgjatë janë përfshirë në procesin mësimor, informuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga shtatori ka nisur zbatimi i zgjidhjes së re sistematike, sipas së cilës nxënësit që mungojnë nga mësimi më shumë se tri javë për shkak të mjekimit spitalor, mund të vazhdojnë shkollimin përmes: përfshirjes online, përdorimit të materialeve dhe detyrave të dërguara nga mësuesi dhe mësimit individual të organizuar nga mësuesi, varësisht nga gjendja e nxënësit. Në bashkëpunim me shoqatën “SANO” tashmë janë trajnuar166 mësimdhënës në 83 shkolla, ndërsa mbi 800 nxënës kanë marrë pjesë në…
Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin e saj përmbyllës të kësaj fushate. Kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij deklaroi se pa LDK-në nuk ka stabilitet, orientim e shtet që respekton qytetarin e vet. Prandaj, sipas tij LDK vjen të ndërtojë që të ndërtoj të ardhmen dhe të punojë për të mirën e secilit. “Kjo është LDK-ja që e kemi dashur gjithherë. Kjo është LDK-ja që e kemi ëndërruar përherë. Një lëvizje njerëzish të lirë, jo një turmë e komanduar. Një forcë politike e mendimit, jo e zhurmës. Një shtëpi ku fjala ka peshë, ku dinjiteti ka…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari