- Ludo Lee me deklaratë të fortë për babanë e Elijonës: Paska hyrë në gjynah shumë me nënën e saj
- NATO rrit praninë në Arktik dhe në Veriun e Largët
- Man Utd refuzon të ulë kërkesat për Rashford
- Një risi e fuqishme në fushën e urologjisë në Kosovë nga Medical Center
- Diçka e çuditshme ndodhi në Lojërat Olimpike Dimërore: Holandezët vendosën një rekord olimpik, por përfunduan të pestët
- “Duam të shohim progres në dialogun Kosovë–Serbi”, zyrtari i NATO-s: Përgjegjësia e liderëve është kyçe për stabilitetin në Ballkan
- Ky është majonezi që është bërë sensacion në Kosovë, po gjen vend në çdo shtëpi e restaurant
- Javën e ardhshme priten reshje të shiut dhe borës në Maqedoni
Author: korrektpress
Ka filluar procesi zgjedhor në Fakultetin e Filologjisë, në Prishtinë, ku të drejtë vote kanë 6791 qytetarë.Numri i votuesve në Prishtinë është mbi 219 mijë, ndërkaq të regjistruar jashtë Kosovës mbi 7500 qytetarë.Prishtina ka 54 qendra të votimit dhe 262 vendvotime.Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues.Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në Zgjedhjet Lokale të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025.Procesi zgjedhor brenda vendit do të…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet nacionale u ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.Radoniqi në një deklaratë për media tha se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndonëse koha ishte e shkurtër dhe kishte sfida. “Nga ana e KQZ-së të gjitha përgatitjet janë bërë përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave që kemi pas, kemi arritur që procesi të fillojë me kohë, trajnimet, çështjet logjistike janë përfunduar me kohë…”, tha ai, raporton…
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto…
Policia e Kosovës me qëllim të mbarëvajtjes së ditës së zgjedhjeve ka hartuar dhe është në zbatim të urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’.Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.Takimi i parë është mbajtur me drejtorë rajonal dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/
Viti që shënon pikën tuaj të kthesës, ku energjia profesionale dhe pasioni shpirtëror bashkohen për të ndërtuar një realitet të ri e solid. Përmes disiplinës së trupit dhe guximit të zemrës, ky rrugëtim dymbëdhjetëmujor do t’ju mësojë të zotëroni artin e të jetuarit në harmoni të plotë me veten dhe botën që ju rrethonPESHORJA (24 Shtator – 23 Tetor) Peshorja sundon shtëpinë e shtatë në horoskopin natyror, sektorin që lidhet me partneritetin, martesën dhe marrëdhënien me “tjetrin” – atë që qëndron përballë “unit”. Kjo e bën këtë shenjë thellësisht të orientuar drejt marrëdhënieve, dialogut dhe balancës ndërpersonale. Sunduesja e saj,…
Nga valëzimet romantike te topuzi elegant – tre stile nga një larje e vetme flokëshNë vrullin e ditëve festive, shpesh nuk kemi shumë kohë për t’ia kushtuar flokëve dhe stilimit të tyre. Pothuajse gjithmonë ndodh të ndihemi të pakënaqura për mungesë frymëzimi. Këtë sezon dimëror 2026, guxuam të provojmë diçka ndryshe, pa caktuar termin te parukieri.Ju prezantojmë tri frizura për tri ditë, të cilat mund të realizohen pas vetëm një larjeje dhe tharjeje të flokëve. Flokët në valëzime romantike View this post on Instagram A post shared by MATT REZ (@colorbymattrez)Para se të nisë euforia festive, ndani rreth një orë…
Nuk janë mobiliet e shtrenjta ato që krijojnë luksin, por ndjesia, drita, detajet dhe harmonia që e bëjnë një hapësirë të duket elegante, e ngrohtë dhe e menduar me kujdesKur mendojmë për luksin, shpesh na shkojnë ndër mend mobile të shtrenjta apo detaje dizajnerësh. Në realitet, luksi ka shumë pak lidhje me çmimin dhe shumë më tepër me ndjesinë. Një shtëpi që duket luksoze nuk është e ftohtë, e paarritshme apo sterile. Është një hapësirë ku hyn me lehtësim, ku dëshiron të ulesh, të qëndrosh dhe të marrësh frymë thellë. Luksi i vërtetë është një ndërthurje e rehatisë, identitetit personal…
Dy përbërje nga kanabisi tregojnë efekte premtuese në ndalimin e rritjes dhe metastazimit të kancerit të vezoreveDerivatet e kanabisit, përkatësisht barnat e prodhuara nga kanabisi, në të ardhmen mund të shndërrohen në një trajtim të ri për kancerin e vezoreve. Shkak për këtë pretendim është zbulimi i një ekipi shkencëtarësh që po teston efektet e dy përbërjeve kimike të përftuara nga kanabisi mbi qelizat e kancerit të vezoreve. Konkretisht, shkencëtarët kanë zbuluar se të dyja përbërjet shfaqin efekte premtuese antikancerogjene.Kanceri i vezoreve është i vështirë për t’u diagnostikuar dhe edhe më i vështirë për t’u trajtuarEdhe pse do të nevojiten…
Një vendim surprizues ka ndodhur gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania. Pas hapjes së televotimit për banorët Lorna, Angelo, Seno dhe Xhodi, publiku ka vendosur që banori që do të largohet nga shtëpia është Xhodi.Megjithatë, Xhodi ka biletë fati, që i mundëson të ketë një mundësi tjetër për t’u rikthyer në shtëpi, nëse kushtet e biletës plotësohen.Ky eliminim pritet të ndikojë në dinamikat brenda shtëpisë, duke sjellë emocione dhe reagime të ndryshme nga banorët e tjerë. Tani loja do të vazhdojë me tensione të reja, ndërsa Lorna, Angelo dhe Seno mbeten të fokusuar në sfidat dhe strategjitë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari