- Ëmbëlsirat e tij i pëlqente edhe Mbreti me origjinë shqiptare i Egjiptit: Historia e zviceranit Giacomo Groppi
- Akanji drejt Interit përfundimisht, gati kontrata dyvjeçare – City përfiton 15 milionë euro
- Gigi Hadid feston ditëlindjen e 31-të me vajzën Khai, ndërsa Zayn Malik anulon koncertet për shkak të sëmundjes
- Eksperti amerikan i mbrojtjes: SHBA t’iu kërkojë Greqisë, Rumanisë e Qipros ta njohin Kosovën
- Zelensky njofton reforma në ushtrinë e Ukrainës
- Pogaçe misri me fara: Mëngjes i shijshëm që përgatitet lehtë
- Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme
- Jennifer Lopez shfaq formën perfekte në Los Angeles, pas trailerit të “Office Romance”
Author: korrektpress
Pas ndeshjes së dytë të 1/8 së Ligës së Kampionëve, Arsenal ka siguruar kualifikimin në çerekfinale dhe e di kundërshtarin e radhës, që është Sporting Lisbona. Ky raund vendimtar do të përcaktojë se cilat skuadra do të vazhdojnë garën për një vend mes katër ekipeve më të mira të Evropës.Sporting arriti ta eliminojë Bodø/Glimtin në një ndeshje spektalolare me rezultat 5-0, pas humbjes me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë. Për momentin, skuadrat e kualifikuara për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë, Sporting, PSG, Real Madrid dhe Arsenal.Data e çerekfinales Arsenal – Sporting Lisbona Ndeshja e parë: 6-7 prill 2026…
SHBA-të nuk janë ende gati të largohen nga Irani, por Trump paralajmëron largim të afërt.Një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump nëse ka një plan për Iranin. Ai tha se nëse forcat amerikane do të largoheshin menjëherë, do t’u duheshin dhjetë vjet që të rindërtojnë strukturat e vendit, shkruan skynews.“Ne nuk jemi gati të largohemi ende, por do të largohemi së shpejti, shumë shpejt”, theksoi 79-vjeçari. Gjithçka po ndodh në Iran dhe në Lindjen e Mesme – MINUTË PAS MINUTE Komentet e fundit shtojnë paqartësinë mbi afatin kohor të SHBA-ve për luftën në Iran. Më parë, lideri amerikan kishte…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar suspendim të përkohshëm për 72 orë ndaj 5 zyrtarëve policorë: Fatmir Uka, Arianit Çitaku, Jeton Ibrahimi, Kastriot Syla dhe Alban Sahiti.Të gjithë këta zyrtarë policorë i përkasin Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Departamentit Kufitar.Kallxo ka siguruar një raport të IPK- së, i cili tregon se me vendim te prokurorit një nga 5 zyrtarët policor është arrestuar, ndërsa të tjerët do të hetohen në procedurë të rregullt.“Me vendim të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, zyrtari policor Fatmir Uka është ndaluar për 48 orë, ndërsa katër zyrtarët e tjerë janë duke u…
Real Madridi u detyruar të bëjë një ndryshim të papritur në portë, pasi Thibaut Courtois ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka mundur të vazhdojë ndeshjen. Portieri belg u largua nga fusha në pjesën e parë për shkak të një problemi muskulor, duke ia lënë vendin Andriy Lunin.Sipas raportimeve, Courtois do të mungojë edhe në derbin e madh ndaj Atlético Madrid, që zhvillohet të dielën, duke i shkaktuar një goditje të rëndësishme skuadrës madrilene. Situata në repartin e portës është komplikuar edhe më shumë për Real Madridin, pasi trajneri Álvaro Arbeloa nuk kishte alternativa të tjera në dispozicion. Portieri i…
Kombinimi ideal i krokantes, aromës së arrave dhe finesës së çokollatës për një ëmbëlsirë festive të paharrueshmeBakllavaja është sinonim i festave, por kur asaj i shtohet çokollata dhe një kombinim i zgjuar i lajthisë dhe arrës, ajo shndërrohet në një ëmbëlsirë më të pasur, më të balancuar dhe më moderne.Kjo recetë ruan shpirtin tradicional, duke sjellë njëkohësisht një dimension të ri shijeje që i përshtatet çdo tryeze festive.Bakllavaja me çokollatë, lajthi dhe arra është një version i përkryer i ëmbëlsirës tradicionale, ku shijet klasike dhe moderne bashkohen në harmoni të plotë. Ajo është zgjedhja ideale për festat e Bajramit dhe…
Një vendim i bujshëm ka ardhur nga Konfederata Afrikane e Futbollit, pasi Komiteti i Apelit ka vendosur t’ia heqë titullin Senegalit nga Kupa e Kombeve të Afrikës 2026 dhe të shpallë kampion Marokun.Sipas vendimit zyrtar, finalja e këtij edicioni ndaj Marokut është regjistruar me rezultat 3-0 në favor të marokenëve, pasi është konstatuar se Senegali ka bërë shkelje të rregullores duke u tërhequr nga loja. Ky vendim erdhi pas apelit të paraqitur nga Federata Marokene, duke u bazuar në nenet 82 dhe 84 të rregullores së garës.The CAF Appeal Board decided that in application of Article 84 of the Regulations…
Udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka refuzuar propozimet për uljen e tensioneve ose për ndërprerjen e konfliktit të armatosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat Teherani i mori përmes dy vendeve ndërmjetëse, tha sot një zyrtar i lartë iranian.Qëndrimi i Khameneit ndaj hakmarrjes ndaj SHBA-ve dhe Izraelit ishte “shumë i ashpër dhe serioz” në takimin e tij të parë të përkushtuar për politikën e jashtme, tha një zyrtar i paidentifikuar, i cili nuk sqaroi nëse Khamenei ishte i pranishëm personalisht në takim.I njëjti burim raportoi se udhëheqësi suprem tha se “nuk është koha e duhur për paqe…
Real Madrid ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5-1, në një ndeshje të mbushur me tension, gola të anuluar dhe vendime të shumta nga VAR-i.Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dy skuadrat, ku Man City rrezikoi që në fillim me Rayan Cherki që goditi shtyllën. Megjithatë, madrilenët fituan një penallti pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa situata u komplikua për anglezët kur Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq. Nga pika e bardhë, Vinicius Junior nuk gaboi, duke kaluar Realin në epërsi 0-1 në minutën e…
Ekspertët paralajmërojnë për pajisjet e vogla elektronike (dongle), të cilat supozohet se zvogëlojnë konsumimin e karburantit të makinave. Këto pajisje të quajtura OBD2 dongle po reklamohen aktualisht në mesazhe e-mail të padëshiruara, shkruan heise online. Këto pajisje nuk janë asgjë tjetër veçse “mbeturina të freskëta elektronike”. Shoferëve u këshillohet të fshijnë këto mesazhe e-mail.Klubi automobilistik ADAC ka testuar në vitin 2024 një dongle për kursimin e karburantit. Ai përbëhej nga një kuti me disa LED-e dhe komponentë të tjerë elektrikë. Kur pajisja u hap, çuditërisht disa kontakte elektrike nuk ishin të salduara. Kuti e quajtur ecoOBD2 pulson dhe paraqitet sikur…
Arsenal ka siguruar një kualifikim të merituar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti me rezultat të pastër Bayer Leverkusen në ndeshjen kthyese, duke përmbysur barazimin 1-1 nga takimi i parë.Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijoi disa raste të mira, ku Leandro Trossard dhe Ben White u ndalën nga pritjet e portierit kundërshtar. Dominimi i londinezëve u konkretizua në minutën e 36-të, kur Eberechi Eze realizoi një supergol nga distanca, duke dërguar topin në këndin e sipërm të portës për 1-0. Në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi të kontrollojë lojën,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari