Author: korrektpress

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël – Prishtinë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 17:54.“Me datë 29.07.2026, rreth orës 17:54, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Duhël, në drejtim të Prishtinës”, tha Ejupi.Sipas saj, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.“Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për shtatë persona të…

Read More

Qytetarët këtë vit do të kenë një fundjavë të zgjatur me rastin e festës së madhe shtetërore Ilindeni – Dita e Republikës.Meqë 2 Gushti bie të dielën, në përputhje me Ligjin për Festat, e hëna, 3 gusht, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.Kështu, të punësuarit do të kenë tri ditë radhazi pushim – të shtunën, të dielën dhe të hënën, që për shumë prej tyre do të jetë mundësi për një pushim të shkurtër ose udhëtim.Ilindeni është një nga festat më të rëndësishme shtetërore, me të cilën shënohen Kryengritja e Ilindenit e…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Selin, ka komentuar së fundmi intervistën që Brikena Selmani zhvilloi me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke kritikuar si pyetjet e moderatores, ashtu edhe mënyrën e moderimit.E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u ndal te momenti kur Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdonin ende të flisnin për të edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality show.Sipas Selinit, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijojë bindjen se gjithçka sillet rreth një personi.”Është në rregull kur e vetëvlerëson veten tënde, por njeriu duhet të qëndrojë…

Read More

Franca ka vendosur të dëbojë Ksenia Fedorovan, ish-drejtuese e medias ruse të financuar nga Kremlini RT France, duke e akuzuar se aktivitetet e saj përbëjnë kërcënim për interesat themelore të vendit dhe rendin publik.Ministria e Brendshme franceze deklaroi se veprimtaria e Fedorovës ka ndikuar në përhapjen e mesazheve që konsiderohen të dëmshme për sigurinë dhe interesat kombëtare të Francës.Pas mbylljes së RT France pas sanksioneve evropiane ndaj mediave ruse, Fedorova vazhdoi aktivitetin e saj publik dhe u bë një nga figurat më të njohura pro-ruse në skenën mediatike franceze. Ajo ka qenë një e ftuar e rregullt në televizionin CNews,…

Read More

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Vetëm gjashtë ditë pasi prezantoi Elliot Andersonin si transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, kampionët anglezë po përshpejtojnë përpjekjet për të transferuar talentin maroken Ayyoub Bouaddi.Mesfushori 18-vjeçar tërhoqi vëmendjen e botës me paraqitjet e tij të shkëlqyera me Marokun në Kupën e Botës, ku ndihmoi kombëtaren të arrinte deri në çerekfinale. Ai kishte treguar potencialin e tij edhe më herët, kur luajti në fitoren e Lilles ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve pikërisht në ditëlindjen e tij të 17-të.Lille e vlerëson Bouaddin me rreth 100 milionë…

Read More

Chevrolet po përballet me një problem të pazakontë te modeli i saj sportiv Corvette ZR1, pasi disa pronarë kanë raportuar dëmtime të bojës të shkaktuara nga krahu i madh i pasmë aerodinamik.Problemi lidhet me paketën ZTK Performance Package, e cila është krijuar për përdorim në pistë dhe për të rritur stabilitetin e automjetit në shpejtësi të larta. Krahu i pasmë prej fibrash karboni gjeneron një forcë të madhe shtypëse (downforce), duke e mbajtur makinën më të ngjitur me asfaltin, por në raste të caktuara kjo forcë po shkakton dëmtime në karroceri.Sipas raportimeve, presioni i krijuar nga krahu i pasmë mund…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetares së Kuvendit serb, Ana Bërnabiq, duke kërkuar dënimin e asaj që e cilësoi si retorikë shoviniste dhe revizioniste.Haxhiu ka deklaruar se, ndërsa familjet në Kosovë ende presin zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, zyrtarët serbë vazhdojnë, sipas saj, me deklarata që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe përsërisin pretendime territoriale ndaj saj.“Këto deklarata janë vazhdim i gjuhës së mohimit, urrejtjes dhe propagandës mbi të cilën u ngrit politika…

Read More

Aktori dhe muzikanti i njohur Jared Leto ka mohuar kategorikisht akuzat për abuzim seksual që janë ngritur ndaj tij nga disa gra në dokumentarin e ri të BBC-së, me titull “Jared Leto: Hollywood’s Dark Secret”.Dokumentari sjell dëshmitë e katër grave, të cilat pretendojnë se aktori 54-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ato ishin ende adoleshente.Në një deklaratë për revistën People, të publikuar të mërkurën, Leto hodhi poshtë të gjitha pretendimet.”Nuk kam abuzuar seksualisht kurrë me askënd në jetën time. Këto pretendime janë absolutisht dhe kategorikisht të pavërteta”, deklaroi ai.Sipas dokumentarit, njëra nga gratë pretendon se kishte kryer marrëdhënie seksuale me…

Read More

Komuna Qendër ka publikuar Thirrjen Publike për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për qytetarët dhe personat juridikë që kanë pësuar dëme nga moti i ligë që goditi territorin e komunës më 21 korrik 2026.Të gjithë personat fizikë dhe juridikë që posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin e Komunës Qendër do të kompensohen sipas Rregullores së miratuar, ekskluzivisht për dëmet në çatitë dhe fasadat e objekteve individuale dhe kolektive të banimit.Shuma maksimale e ndihmës së njëhershme financiare është deri në 100.000 denarë për çdo kërkesë të dorëzuar.Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, theksoi se komuna ka reaguar menjëherë pas motit…

Read More

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lënë të kuptohet se “Topçinjtë” nuk e kanë përfunduar ende punën në afatin kalimtar të verës, duke paralajmëruar afrime të rëndësishme në javët e ardhshme.Në një intervistë për mediat zyrtare të klubit, strategu spanjoll pranoi se klubi po punon intensivisht për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese.“Po ndodhin shumë gjëra. Të gjithë e dimë kontekstin e këtij afati kalimtar”.“Nga pronarët te bordi, drejtori sportiv dhe unë, të gjithë e dimë se duam ta çojmë këtë klub në një tjetër nivel. Për ta arritur këtë, na duhet një skuadër më e mirë dhe lojtarë…

Read More