KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Honor zbulon detaje për kamerat e Robot Phone

Honor zbulon detaje për kamerat e Robot Phone

Kompania kineze Honor ka zbuluar detaje të reja për sistemin e kamerave të telefonit të saj të ardhshëm Robot Phone, një pajisje që sjell një koncept të pazakontë me kamerë të integruar në një mekanizëm të lëvizshëm.

Telefoni do të ketë një kamerë kryesore prej 200 megapikselësh, të vendosur mbi një stabilizues mekanik (gimbal), i cili lejon lëvizjen dhe ndjekjen automatike të objekteve.

Sistemi synon të ofrojë stabilizim më të avancuar për fotografi dhe video, duke u afruar me funksionet e kamerave profesionale.

Përveç kamerës kryesore, pajisja pritet të ketë edhe një kamerë telefoto periskopike 200 MP dhe një kamerë ultra të gjerë prej 50 MP.

Sistemi do të mbështesë funksione të inteligjencës artificiale për ndjekjen e subjekteve, stabilizimin e videos dhe krijimin e pamjeve me lëvizje më kreative.

Honor ka bashkëpunuar gjithashtu me kompaninë gjermane të teknologjisë së kamerave kinematografike ARRI, duke sjellë teknologji të përpunimit të ngjyrave dhe regjistrimit profesional të videos në këtë pajisje.

Robot Phone është pjesë e përpjekjeve të Honor për të kombinuar telefonat inteligjentë me inteligjencën artificiale dhe elementë të robotikës. Kamera e lëvizshme është projektuar për të reaguar ndaj përdoruesit, për të ndjekur pamje dhe për të krijuar përvoja më dinamike fotografike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.