Një grua e cila ishte raportuar si e zhdukur më 22 gusht 2026 është gjetur në Malishevë, njofton Policia e Kosovës.
Rasti është evidentuar më 11 shtator, rreth orës 23:40, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Sipas raportit policor, njësia policore ka ndaluar gruan, shtetase kosovare, dhe pas verifikimit është konstatuar se bëhej fjalë për personin që ishte raportuar më herët si i zhdukur.
Gjatë deklarimit para zyrtarëve policorë, gruaja ka thënë se ishte larguar me vullnetin e saj nga personi me të cilin kishte bashkëjetuar dhe se nuk dëshironte të kthehej më tek ai.
Policia ka bërë të ditur se gruaja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas përfundimit të procedurave, ajo është kthyer te familja e saj. /Telegrafi/