- Atletico Madrid një ndër gjashtë opsionet e ardhshme të yllit të Barcelonës
- Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i suksesshmi në historinë e Kosovës
- Pas emërimit të ministrave, këta janë kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës
- OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe kanë miratuar një rregullore kontroverse për kanabisin që është në kundërshtim me ligjin
- Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shëndetshëm?
- ‘Të mbajmë Ukrainën të fortë’: Shefi i NATO-s thotë se vendet evropiane dhe Kanadaja po rrisin shpenzimet e mbrojtjes
- Sa deputetë janë për herë të parë pjesë e Kuvendit dhe cilët janë ata?
- Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur që janë raportuar ditët e fundit në Fushë Kosovë.Sipas policisë, rasti i parë është raportuar më 26 dhjetor 2025, rreth orës 22:00, në rrugën Kadri Minushi, ku ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e kunatit të tij ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 29 dhjetor 2025, ndërsa zhdukja ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, rreth orës 12:00, në rrugën Bedri Pejani. Ankuesi ka deklaruar se djali i tij i mitur ka dalë…
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ardit Stafajt dhe Fjolla Morinës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.Si rezultat i publikimit të klipit me përplasjet mes këtyre dy banorëve, që ishin miq edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend, për një moment ndodhi e papritura.Arditi, i nxehur me situatën, i dha fund miqësisë me Fjollën. Foto: YouTubeE këngëtarja nga ana tjetër tha se bashkë do kishin bërë një lojë shumë të bukur.Artistja shqiptare pati inat me të për faktin se kishte biseduar me të tjerët për periudhën e vështirë të saj.E njëjta para pak…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.34 për qind të votave, apo 433,394 vota.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 20.98 për qind, përkatësisht 184,318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.57 për qind, apo 119,201 vota.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.66 për qind të votave, me 49,698 vota, ndërsa Lista…
Një person është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë-Prishtinë i cili i kishte rënë një viktime mashkull kosovar. Në portofol, sipas deklarimit, ndodheshin rreth 800 euro para të gatshme dhe dokumente personale.Policia bën të ditur se i dyshuari nuk e ka raportuar gjetjen e portofolit në institucionet përkatëse dhe dyshohet se ka mbajtur një pjesë të parave. Pas identifikimit, ai është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.Viktimës i është…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell.IHK njofton se vranësirat vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë net dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.Për të martën, IHK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të jenë -8 deri -4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1-3°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/
Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nuk mund të shmangej, thotë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski, në një intervistë për “360 Gradë”.Sipas Bislimoski-t, duhet të tregohet mirëkuptim për “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) sepse kompania shtetërore, siç thotë ai, duhet të qëndrojë në këmbë të shëndosha. Nga janari do të shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoni “Në atë pjesë ku rregullojmë çmimet, në pjesën e tarifave të rrjetit, ulëm çmimin për transmetim dhe shpërndarje dhe në tërësi e ulëm me 5 përqind sepse kishte hapësirë për ta ulur. Ulëm edhe çmimin e MEPSO-s, ulëm edhe…
Klubet në të gjithë Evropën kanë nisur tashmë lëvizjet e para me sytë nga afati kalimtar i dimrit, ndërsa Interi dhe Juventusi nuk bëjnë përjashtim. Dy gjigantët italianë po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të dyfishtë, e cila do të përfshinte edhe klube të tjera, përfshirë Sassuolon.Me afrimin e merkatos së janarit, bisedimet mes klubeve janë intensifikuar, me objektivin për të siguruar përforcime që mund të bëjnë diferencën në gjysmën e dytë të sezonit. Juventusi dhe Interi janë ndër skuadrat që kanë nisur prej kohësh punën për këtë qëllim.Sipas raportimeve të CalcioMercato, fokusimi i Interit dhe Juventusit është te dy…
Opozita iu rikthye dje “Foltoreve” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa larguar “binomin e korrupsionit” Rama-Balluku, shkruan ATSH.“Do qëndrojmë në këtë shesh, “Sheshin e lirisë”, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun”, u shpreh Berisha.Ai përshëndeti pjesëmarrësit, të cilët i cilësoi “misionarë të pamposhtur”, duke theksuar se opozita synon të mbajë gjallë frymën e protestës dhe angazhimit qytetar. Sipas tij, sheshi shërben si një formë e drejtpërdrejtë…
Labinot Rexha – Labi ka pasur një rrëfim prekës, ku ka folur për motrën e tij dhe për atë se nuk i ka folur për pesë vite.Motra e Labit, Vlora ka pasur një mesazh për vëllanë, duke e këshilluar që të mos merret me ofendimet.Pasi mori mesazhin nga motra, këngëtari nuk mbajti lotët. Foto: YouTube“Jam shumë e lumtur që kamë mundësi të të shkruaj këtë letër. Dua të dish që të gjithë jemi mirë dhe të përkrahim”, thotë në letër.Tutje vazhdoi: “Mos ndrysho, por mos u merr me ofendimet. Ka ardhur koha që publiku ta shoh Labin e vërtetë, si…
Ka qenë një natë jashtëzakonisht e pasur në parketet e NBA-së, me plot 11 ndeshje të zhvilluara, ndërsa vëmendja kryesore u përqendrua te superylli Shai Gilgeous-Alexander.Lideri i Oklahoma City Thunder tregoi edhe një herë pse ishte figura kyçe në rrugëtimin drejt titullit sezonin e kaluar. Oklahoma shënoi plot 140 pikë dhe triumfoi me rezultatin 140:129 ndaj Atlanta Hawks.SGA ishte i pandalshëm, duke regjistruar 39 pikë, gjashtë asistime dhe pesë ribaunde, në një ndeshje që mbeti e hapur deri në minutat e fundit. Një minutë para fundit, Atlanta ishte vetëm dy posedime larg barazimit, por Oklahoma tregoi qetësi në momentet vendimtare…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari