Author: korrektpress

Përzgjedhësi i Kosovës, Agron Shabani, e ka shpallur të mërkurën listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet me Finlandën.Në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, Kombëtarja jonë i luan në fillim të marsit dy ndeshje me Finlandën.Ndeshja e parë është më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa të Finlandës, ndërsa e dyta më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Grumbullimi i Kombëtares bëhet të dielën në Prishtinë, ndërsa të mërkurën e javës së ardhshme është udhëtimi për në Finlandë.Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare për këtë…

Read More

Interi përjetoi një nga goditjet më të rënda të sezonit, duke u eliminuar në mënyrë të papritur nga Bodo/Glimt në fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve. Nënkampioni në fuqi i Europës dhe lideri aktual i Serie A u mposht 3-1 në Norvegji dhe më pas humbi 1-2 në “San Siro”, duke i dhënë fund aventurës evropiane në mënyrë tronditëse.Ky eliminim përbën jo vetëm një dështim sportiv, por edhe një goditje të drejtpërdrejtë financiare për klubin zikaltër. Mungesa e të ardhurave nga kompeticioni më prestigjioz evropian pritet të ndikojë në strategjinë e afatit kalimtar, ndërsa në Itali kanë nisur spekulimet…

Read More

Një person (i mitur) është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një të mitur tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:10, në Pejë. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. “Pejë 24.02.2026-13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.…

Read More

Florian Wirtz ishte një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos së verës, me një kalim të mundshëm te Real Madrid. Megjithatë, pavarësisht kontakteve dhe tentativave, marrëveshja nuk u realizua.Në podkastin “Phrasenmaher” të Bild, agjenti i tij Volker Struth zbuloi prapaskenat e negociatave. Ai tregoi se, në kohën kur po shqyrtohej një transferim te Liverpool ose Bayern Munich, kishte kontaktuar drejtpërdrejt me Xabi Alonso.“I thashë: ‘Duhet ta marrësh djalin nga Leverkuseni me vete te Reali’. Xabi m’u përgjigj: ‘Nuk ke pse të ma thuash mua këtë, duhet t’ia thuash Florentino Perezit’”, rrëfeu Struth.Mesfushori ofensiv, i cili në atë kohë ishte…

Read More

Në spektaklin e të martës u komentua edhe raporti i Brikenës dhe Mirit gjatë gjithë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother.Modelja u shpreh se pavarësisht se loja e Mirit me Selin nuk i ka pëlqyer që në fillim ndaj edhe raporti i tyre nuk është i shëndetshëm, ajo ka patur disa herë biseda me të.Miri tha se ka vërejtur qasjen egoiste të Brikenës që në fillim dhe e ka kuptuar se do ta ketë të vështirë të ketë një raport të mirë më banoren. Foto: YouTubePjesë nga debati:Brikena: Mua në shumë raste me ka rënë të kem biseda…

Read More

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbrëmë miratoi një rezolutë që kërkonte një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Rezoluta u paraqit nga Ukraina dhe 45 vende të tjera, dhe 107 vende votuan pro saj, përfshirë pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së, si dhe Maqedoninë. Rusia ishte qartësisht kundër rezolutës, ndërsa Hungaria, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara votuan “abstenim”.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për 107 vendet që mbështetën Ukrainën në Kombet e Bashkuara në mbrojtje të jetës në rrjetin social “X”, dhe gjithashtu bashkëngjiti një fotografi të tabelës që tregon se cili vend votoi.”Asambleja e Përgjithshme miratoi…

Read More

Drejtori ekzekutiv i JPMorgan Chase dhe një nga bankierët më të respektuar në botë, Jamie Dimon, ka paralajmëruar se situata financiare në botë po i ngjan gjithnjë e më shumë asaj para krizës financiare të vitit 2008.Sipas Jamie Dimonit, gjendja aktuale në industrinë financiare nuk është inkurajuese. Bankieri vëren ngjashmëri me periudhën para krizës financiare të vitit 2008, kur kreditimi masiv përfundoi në katastrofë.“Fatkeqësisht, këtë e kemi parë në vitet 2005, 2006 dhe 2007 – pak a shumë të njëjtën gjë: një valë në rritje që ngre të gjitha anijet, të gjithë fitojnë shumë para”, tha Dimon gjatë një takimi…

Read More

A dëshironi të mbeteni konkurrues në treg dhe të jeni në hap me trendet e punësimit? PowerToHR është eventi që nuk duhet ta humbni për të arritur qëllimet e juaja. Samiti më i madh për Burime Njerëzore në rajon, që bashkon profesionistë HR, liderë biznesi dhe inovatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës Juglindore, por organizohet më 6 dhe 7 maj në AMC Hall Prishtina. Këtë vit vjen dy ditë me një format dinamik për t’u lidhur dhe për të ndërtuar bashkëpunime reale.100+ sesione interaktive me folës vendorë dhe globalëNë qendër të programit janë…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë.Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. “Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar- i mitur”, thuhet në raport. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Read More

Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë, janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara.Zbulimi i kësaj shume të parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë. 1 milion euro në veturë, kontrolli në kufi dhe arrestimi i të dyshuarve – gjithçka nga rasti i shpëlarjes së parave “Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar…

Read More