Author: korrektpress

Barcelona vazhdon të mbajë kontakte me përfaqësuesit e qendërmbrojtësit të Tottenham Hotspurit, Cristian Romero, megjithëse transferimi i reprezentuesit argjentinas nuk është aktualisht një nga prioritetet kryesore të klubit katalunas.Sipas gazetarit Matteo Moretto, Romero është i vendosur ta vazhdojë karrierën në Spanjë dhe do të preferonte një kalim në La Liga nëse largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Barcelona po monitoron nga afër situatën dhe vazhdon komunikimin me kampin e lojtarit, por për momentin fokusi i drejtuesve është përforcimi i reparteve të tjera të skuadrës.Raportohet se katalunasit do t’i rikthehen tregut për një qendërmbrojtës sapo të marrin vendimin përfundimtar lidhur me…

Read More

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) prezantoi Raportin Vjetor “Treguesit për shkallën e lirisë së mediave dhe Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve 2025”, i cili ofron pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi lirinë e mediave, pavarësinë profesionale dhe sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në Maqedoninë e Veriut.Raporti tregon se gjatë vitit 2025 janë shënuar disa zhvillime pozitive, ndër të cilat krijimi i regjistrit të mediave online dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të këshillave të organit rregullator të mediave dhe të RTM-së. Megjithatë, reformat thelbësore dhe harmonizimi i plotë i legjislacionit kombëtar me rregullativën e Bashkimit Evropian, përfshirë Aktin Evropian për Lirinë…

Read More

Platforma e shëndetit të grave me seli në Dubai, Hiya Healthcare, ka përdorur Erling Haaland dhe popullaritetin e tij pas Kupës së Botës për t’u shpjeguar burrave ciklin menstrual.Konkretisht, në profilin e Instagram-it të Hiya Healthcare, ata publikuan një udhëzues për burrat “që ende nuk e kuptojnë”.I titulluar “Cikli Menstrual i Prezantuar nga Haaland”, ky udhëzues shpjegon se çfarë ndiejnë gratë gjatë fazës së tyre menstruale, ku secila ndjenjë përfaqësohet nga një fotografi përkatëse nga Haaland.Shpjegohet faza folikulare, pastaj periudha e ovulacionit, si dhe faza luteale. View this post on Instagram A post shared by Hiya Healthcare (@hiyahealthcare)“Nëse gratë duhet…

Read More

Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë drejt përparimit në rrugën evropiane.“Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë qëllim”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën.“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të bëjnë përparim në…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve, M.J. dhe M.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.Vendimi është marrë nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.Sipas gjykatës, ekziston rrezik real që të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale. Në arsyetimin e aktvendimit theksohet se të dyshuarit janë shtetas të Serbisë, gjë që, sipas gjykatës, rrit mundësinë që…

Read More

Një zjarr i madh në pyje, i nxitur nga erërat e forta, ka përfshirë provincën turke Mugla, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 65 banorë dhe të boshatisin pjesërisht një spital aty pranë.Zjarri nisi në një zonë bujqësore në lagjen Bayır, por për shkak të erërave të fuqishme flakët u përhapën me shpejtësi drejt zonave pyjore, duke vështirësuar përpjekjet e ekipeve të ndërhyrjes.Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar një numër i madh forcash, përfshirë pesë avionë zjarrfikës, 12 helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse, cisterna uji dhe mjete të tjera mbështetëse. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët si nga ajri, ashtu edhe…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e hoqi nga rendi i ditës i seancës së 119-të propozim-ligjin për zbatimin e projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, i cili duhej të votohej me procedurë të shkurtuar.Propozim-ligji në fjalë është dorëzuar nga një grup deputetësh të OBRM-PDUKM-së dhe me të parashihej që Qyteti i Shkupit të themelonte një fondacion të veçantë, i cili gjatë realizimit të prokurimeve të tij për projektin Shkupi 2028 nuk do të ishte i detyruar ta zbatonte Ligjin për Prokurimin Publik. Propozuesit argumentojnë se për zbatimin e një projekti të tillë nevojitet një model i veçantë…

Read More

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur së fundmi në zyrën e tij këngëtarin e njohur shqiptar, Butrint Imeri.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peci përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ai shfaqet krah artistit.”Tjetër ‘vibe’ me Butrint Imerin”, ka shkruar kryetari në mbishkrimin e fotografisë, pa dhënë detaje të tjera rreth takimit. View this post on Instagram A post shared by Faton Peci (@pecifaton)Vizita ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, pasi nuk është bërë e ditur arsyeja e takimit mes dyshes.Megjithatë, ajo që i lidh Faton Pecin dhe…

Read More

UEFA ka reaguar sërish ndaj planeve të FIFA-s për shitjen e aksioneve të disa prej kompeticioneve të saj, përfshirë edhe Kupën e Botës, duke lëshuar një deklaratë të fortë kundër mënyrës se si, sipas saj, po menaxhohet futbolli ndërkombëtar.Në komunikatën e publikuar të mërkurën, Konfederata Evropiane e Futbollit thekson se FIFA nuk mund ta shfrytëzojë futbollin për përfitime personale apo në favor të një grupi të ngushtë njerëzish.”Sot u njohëm me afatin që FIFA u ka vendosur federatave për të mbështetur propozimin e saj, ose në të kundërtën të përballen me humbjen e pagesës së njëhershme. Vetë kjo tregon gjithçka…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Beogradit ndaj Kosovës, duke kundërshtuar publikisht një deputet të opozitës që gjatë një fjalimi iu referua Kosovës si “fqinj”.Debati u zhvillua në seancën e Kuvendit të Serbisë, pasi deputeti i “Frontit të Gjelbër”, Dobrica Veselinoviq, duke folur për sfidat me të cilat përballet Serbia dhe marrëdhëniet rajonale, përdori termin “fqinjët tanë”, duke përfshirë edhe Kosovën.Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, Brnabiq reagoi duke theksuar se ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit të Serbisë dhe përsëriti narrativën shtetërore të Beogradit, sipas së cilës Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.“Për Kuvendin…

Read More