Author: korrektpress

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është aktualisht lideri më i ri në moshë në mesin e kryetarëve të katër partive kryesore politike në vend.I lindur më 17 prill 1983, Abdixhiku është më i ri se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i lindur më 24 mars 1975, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i lindur më 8 nëntor 1963, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, i lindur më 18 janar 1970.Megjithatë, krahasimi ndryshon nëse merret parasysh mosha e liderëve në momentin kur kanë…

Read More

Pushimet verore të familjes Beckham kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ishin Romeo Beckham dhe e dashura e tij Kim Turnbull.Çifti i ri iu bashkua pjesës tjetër të familjes në një jaht luksoz, ku shijuan së bashku ditët me diell dhe një atmosferë të relaksuar.Paparacët i filmuan duke notuar dhe duke u relaksuar në kuvertë, dhe vëmendje të veçantë tërhoqën momentet pas daljes nga deti, kur Romeo dhe Kim bënë dush në kuvertën e jahtit. Çifti nuk i fshehu emocionet dhe shkëmbeu shikime të buta dhe përqafime, duke konfirmuar se po e shijonin…

Read More

Paris Saint-Germain është shumë pranë kompletimit të transferimit të Maghnes Akliouche, pasi Monaco ka pranuar ofertën e pestë të kampionëve të Francës, me vlerë 50 milionë euro, raporton L’Equipe.Dy klubet kanë arritur një marrëveshje në parim, pasi Monaco më në fund pranoi ofertën e përmirësuar të PSG-së. Megjithatë, para se transferimi të zyrtarizohet, palët duhet të finalizojnë kushtet personale dhe kontratën e lojtarit. Akliouche, 24 vjeç, zhvilloi një tjetër sezon të mirë me Monacon, duke regjistruar shtatë gola në 43 paraqitje në të gjitha garat.Paraqitjet e tij i siguruan gjithashtu një vend në përfaqësuesen e Francës për Kupën e Botës…

Read More

Mes dy gjuhëve, fjalëve që vijnë me ritme të ndryshme dhe heshtjeve që shqetësojnë prindërit, jo çdo vonesë është ajo që duket. Dallimi fshihet te mënyra se si fëmija kupton, komunikon dhe përparon.Zyla Musliu, Logopede në Psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë Tel. 045 663 774Në shumë familje shqiptare, fëmijët rriten duke dëgjuar shqipen në shtëpi dhe gjuhën e vendit pritës në çerdhe, kopsht, shkollë e shoqëri. Kur fjalët e para vonohen, kur fëmija i përzien gjuhët ose përgjigjet vetëm në njërën prej tyre, prindërit shpesh frikësohen se dygjuhësia po e pengon zhvillimin e tij.Megjithatë, jo çdo ndryshim në ritmin e…

Read More

Një ajsberg gjigant është filmuar teksa përmbysej pranë brigjeve të Grenlandës, në afërsi të qytetit bregdetar të Ilulissat, duke krijuar një pamje spektakolare dhe njëkohësisht të rrezikshme.Pamjet e regjistruara nga një dëshmitar okular tregojnë momentin kur masa e madhe e akullit humb ekuilibrin dhe rrotullohet në ujë, duke shkaktuar valë të fuqishme që u përhapën pranë vijës bregdetare të qytetit. Fenomene të tilla janë të zakonshme gjatë procesit të shkëputjes dhe zhvendosjes së ajsbergëve, por madhësia e këtij blloku akulli e bëri ngjarjen veçanërisht mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.Qyteti i Ilulissat, i vendosur në bregun perëndimor të Grenlandës, është i njohur për…

Read More

Klubi kosovar Ballkani do ta synojë përmbysjen ndaj Bohemians, në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.Pas humbjes befasuese në Irlandë, “Xhebrailat” do të provojnë ta përmbysin rezultatin me objektivin e vetëm për një avancim në fazën tjetër.Trajneri Karoglan ka zgjedhur formacionin me 11 më të mirët, ku në sistemin 4-3-3 do të kërkojë rezultat pozitiv.Formacionet zyrtare:Ballkani: Golubovic, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso; Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni, Giovanni, Serebe, Engjëll Bohemians: Girard-Walters, Power, Hickey, Todd, Fiores, Mullen; Vaughan, McDonnell, Devoy, Tierney; James-Taylor.Përndryshe, përballja do të nisë nga ora 20:00./Telegrafi/

Read More

“Në shekullin XXI të ndodhë ndotje e ujësjellësit me baktere koliforme është e barabartë me katastrofë. Raste të tilla zakonisht shfaqen gjatë përmbytjeve ose fatkeqësive të tjera natyrore. Të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi duhet të japin llogari”, deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Trajanovski, në edicionin informativ të Televizionit 24, duke theksuar se rasti i Gostivarit tregon mungesë serioze të funksionimit të pushtetit aktual dhe komunikim të dobët institucional.“Kur flasim për Gostivarin, duhet të jemi të qartë: përgjegjësia duhet të jetë nga maja e pushtetit e deri poshtë. Nuk e amnistojmë as vetëqeverisjen lokale, por përgjegjësia kryesore bie mbi partinë…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si “të gabuar, të pavend dhe të pakohë” nismën për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, i cili ka si pikë të vetme të rendit të ditës shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.Në fjalimin e tij para delegatëve, Abdixhiku tha se kjo nismë vjen në një moment të ndjeshëm për vendin dhe për partinë.“E konsideroj të tillë sepse vjen në mënyrë të njëanshme, të ndjeshme për vendin, përcaktuese për partinë tonë”, ka deklaruar Abdixhiku.Ai tha se procesi është i parakohshëm, pasi vjen vetëm disa muaj pas Kuvendit të…

Read More

Këngëtarja Shania Twain foli për menopauzën dhe kritikat për pamjen e saj në një intervistë për People, duke thënë se ka mësuar të pranojë ndryshimet e trupit të saj dhe të vendosë mirëqenien e saj në vend të parë.Twain tha se menopauza ishte një faktor që kontribuoi në incidentin e vitit 2019, kur ajo u lëndua gjatë një shfaqjeje në Las Vegas dhe u desh të nxirrej nga skena.Ajo deklaroi se më pas këputi dy muskuj në kofshë dhe problemi u përkeqësua më tej nga dehidratimi, marrja e pamjaftueshme e ujit, proteinave dhe kripës dhe mungesa e përshtatjes me klimën…

Read More

Mercedes-Benz e ka përditësuar plotësisht GLA-në për vitin 2028. Crossover-i kompakt i nivelit fillestar i prodhuesit të automjeteve krenohet me më shumë sesa thjesht një dizajn të ri; ai gjithashtu paraqet disa ndryshime rrënjësore brenda dhe nën kapakun e motorit.Mercedes do ta ofrojë GLA-në në dy versione, elektrike dhe hibride, me dy variante elektrike në dispozicion. GLA 250+ elektrike prodhon 268 kuaj fuqi, ndërsa GLA 350 4Matic Electric prodhon 349 kuaj fuqi. GLA më e nxehtë mund të arrijë 60 milje në orë në 5.3 sekonda. Prodhuesi i automjeteve thotë se EV ka një autonomi deri në 657 kilometra, por…

Read More