Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur së fundmi në zyrën e tij këngëtarin e njohur shqiptar, Butrint Imeri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peci përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ai shfaqet krah artistit.
“Tjetër ‘vibe’ me Butrint Imerin”, ka shkruar kryetari në mbishkrimin e fotografisë, pa dhënë detaje të tjera rreth takimit.
Vizita ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, pasi nuk është bërë e ditur arsyeja e takimit mes dyshes.
Megjithatë, ajo që i lidh Faton Pecin dhe Butrint Imerin është origjina e tyre e përbashkët. Të dy janë nga Mitrovica, qytet që vazhdon të nxjerrë emra të njohur në fusha të ndryshme, përfshirë muzikën dhe jetën publike.
Butrint Imeri mbetet një nga artistët më të suksesshëm të skenës shqiptare, ndërsa së fundmi ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore dhe koncerte të shumta, duke ruajtur statusin si një prej emrave më të pëlqyer të publikut. /Telegrafi/
