Author: korrektpress

Policia në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka “arrestuar” një dele që po endej në rrugët pranë Konstanz. Kafsha ishte arratisur nga kopeja e saj të hënën dhe disa shoferë njoftuan autoritetet. Në fillim, oficerët e ndoqën delen me këmbë, pasi ajo u largua sapo i pa. Më pas, ata arritën ta kapnin dhe, për ta parandaluar arratisjen, e vendosën në makinën e patrullës. Në fund, bariu e mori dhe e ktheu në kopenë e saj. Policia tha se situatat e pazakonta kërkojnë masa të pazakonta. /Telegrafi/

Read More

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin italian, Enzo Maresca, me njoftimin që ka ardhur gjatë ditës së sotme (e enjte).Chelsea ka pasur një sezon të përzier deri më tani, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë, vetëm dy pikë larg vendit të katërt.Në javët e fundit, Maresca ka pranuar gjithashtu se nuk ndihet i mbështetur nga klubi dhe tani gjërat duket se po arrijnë kulmin.Kështu, gjatë ditës së sotme (e enjte), Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët e trajnerin italian.“Klubi i Futbollit Chelsea dhe trajneri kryesor Enzo Maresca janë ndarë”, thuhet në…

Read More

Receta e thjeshtë që mund të ndihmojë kundër fryrjes dhe kapsllëkutVaktet e bollshme festive shpesh çojnë në probleme me tretjen, si kapsllëku, që mund t’ua prishë ndjeshëm ditët e festave. Ndërsa shumë njerëz kthehen gradualisht te ushqimi i zakonshëm, një mjek propozon një mënyrë të thjeshtë dhe natyrale për të lehtësuar shqetësimet e stomakut.Pije për tretje më të mirëDr. John Valentine, i njohur në rrjetet sociale si @healthylifesage, ka shpjeguar në detaje një pije që mund ta provoni për të përmirësuar tretjen dhe për të reduktuar fryrjen dhe kapsllëkun, shkruan Index.hr.Përgatitja, sipas tij, është shumë e thjeshtë: “Zieni një filxhan…

Read More

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i…

Read More

MPB njofton se mbrëmë është gjetur një person i vdekur në një stacion autobusi.”Më 01.01.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Shkup raportoi se një person i ndjerë mashkull pa dokumentacion, me shumë gjasa i pastrehë, është gjetur në një stacion autobusi në zonën e Qendrës.Një mjek ka konfirmuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”./Telegrafi/

Read More

Minimalizëm, shkëlqim dhe elegancë që flasin vetëMelania Trump u shfaq në festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago me një paraqitje që menjëherë u kthye në temën kryesore të mbrëmjes. Pa asnjë teprim, stili i saj ishte mishërim i shkëlqimit festiv, por në atë mënyrë të përmbajtur dhe të sofistikuar për të cilën ajo njihet prej vitesh.Në qendër të vëmendjes ishte fustani i argjendtë me gjatësi mesatare, një model që njëkohësisht rrezaton elegancë moderne dhe hijeshi të përjetshme. Pikërisht ky kombinim bëri që përzgjedhja e saj të vazhdojë të përmendet edhe pasi dritat e festës u shuan. Fustani që bashkon…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndërmarrë dy veprime të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, duke asgjësuar një sasi të madhe mishi pule dhe duke njoftuar për prani të një substance të dëmshme në një produkt kafeje.Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, në kuadër të kontrollit zyrtar dhe me kërkesë të kompanisë APETIT Sh.p.k. nga Vushtrria, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.“Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kilogramë mish pule është asgjësuar në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi…

Read More

Netflix përjetoi përsëri një bllokim të sistemit, këtë herë menjëherë pas publikimit të episodit të fundit të “Stranger Things”, duke e bërë shikimin e finales së shumëpritur një përvojë frustruese për një numër të madh fansash në të gjithë botën.Seriali “Stranger Things” përfundoi më në fund në prag të Vitit të Ri, pas pesë sezonesh që u transmetuan gjatë pothuajse një dekade.Episodi i fundit i sezonit të pestë, i titulluar “Kapitulli Tetë: Ana e djathtë lart”, u publikua në orën 5 pasdite sipas orës PT, por menjëherë pas kësaj, platforma e Netflix ndaloi së funksionuari siç duhet.Një numër shikuesish raportuan…

Read More

Lionel Messi nuk ka më nevojë të dëshmojë aftësitë e tij në fushë, por vazhdon të tregojë se është një fenomen i padiskutueshëm.Ylli argjentinas, që shkëlqen me Inter Miamin dhe mbetet një referencë absolute në futbollin botëror, poashtu vazhdon të dominojë edhe jashtë fushës. Sipas Forbes, Messi arriti të fitonte 130 milionë dollarë në vitin 2025, duke e pozicionuar si futbollistin e dytë më të paguar në botë, vetëm pas Cristiano Ronaldos, i cili kryeson me një shifër të jashtëzakonshme prej 280 milionë dollarësh. Të ardhurat e Messit përfshijnë pagën sportive dhe marrëveshjet komerciale që ai ka zhvilluar gjatë viteve,…

Read More

Një Airbus A380 i Emirates që fluturonte nga Londra për në Dubai bëri një kthim në Heathrow menjëherë pas ngritjes në natën e Vitit të Ri për shkak të një problemi teknik, konfirmoi linja ajrore.Fluturimi EK002 i Emirates, që operonte nga Heathrow i Londrës (LHR) për në Dubai, u nis në orën 13:40 më 31 dhjetor 2025, por u kthye menjëherë pas ngritjes pas një defekti teknik të raportuar. Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Heathrow, dhe pasagjerët dhe ekuipazhi zbritën pa incidente.Në një deklaratë për Gulf News, Emirates tha: “Fluturimi EK002 i Emirates u nis nga Londra…

Read More