Author: korrektpress

Një dron goditi një anije cisternë për ruajtjen e gazit në pronësi të një kompanie amerikane në portin mesdhetar të Damietës në Egjipt, duke shkaktuar një zjarr që u përhap edhe në një anije tjetër, raportoi të mërkurën kompania britanike e sigurisë detare Ambrey.Sipas tre burimeve tregtare të njohura me incidentin, objektivi i sulmit ishte njësia lundruese për ruajtjen dhe rigazifikimin e gazit natyror të lëngshëm (FSRU) Energos Winter. Flakët më pas përfshinë edhe anijen Gaslog Salem, e cila ndodhej pranë saj, shkruan reuters.Dy burime të sigurisë thanë se vlerësimet paraprake tregojnë se shpërthimi ka shumë gjasa të jetë shkaktuar…

Read More

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, është bërë pjesë e një momenti humoristik gjatë një vizite në një shtëpi kujdesi, kur një banor nuk e kuptoi menjëherë se kush ishte personi që kishte përballë.Gjatë prezantimit, Burnham iu drejtua banorit duke i thënë “Kënaqësi që ju takova. Unë jam Andy”.Banori e pyeti nëse ishte Andrew, një kandidat lokal, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit. Pasardhësi i Starmer dhe kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar në 10 vjet, kush është Andy Burnham? Burnham u përgjigj me humor se kishte qenë kandidat vetëm disa javë më parë, por tani…

Read More

Tragjedi në Shkodër: Nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbin jetën nga zjarri që përfshiu banesënNjë ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonin.Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe forcat zjarrfikëse.Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën shtetasja me inicialet B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, njëri…

Read More

Roberto Mancini ka deklaruar se synimi i tij është ta rikthejë Italinë në elitën e futbollit botëror, pasi u emërua sërish përzgjedhës i kombëtares italiane.Pas një kërkimi intensiv për zëvendësuesin e Gennaro Gattusos, Federata Italiane e Futbollit konfirmoi të martën rikthimin e Mancinit në stolin e “Azzurrëve”.Gjatë javëve të fundit, emra të njohur si Pep Guardiola, Carlo Ancelotti dhe Andrea Pirlo u përfolën për këtë post. Madje, marrëveshja me Pirlon thuhet se dështoi në momentet e fundit, duke i hapur rrugën rikthimit të Mancinit.Tekniku italian drejtoi kombëtaren nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë në të cilën fitoi Kampionatin…

Read More

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël – Prishtinë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 17:54.“Me datë 29.07.2026, rreth orës 17:54, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Duhël, në drejtim të Prishtinës”, tha Ejupi.Sipas saj, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.“Të përfshirë në aksident janë një kamion dhe dy vetura, ndërsa raportohet për shtatë persona të…

Read More

Qytetarët këtë vit do të kenë një fundjavë të zgjatur me rastin e festës së madhe shtetërore Ilindeni – Dita e Republikës.Meqë 2 Gushti bie të dielën, në përputhje me Ligjin për Festat, e hëna, 3 gusht, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.Kështu, të punësuarit do të kenë tri ditë radhazi pushim – të shtunën, të dielën dhe të hënën, që për shumë prej tyre do të jetë mundësi për një pushim të shkurtër ose udhëtim.Ilindeni është një nga festat më të rëndësishme shtetërore, me të cilën shënohen Kryengritja e Ilindenit e…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Selin, ka komentuar së fundmi intervistën që Brikena Selmani zhvilloi me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke kritikuar si pyetjet e moderatores, ashtu edhe mënyrën e moderimit.E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u ndal te momenti kur Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdonin ende të flisnin për të edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në reality show.Sipas Selinit, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijojë bindjen se gjithçka sillet rreth një personi.”Është në rregull kur e vetëvlerëson veten tënde, por njeriu duhet të qëndrojë…

Read More

Franca ka vendosur të dëbojë Ksenia Fedorovan, ish-drejtuese e medias ruse të financuar nga Kremlini RT France, duke e akuzuar se aktivitetet e saj përbëjnë kërcënim për interesat themelore të vendit dhe rendin publik.Ministria e Brendshme franceze deklaroi se veprimtaria e Fedorovës ka ndikuar në përhapjen e mesazheve që konsiderohen të dëmshme për sigurinë dhe interesat kombëtare të Francës.Pas mbylljes së RT France pas sanksioneve evropiane ndaj mediave ruse, Fedorova vazhdoi aktivitetin e saj publik dhe u bë një nga figurat më të njohura pro-ruse në skenën mediatike franceze. Ajo ka qenë një e ftuar e rregullt në televizionin CNews,…

Read More

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Vetëm gjashtë ditë pasi prezantoi Elliot Andersonin si transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, kampionët anglezë po përshpejtojnë përpjekjet për të transferuar talentin maroken Ayyoub Bouaddi.Mesfushori 18-vjeçar tërhoqi vëmendjen e botës me paraqitjet e tij të shkëlqyera me Marokun në Kupën e Botës, ku ndihmoi kombëtaren të arrinte deri në çerekfinale. Ai kishte treguar potencialin e tij edhe më herët, kur luajti në fitoren e Lilles ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve pikërisht në ditëlindjen e tij të 17-të.Lille e vlerëson Bouaddin me rreth 100 milionë…

Read More

Chevrolet po përballet me një problem të pazakontë te modeli i saj sportiv Corvette ZR1, pasi disa pronarë kanë raportuar dëmtime të bojës të shkaktuara nga krahu i madh i pasmë aerodinamik.Problemi lidhet me paketën ZTK Performance Package, e cila është krijuar për përdorim në pistë dhe për të rritur stabilitetin e automjetit në shpejtësi të larta. Krahu i pasmë prej fibrash karboni gjeneron një forcë të madhe shtypëse (downforce), duke e mbajtur makinën më të ngjitur me asfaltin, por në raste të caktuara kjo forcë po shkakton dëmtime në karroceri.Sipas raportimeve, presioni i krijuar nga krahu i pasmë mund…

Read More