Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë për RTV21 ka folur për projektet dhe ndryshimet që pritet të bëhen në kryeqytet gjatë vitit 2026.Ai theksoi se Komuna po shqyrton masa të reja për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit të automjeteve, përfshirë edhe vendosjen e një pagese për hyrjen në qytet.“Kush hyn me veturë në Prishtinë do ta paguajë 1 euro. Tash i kemi në përfundim këto ditë edhe emërimin, edhe finalizimin e projektit për unazën e brendshme. Jemi duke analizuar edhe mundësinë për një taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës, pra për makinat…

Read More

Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësvd sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal.Sipas tij, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit.Chikli theksoi se marrëdhëniet mes Sirisë dhe organizatave ekstremiste janë të ngushta dhe se një konflikt i hapur mes Izraelit dhe Sirisë nuk është më çështje nëse, por kur, duke paralajmëruar për një mundësi reale për përplasje ushtarake në të ardhmen e afërt.Israeli Minister Amichai Chikli:The Syrian President is a member of…

Read More

Pas transmetimit të klipit ku shfaqeshin momentet e afërta mes tyre, Elijona pranoi se ka simpati ndaj Klodit. Ajo deklaroi: “Kam simpati, s’po e mohoj, është djalë i mirë. Të mirat s’mundem t’ia humb”.Nga ana tjetër, Klodi tha se që nga fillimi ka qëndruar pranë Elijonës: “Është vajzë e mirë. Imazhet kanë ndodhur sepse ishte duke u ndjerë keq, dhe unë kam qëndruar afër saj”. BBVK/YouTubeAi shtoi gjithashtu se ka një situatë të hapur jashtë shtëpisë dhe se brenda Big Brother VIP Kosova nuk është këtu për një lidhje romantike.Ky moment ka nxitur reagime të shumta nga publiku dhe ka…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 shkallë të Rihterit ka ndërprerë konferencën për shtyp të presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila po zhvillohej në Mexico City. Në momentin kur u aktivizua sistemi i paralajmërimit për tërmete, presidentja së bashku me gazetarët u detyruan të largohen menjëherë nga salla.Pas stabilizimit të situatës dhe verifikimeve të sigurisë, Sheinbaum u kthye në sallë dhe vazhdoi konferencën për shtyp.Sipas autoriteteve, tërmeti me magnitudë 6.5 është regjistruar në jug të vendit. Raportet paraprake tregojnë se nuk ka viktima dhe as dëme serioze materiale.Megjithatë, në kryeqytet janë raportuar 12 persona të lënduar, konfirmoi kryetarja…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës jashtë vendit.Sipas KQZ-së, deri më tani janë procesuar 24 nga gjithsej 40 vendvotime, që përbëjnë rreth 60 për qind të totalit të votave nga misionet diplomatike.Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm edhe në këtë kategori votimi, duke marrë shumicën dërrmuese të votave të numëruara deri tani.Rezultatet aktuale nga votimi diplomatik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 87.01% apo 5,915 votaPartia Demokratike e Kosovës (PDK) – 5.62% apo 382 votaLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 4.80% apo 326 votaAAK…

Read More

Gjatë spektaklit u shfaq një klip i Elijonës dhe Klodit, ku u zbuluan detaje nga ajo që ka ndodhur mes dyshes ditët e fundit, përfshirë momente që publiku nuk i kishte parë më herët.Në pamje u vu re një afrimitet i madh mes tyre, kryesisht nga ana e Elijonës, e cila shihej duke e përqafuar dhe kafshuar Klodin. Megjithatë, ishte Klodi ai që vendosi kufij, duke u treguar më i rezervuar në raportin mes tyre. BBVKNga ana tjetër, Elijona dukej se po i hapte rrugë një afrimi më të madh, madje duke i shkuar Klodit edhe në krevat, gjë që…

Read More

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë.Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh optimist se ish-krerët do të lirohen në pranverë.“Besoj që në pranverën e hershme do të kemi rezultate pozitive sidomos pas dëshmive të dëshmitarëve kyq si Rubin, Clark e Hill”, u shpreh Kastrati.Avokati tjetër, Skendër Musa, u shpreh se dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë më të fuqishëm e më kredibil teksa për dëshmitarët e prokurorisë u shpreh se kanë qenë të përgatitur nga autoritetet serbe dhe UNMIK-u.“Ka qenë një proces i rëndë e sfidues jo vetëm për…

Read More

Spektakli i natës së sotme nisi me tensione të forta, si pasojë e ngjarjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Prime-i u hap me transmetimin e një klipi ku shfaqej debati i ashpër mes Fjollës dhe Labit, debat që ka shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë.Gjatë përplasjes, Labi bëri një deklaratë shumë të rëndë, duke thënë se Fjolla ka ndarë burrë nga familja, fjalë që u konsideruan të papranueshme dhe tejkalim i çdo kufiri të lojës. Kjo deklaratë solli menjëherë reagime të forta nga opinionistët e mbrëmjes, Valdrin Sahiti dhe Olta Gixhari.Valdrin Sahiti reagoi ashpër, duke…

Read More

Prefekti i Qarkut Shkodër ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.‘Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar shefin e inteligjencës, Kyrylo Budanov, si shefin e ri të stafit të tij, pak më shumë se një muaj pasi ndihmësi i tij i mëparshëm i lartë dha dorëheqjen për shkak të një debati për korrupsion.“Në këtë kohë, Ukraina ka nevojë për një fokus më të madh në çështjet e sigurisë”, tha Zelensky.Budanov, 39 vjeç, deri më tani ka drejtuar inteligjencën ushtarake Hur, e cila ka marrë përsipër një numër sulmesh shumë efektive kundër Rusisë.Por, çfarë po shkruajnë mediat perëndimore për shefin e inteligjencës ukrainase Budanov, i cili do të bëhet kreu i ri…

Read More