Author: korrektpress

Kompania e teknologjisë nga Korea e Jugut, Samsung, ka njoftuar se planifikon të bëhet e para që do të integrojë Google Photos në mënyrë origjinale në televizorët e saj.Qëllimi është që Google Photos të funksionojë natyrshëm me Vision AI Companion, asistentin e përmirësuar të Samsung-it, duke e përdorur aplikacionin e fotografive si pjesë të përvojës së përditshme në TV. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të eksplorojnë bibliotekat e tyre të fotografive në ekranin e madh të televizorit.Samsung thotë se përdoruesit do të kenë tre mënyra të reja për të shfaqur përmbajtjen e tyre: “Memories” – shfaq histori të kuruara të…

Read More

Në një konferencë një-orëshe për shtyp, presidenti amerikan, Donald Trump dha detaje mbi sulmin e mëngjesit ndaj Venezuelës. Ai tha se SHBA-ja do të “drejtojë” vendin deri në një kalim të duhur të pushtetit dhe se kompanitë amerikane të naftës do të fillojnë të gjenerojnë fitime për Venezuelën. Ja një përmbledhje e shpejtë e gjërave më të rëndësishme që mësuam nga fjalimi i liderit amerikan, raporton skynews. Publikohet fotoja e parë e Maduros me duar të lidhura – do të transferohet drejt SHBA-së SHBA-ja do të drejtojë VenezuelënDonald Trump tha se SHBA do të “drejtojë” Venezuelën deri sa të ndodhë…

Read More

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin, thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka tentuar të fitojë favore prej administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, por pa shumë sukses. Sipas Serwerit, një nga përpjekjet më të njohura ishte lidhja me ndërtesën “Shtabit të Përgjithshëm” të ushtrisë, që Vuçiq dëshironte t’ia shiste dhëndrit të Trumpit, Jared Kushnerit, por blerja nuk u realizua, duke treguar se Beogradi nuk mund të “shesë” ndikim politik aq lehtë, raporton danas.“Nuk jam i njohur me qëndrimin e Kushnerit. Por, duket se Vuçiq në njëfarë mënyre ka ofenduar administratën e Trumpit, gjë që sipas mendimit tim është…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, e cila u largua vullnetarisht nga shtëpia e BBVK, ka folur për raportet me banorët edhe pas daljes nga gara.Gjatë një interviste në emisionin “Big Talk”, Sasa komentoi lojën e Elijonës, duke e përshkruar si një lojtare të zgjuar dhe strategjike. “Për moshën që e ka – dhelpër dinake, di shumë mirë si ta bëjë lojën dhe si me e përdor secilën situatë”, tha ajo.Deklarata e Sasës nxori në pah aftësitë taktike të Elijonës dhe tregoi vlerësimin që ish-banorja ka për konkurrentët edhe pas largimit nga shtëpia e Big Brother. /Telegrafi/ -…

Read More

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se klubi do të bëjë gjithçka të mundur për ta rikthyer Kylian Mbappen në kohë për Superkupën e Spanjës, pavarësisht dyshimeve të mëdha rreth gjendjes së tij fizike.Sulmuesi francez po vuan prej disa javësh nga një lëndim në gju, ndërsa në fund të dhjetorit u diagnostikua zyrtarisht me problem në ligament. Afati i rikuperimit prej rreth tre javësh e ka vënë seriozisht në pikëpyetje paraqitjen e tij në Superkupë.Pas ndeshjes ndaj Real Betisit, madrilenët do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite, ku më 8 janar do të përballen me Atletico Madridin në gjysmëfinale.…

Read More

Përveç Shkupit, Kumanova dhe Tetova janë komunat në të cilat po lançohet “Safe City”, sistemi elektronik për zbulimin e shkeljeve të trafikut. Në Kumanovë kamerat në fjalë janë në instalim e sipër. Të njejtat tashmë janë instaluar në disa pjesë të qytetit. Periudha e testimit është duke vazhduar, por sistemi nuk është ende plotësisht aktiv.Duke filluar nga hyrja e Kumanovës, kamerat “Safe City” janë instaluar tashmë përgjatë dy bulevardeve kryesore, zonës qendrore dhe rrugëve rajonale.Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme njohton se instalimi i kamerave në Kumanovë nuk është përfunduar ende plotësisht.“Po punojmë për zbulimin e pikave kritike ku do…

Read More

Një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën këtë të shtunë, më 3 janar, në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e lumit gjatë një tentative për ta kaluar atë.“Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.”, bën me dije policia.Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.Autoritetet po…

Read More

Një moment i tensionuar ndodhi mes banoreve Bia dhe Benita në Big Brother VIP Kosova. Gjatë një debati, Bia shpërtheu duke i thënë Benitës: “Ti je e vetmja që nuk lahesh, askush s’të ka parë duke u larë”.Benita u mbrojt menjëherë dhe i përgjigjej: “Çfarë shembulli të marrim nga ti, në vaskë duke u fërkuar? Publiku me ty nuk merret”.Komente të shumta nga publiku reaguan me humor ndaj situatës, duke theksuar se Bia është shumë e sinqertë dhe direkt në fjalët e saj.Publiku reagoi me humor në komentet e tyre, duke vlerësuar sinqeritetin e Bias dhe kthyer përplasjen në një…

Read More

Rrjeti kabllor amerikan, CNN ka prezantuar tre skenarë të mundshëm për të ardhmen e Venezuelës pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga forcat speciale amerikane Delta Force. Arrestimi i liderit autoritar ndodhi gjatë orëve të para të ditës së sotme në rezidencën presidenciale në Caracas, kryeqytetin e vendit. Sipas raportimeve, Maduro pritet të transferohet në New York, ku do të përballet me akuza të rënda, përfshirë akuzat për narkoterrorizëm.Mediat amerikane tashmë po analizojnë pasojat që mund të ketë këtë veprim për skenën politike dhe institucionale të Venezuelës, duke identifikuar tre rrugë kryesore që mund të ndiqen:1. Tranzicioni kushtetues Në këtë…

Read More

Arsenali ka shënuar fitore në udhëtim te Bournemouth, në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën Premier.“Topçinjtë” triumfuan me rezultat të ngushtë 2-3, sfidë që rezultoi të jetë mjaftë e baraspeshuar.Evanilson zhbllokoi epërsinë për vendasit pas vetëm 10 minutave lojë pas një aksioni të shpejtë.Sidoqoftë, Arsenali u përgjigj menjëherë. Ishte qendërmbrojtësi Gabriel që realizoi pas një harkimi për 1-1 (16’).Arsenal ishte skuadër më e mirë në pjesën e dytë dhe shpejtë e përmbysën epërsinë. Declan Rice realizoi pas një asistimi fantastik të Martin Odegaard (54’).I njëjti pastaj edhe vulosi fitoren me një finalizim të bukur pas asistimit të Sakas (71’).E…

Read More