Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e Tregut të Veturave dhe Poligonit për Auto-Shkolla, dy projekte që synojnë rregullimin dhe modernizimin e një sektori që për vite ka funksionuar pa infrastrukturë të përshtatshme.Sipas njoftimit, këto investime do të sjellin më shumë rend, siguri dhe standarde më të larta, duke krijuar kushte më të mira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset që operojnë në këtë fushë.Projekti për Tregun e Veturave dhe Poligonin për Auto-Shkolla pritet të ndikojë në organizimin më efikas të aktiviteteve, përmirësimin e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e…

Read More

Dy persona janë arrestuar në Podujevë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 00:10.Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 18.22 gramë substancë narkotike, një thikë, një peshore, dy bluarës, dy pako me letra për mbështjellje dhe tre telefona mobilë.Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Read More

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku është rrethuar me shirit sigurie moteli “Jezero”.Për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se Policia është duke asistuar në këtë aksion, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse.Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi.Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit e objektit që…

Read More

Rio Ferdinand ka rrëfyer se kur njohu bashkëshorten e tij, Kate Ferdinand, nuk kishte ndërmend të niste një lidhje të re, e aq më pak të kishte fëmijë të tjerë. Ish-futbollisti anglez, 47 vjeç, tha se pas humbjes së gruas së tij të parë, Rebecca, me të cilën kishte tre fëmijë, mendonte se familja e tij ishte e plotë.Në episodin më të fundit të podcast-it “Blended”, Rio tregoi se fillimisht nuk donte më fëmijë, por ndryshoi mendim sepse ishte dashuruar me Katen dhe e kuptoi se ajo dëshironte të bëhej nënë. View this post on Instagram A post shared by…

Read More

Një mësues joge që jeton në Vietnam i vuri aftësitë e tij në provën përfundimtare duke kryer 86 pompa nën ujë me vetëm një frymëmarrje të vetme.Kamal Kaloi, 38 vjeç, me origjinë nga India, tha se stërvitja e tij në kalistenikë dhe mbajtjen e frymëmarrjes e përgatitën atë për përpjekjen e tij në një pishinë në Ninh Binh.”Kisha një pasion për të bërë diçka ndryshe që nga fillimi. Sa herë që shihja dikë që kishte vendosur një rekord ose kishte arritur diçka të tillë, gjithmonë frymëzohesha prej tyre”, tha ai për Guinness World Records .”Kur vendosa rekordin tim të parë…

Read More

Bentley ka publikuar tjera pamje paralajmëruese për Torcal, SUV-in e tij të parë plotësisht elektrik, i cili do të prezantohet zyrtarisht më 23 shtator në Londër.Modeli i ri ruan elementet tradicionale të markës, si grila me motiv diamanti.Në kabinë bie në sy një ekran i madh i lakuar me prekje, i ngjashëm me atë që pritet të përdorë edhe Porsche Cayenne EV, pasi të dy modelet do të ndajnë të njëjtën platformë teknologjike. – YouTube www.youtube.com Ndryshe nga Porsche, Torcal do të ofrojë më shumë kontrolle fizike, përfshirë një buton të madh rrotullues, duke ruajtur një qasje më praktike dhe…

Read More

Partia Liberale Demokratike (PLD) dënon ashpër, siç thonë ata, vendimin e turpshëm dhe skandaloz të Qeverisë për të emëruar ish-zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, si të Dërguarin e ri Special në Bashkimin Evropian.Sipas partisë, ky emërim është një shuplakë e drejtpërdrejtë, një nënvlerësim i hapur dhe një pështymë e vërtetë në fytyrën e të gjithë qytetarëve të ndershëm që luftojnë për të mbijetuar çdo ditë.“Qeveria ka dëshmuar edhe një herë se nuk ka as ndjenjë as turp kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave publike dhe shpërndarjen e pozicioneve fitimprurëse ose fiktive. Qytetarët ende e kujtojnë se si…

Read More

Për të tretin vit radhazi, Ujë Mokne njofton me krenari vazhdimin e partneritetit të suksesshëm me festivalin më të madh të muzikës në rajon, Sunny Hill Festival. Aty ku muzika, arti dhe rinia bëhen bashkë, Ujë Mokne do të jetë sërish i pranishëm për të siguruar që çdo moment të shoqërohet me freskinë dhe vitalitetin e natyrës sonë. Ndërsa festivalet e përmasave të tilla kërkojnë energji të pashtershme për ditë të tëra plot vallëzim dhe emocione të forta, hidratimi kthehet në elementin më jetik të përvojës. Me origjinë nga thellësitë e paprekura të maleve, Ujë Mokne sjell ekuilibrin e përsosur…

Read More

Mesfushori me tipare sulmuese i Manchester Cityt, Claudio Echeverri, i është ofruar Milanit kohëve të fundit, kur afati kalimtar veror po nxehet.Sipas mediumit italian Calciomercato, mesfushori sulmues argjentinas i është ofruar së fundmi Rossonerëve.Klubi i Serie A është në kërkim të një organizatori të ri, dhe Echeverri ka karakteristikat që u nevojiten.Argjentinasi është gati për një tjetër sezon huazimi pasi kaloi sezonin e kaluar te Bayer Leverkusen dhe Girona. Ai dëshiron të kthehet te River Plate, por City preferon që ai të kalojë një tjetër sezon në Evropë. Milani është kontaktuar nga ndërmjetës të cilët i kanë njoftuar ata për…

Read More

Ministri në detyrë i Punës, Andin Hoti ka bërë të ditur se me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese ka marrë vendim që nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale.Hoti thekson se kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren.“Njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, do të iniciojmë forcimin e koordinimit ndërinstitucional,…

Read More