Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit nga shtetas të Serbisë, të regjistruara më 21 shkurt, në Kamenicë dhe Leposaviq.Sipas raportit 24-orësh, rasti i parë është regjistruar rreth orës 12:30 në Novosellë të Kamenicës, ku njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas serb, me një pasagjer po ashtu mashkull. Të dyshuarit dyshohet se kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare. Në automjet janë gjetur katër fellne me goma, pa dokumentacion për prejardhjen e mallit, i cili është dorëzuar në…

Read More

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale dhunim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin shtesë 24-orësh.Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 shkurt rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar më 21 shkurt, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës, femër kosovare. Raportohet e zhdukur një e mitur në Pejë Viktima ishte raportuar dy ditë më parë nga familjarët e saj si person i zhdukur.Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/

Read More

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, bëri thirrje për qetësi pas humbjes 2-1 ndaj Osasuna, duke theksuar se ruan besim të plotë te lojtarët e tij.Duke folur për mediat pas ndeshjes në La Liga, Arbeloa nënvizoi se rezultati nuk duhet të ketë ndikim psikologjik në skuadër.“Shpresoj që humbja të mos na ndikojë mendërisht – pas katër ditësh duhet të luajmë përsëri”.”Një ekip e tregon forcën e tij në momente të vështira. Unë besoj fuqimisht te lojtarët e mi dhe në punën që po bëjnë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, deklaroi ai. Arbeloa iu referua ndeshjes së dytë të…

Read More

Dy persona janë arrestuar në Podujevë nën dyshimin se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shkurt rreth orës 00:09 në rrugën Met Podujeva, ku dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kundërshtuar kontrollin policor derisa ndodheshin në veturë, në prani të tre dëshmitarëve.Gjatë incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa edhe të dyshuarve u është ofruar ndihmë mjekësore në stacion policor.Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lidhur me…

Read More

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 nuk ndalen, dhe këtë herë protagonistë janë Selin dhe Rogerti. Konflikti shpërtheu kur Rogerti i drejtoi Selin një pyetje provokuese: “Ku e ke babin?”, duke shtuar më pas komente që banorja i konsideroi të papërshtatshme.“Mbaj përgjegjësi për pjesën time. Por jam akoma e shokuar nga reagimi i burrave të tjerë. I kam thënë Rogertit: ‘Selin ka njerëz jashtë’. Sa herë do bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh? Ky është i fiksuar me mua, s’ka mundësi. Është e pamundur ta injorosh”, u shpreh ajo.Ndërsa Rogerti mohoi akuzat, duke thënë se…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se do të dërgojë një varkë spitalore në Grenlandë, ishullin Arktik dhe territorin danez që ka kërkuar ta marrë.”Duke punuar me Guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një varkë spitalore të shkëlqyer në Grenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk po kujdesen atje. Është duke ardhur”, postoi presidenti në mediat sociale së bashku me një ilustrim të anijes spitalore detare USNS Mercy.Nuk është e qartë se për çfarë po i referohej Trump në postimin e tij. Grenlanda dhe Danimarka kanë sisteme kujdesi shëndetësor…

Read More

Edhe pse Shën Valentini ka kaluar, filmat romantikë mbeten një zgjedhje ideale për ata që duan histori ndryshe nga klishetë klasike të dashurisë. BBC ka përzgjedhur 12 filma romantikë alternativë – nga animacionet prekëse te dramat e errëta dhe romancat jokonvencionale – që ia vlen t’i shikoni në çdo kohë. Up (2009) – Screenshot/BBCUp (2009) Historia e dashurisë mes Carl dhe Ellie, e treguar në minutat e para të filmit, është një nga momentet më prekëse në animacion. Edhe pse filmi vazhdon me aventurë dhe humor, janë ëndrrat e përbashkëta të çiftit dhe humbja e tyre që i japin “Up”…

Read More

Vendimi për ndryshim orari për shkak të Ramazanit në shkollat e kryeqytetit, ka nxitur reagime të ndryshme. Komuna e Prishtinës thotë se ndryshimi u bë me kërkesë të prindërve dhe pa i prekur orët mësimore. Por jo të gjitha shkollat kanë mundur ta zbatojnë këtë riorganizim, ndërsa ekspertë të arsimit dhe juristë kanë qëndrime të ndara për aspektin ligjor dhe kushtetues të vendimit.Nga e premtja, Drejtoria Komunale e Arsimit në kryeqytet ka ndryshuar orarin e procesit mësimor, për shkak të muajit të Ramazanit. Mësimi nis e përfundon më herët. Më këtë vendim mësimi nis në orën 07:30, shkurtohet koha e…

Read More

Në Kosovë sot mund të blesh ilaçe edhe përmes një klikimi në rrjetet sociale nga persona, të cilët pos që nuk iu dihet adresa, nuk kanë as përgjegjësi e as autorizime për të tregtuar me produkte, të cilat ata i shesin shpesh online dhe i dërgojnë tek klientët përmes postës.Kjo, po e bën një paralele të tregtimit të produkteve farmaceutike me barnatoret e të cilat, kontrollohen megjithatë nga Agjencia për Pajisje dhe Produkte Mjekësore.Reklamat e këtyre barnave, mund t’iu duken bindëse, posaçërisht kur keni një problem shëndetësor. Mirëpo, profesionistët shëndetësorë thonë se këto produkte mund të jenë edhe të rrezikshme…

Read More

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 21-të, ku tre duele interesante zhvillohen sot. Skuadrat nga kreu i tabelës, Ballkani, Prishtina dhe Drita luajnë në udhëtim dhe kërkojnë pikët për të vazhduar garën për titull të kampionit.Padyshim që kryendeshja e kësaj jave pritet të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës. Sfidë shumë interesante pritet të luhet edhe në stadiumin e Ramiz Sadikut, me Llapin që pret Dritën. Llapjanët janë zhvendosur për këtë sfidë në kryeqytet për shkak të gjendjes së rënduar të terrenit në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. E lideri aktual i Superligës, Ballkani…

Read More