- Ruud Gullit, lojtari më i kompletuar në histori: Nga refuzimi i Ajaxit, te Cruyff dhe mbretërimi me Milanin
- Si pastrimi i ajrit po përshpejton ngrohjen globale – dhe po zbulon një problem më të madh
- Bebe Rexha merr vëmendjen me fotografitë provokuese për revistën “Flaunt”, pozon pranë një mashkulli lakuriq
- Hansi Flick nuk ka dyshime: Lamine Yamal e meriton Topin e Artë
- Turisti britanik arrestohet në Turqi, akuzohet se pështyu mbi flamurin turk
- Katër lojtarë të ‘disc golf’ thyejnë rekordin Guinness, përfunduan një vrimë në vetëm 44.31 sekonda
- Hungaria ndërmerr një tjetër hap drejt normalizimit të marrëdhënieve me Brukselin
- Spanja përjeton verën më të nxehtë në histori, 61 ditë nën valë të të nxehtit
Author: korrektpress
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Özlem Canel.Siç thonë nga BDI, në qendër të takimit ishte domosdoshmëria që vendi të gjejë sa më parë rrugën për vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.Ahmeti theksoi se çdo vonesë e mëtejshme në procesin integrues e largon vendin nga perspektiva evropiane, dobëson institucionet dhe krijon pasiguri politike, ekonomike dhe shoqërore.Gjatë takimit, kryetari Ahmeti ngriti shqetësimin serioz lidhur me goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjeve që garantojnë barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit.Ai theksoi se Marrëveshja e…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke theksuar se interesi kryesor i Shqipërisë mbetet hapja e një Konsullate të Përgjithshme shqiptare në Luginën e Preshevës.Sipas Hoxhës, Shqipëria ka kërkuar prej kohësh krijimin e një përfaqësie të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën e saj për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Ai sqaroi se çdo hap do të ndërmerret vetëm pasi të ketë dakordësi mes palëve…
Real Madridi ka marrë një goditje të hershme gjatë fazës përgatitore, pasi mbrojtësi Raul Asencio ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Ai bëhet lojtari i parë që pëson lëndim në epokën e Jose Mourinhos te klubi madrilen.Klubi konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar se ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë. Rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rikuperimit dhe reagimi ndaj trajtimit.Sipas gazetës spanjolle Marca, mbrojtësi i ri pritet të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, çka nënkupton se ai do të humbasë pjesën e…
Familja e djalit 10-vjeçar, i cili u shpëtua nga një roje plazhi 16-vjeçar në plazhin Seabright në Santa Cruz të Kalifornisë, ka folur hapur për incidentin që u filmua dhe u bë viral.Babai i djalit, Sumit Rai, përshkroi momentet dramatike që përjetoi familja e tij, duke theksuar se disa sekonda të tjera mund të kishin qenë fatale për djalin e tij.“Edhe dy ose tre sekonda dhe nuk mendoj se djali im do t’ia kishte dalë mbanë”, tha ai.Sipas tij, Nathaniel, 10 vjeç, ishte me pushime në Kaliforni me nënën dhe motrën e tij më të vogël kur u rrëmbye nga…
Deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej pesë zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave janë aktive, një është vënë nën kontroll dhe dy janë shuar.Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarret janë aktive në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Vrancë, ku po digjet një fushë me grurë, si dhe në komunën e Kërçovës, pas sallës sportive “Jançica”, ku po digjet bar i thatë.Zjarri në komunën e Kavadarit, pranë fshatit “Dolna Boshava”, ku po digjej bimësi e ulët, është nën kontroll.Ndërkohë, janë shuar dy zjarre: në komunën e…
Barcelona është vënë zyrtarisht në qendër të një procedure disiplinore, pasi ka marrë njoftime zyrtare nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe FIFA, pas ankesës së paraqitur nga Atletico Madridi.Sipas raportimeve, klubi madrilen akuzon Barcelonën se ka shkelur rregullat e merkatos duke zhvilluar kontakte të papërshtatshme me sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, me synimin për ta bindur të largohet nga “Metropolitano”.RFEF dhe FIFA kanë nisur shqyrtimin e rastit dhe tashmë Barcelona është e detyruar të paraqesë zyrtarisht mbrojtjen e saj ndaj akuzave.Nëse organet kompetente arrijnë në përfundimin se klubi katalanas ka shkelur protokollet që rregullojnë negociatat për transferimin e futbollistëve, Barcelona…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (FKS), Njësia Fier, strukturat e Emergjencave Civile, Njësinë Alpine dhe Ministrinë e Mbrojtjes, përfunduan me sukses një operacion shumë të vështirë kërkim-shpëtimi për një turist çek, që kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur dhe shumë të vështirë të Malit të Çikës.Policia njofton se menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit.“Përgjatë 12 orëve, Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, arriti të lokalizojë vendndodhjen e turistit dhe të bashkohej me të.Për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe…
Deputetja e Lidhjes së Shqiptarëve, Ilire Dauti, bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi më herët kërkoi ndërprerjen e seancës për pyetje parlamentare, me arsyetimin se nuk kishte marrë përgjigje me shkrim nga Qeveria për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Në foltore asaj iu bashkua edhe kryetari i partisë, Ziadin Sela.“Unë kërkoj, në emër të të gjithë deputetëve, që kjo seancë të ndërpritet, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet me pyetjet e tjera. Nuk do të largohem sot nga kjo foltore derisa të marr përgjigje për pyetjen që e parashtrova herën e kaluar dhe për të cilën kryeministri duhej të…
Një 32-vjeçare, me profesion edukatore në një kopsht privat, është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të enjte, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar.Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë edukatorja B. H., 32 vjeçe, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit në ambientet e kopshtit.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit…
Policia polake ka gjetur një krater dhe mbetje të shpërndara në një fushë në provincën Lublin, pasi ushtria kishte diktuar një objekt të paidentifikuar duke lëvizur drejt perëndimit në hapësirën ajrore të vendit. Incidenti ndodhi gjatë valës së sulmeve ruse ndaj Ukrainës në orët e hershme të së enjtes.Sipas Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura të Polonisë, objekti u vërejt rreth orës 03:40 sipas kohës lokale dhe më pas u zhduk nga radarët. Një helikopter Mi-24 u përfshi në kërkim dhe lokalizoi zonën e mundshme të rënies pranë Tarnawa-Kolonia, në një hapësirë të pabanuar të rajonit të Lublinit.Ministria e Brendshme…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari