KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

QMK: Zjarret në Dollnen dhe Kërçovë janë aktive, zjarri pranë Kavadarit është nën kontroll

QMK: Zjarret në Dollnen dhe Kërçovë janë aktive, zjarri pranë Kavadarit është nën kontroll

Deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej pesë zjarre në hapësira të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave janë aktive, një është vënë nën kontroll dhe dy janë shuar.

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarret janë aktive në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Vrancë, ku po digjet një fushë me grurë, si dhe në komunën e Kërçovës, pas sallës sportive “Jançica”, ku po digjet bar i thatë.

Zjarri në komunën e Kavadarit, pranë fshatit “Dolna Boshava”, ku po digjej bimësi e ulët, është nën kontroll.

Ndërkohë, janë shuar dy zjarre: në komunën e Zhelinës, pranë fshatit Debërcë, ku po digjej bimësi e ulët, si dhe në komunën e Gostivarit, pranë fshatit Banjicë e Epërme, në afërsi të fabrikës SAEM, ku po digjej bar i thatë dhe mbeturina druri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.