Author: korrektpress

Futbollisti anglez, Marcus Rashford, konfirmoi sot (e enjte) se nuk do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm, pasi huazimi i tij me ekipin katalunas skadoi zyrtarisht.Rashford mbërriti te Barcelona nga Manchester United në formë huazimi njëvjeçar në fillim të sezonit të ardhshëm, dhe sot u tha lamtumirë tifozëve të kampionëve aktualë të Spanjës.”Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithëve në klub që e bënë kohën time në klub një përvojë pozitive dhe të paharrueshme”. “E kam çmuar çdo moment të kaluar në Barcelonë dhe me siguri do ta mbaj këtë kujtim me vete përgjithmonë”. “Do të doja të falënderoja të…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik.Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer të enjten, më 30 korrik 2026, rreth orës 11:00, në fshatin Dromjak të Hanit të Elezit, ku në shtëpinë e tij është arrestuar F.C., 23 vjeç.Policia bëri të ditur se i arrestuari ishte i dënuar me burgim për dy raste të veprës penale “Vjedhja e pyllit” dhe një rast të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.Sipas autoriteteve, ndaj tij ishin shqiptuar dënime prej 25 ditësh, 30 ditësh dhe 50…

Read More

Janë publikuar fotografi që tregojnë tym që ngrihet nga Qeshm, Iran, pas valës së sulmeve amerikane. Ekipet e shpëtimit mund të shihen duke pastruar rrënojat për të kërkuar viktimat. Ndryshe, Ushtria amerikane ka njoftuar se forcat e saj kanë filluar sulmet ajrore kundër Iranit.Komanda Qendrore e SHBA-së tha se sulmet janë “një përgjigje e fuqishme ndaj sulmeve të tentuara të djeshme nga Irani ndaj forcave amerikane me bazë në Lindjen e Mesme”, shkruan skynews.Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta godisnin Iranin “shumë fort”, duke shtuar se “është radha jonë”.SHBA-të akuzuan Teheranin për një tentativë…

Read More

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka reaguar ndaj pretendimeve të analistit britanik Simon Jordan, i cili hodhi dyshime mbi zhvillimin e meçit mes tij dhe Anthony Joshuas, duke lënë të kuptohej se “diçka nuk ishte në rregull”.Prenga u përball me ish-kampionin e unifikuar të botës të shtunën në Jeddah të Arabisë Saudite dhe ishte shumë pranë një prej befasive më të mëdha në historinë e boksit.Shqiptari e rrëzoi Joshuan me një goditje të fuqishme të djathtë brenda 20 sekondave të para dhe më pas e dërgoi sërish në tapet më vonë gjatë raundit të parë.Megjithatë, 35-vjeçari nuk arriti ta ruante të…

Read More

Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 13 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak.Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, kur një shtetas i huaj është intervistuar nga zyrtarët doganorë nëse posedonte mjete monetare apo mallra për deklarim.“I njëjti ka deklaruar se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar”, thuhet në njoftim.Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e automjetit dhe kontrollin personal të udhëtarit.“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej rreth 13,000 euro, të…

Read More

Rregullatori australian për sigurinë në internet, eSafety, ka nisur veprim ligjor ndaj Telegramit, duke pretenduar se platforma nuk i ka larguar materialet ekstremiste edhe pasi ishte njoftuar zyrtarisht për praninë e tyre.Sipas Reuters, çështja lidhet me postime që autoritetet australiane thonë se promovonin terrorizmin dhe përmbajtje të dhunshme. Rregullatori po kërkon që gjykata ta shqyrtojë nëse Telegrami i ka përmbushur detyrimet e tij sipas ligjeve australiane për sigurinë online. Telegrami nuk dha menjëherë koment për raportimin.Veprimi i ri e zgjeron përplasjen e mëhershme mes platformës dhe eSafety. Autoriteti kishte ndërmarrë masa edhe për vonesa në përgjigjen ndaj kërkesave zyrtare për…

Read More

Auditori i Brendshëm i Komunës së Kamenicës Luan Baxhuku ka vazhduar angazhimin e tij si ligjërues në kuadër të Programit Kombëtar për Certifikimin e Auditorëve të Brendshëm në sektorin publik në Republikën e Kosovës.Sipas njoftimit të Komunës së Kamenicës, rreth 60 pjesëmarrës të ndarë në dy grupe të thirrjes së dytë të programit, kanë ndjekur trajnimin ndërsa Baxhuku për 14 ditë me radhë ka ligjëruar modulin e tretë me temë “Metodologjia dhe Shkathtësitë e Auditimit të Brendshëm”.Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit, të cilët paraprakisht kishin kaluar provimin parakualifikues për auditorë të brendshëm, kanë përfunduar këtë modul dhe në vijim do…

Read More

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Istog, ka reaguar lidhur me raportimet për procedurën e tenderit në vlerë prej mbi 593 mijë eurosh për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Parkut në Vrellë, duke kërkuar hetim të plotë institucional.Sipas reagimit të Aleancës, pretendimet e një operatori ekonomik, i cili thuhet se ka paraqitur kallëzim penal, se procedura është bllokuar për më shumë se 300 ditë dhe se një dokument financiar i rëndësishëm nuk është gjetur, ngrejnë shqetësime serioze që, sipas tyre, nuk mund të trajtohen si çështje të zakonshme administrative.AAK-ja thotë se kur bëhet fjalë për shpenzimin e…

Read More

Trajneri i Lazios, Gennaro Gattuso, e largoi Kenneth Taylor nga stërvitja të enjten në mëngjes. Pamjet e publikuara tregojnë Gattuson duke ndërprerë seancën stërvitore, duke i bërë gjeste me zemërim mesfushorit holandez dhe duke e dërguar atë në dhomën e zhveshjes.Sipas informacioneve nga Radio Laziale, incidentit i parapriu një debat i nxehtë verbal midis trajnerit dhe lojtarit. Gattuso më pas ndërpreu seancën stërvitore, iu afrua Taylor dhe i urdhëroi të shkonte në dhomën e zhveshjes. Holandezi hoqi fanellën sportive dhe u largua nga fusha, dhe shkaku i saktë i konfliktit është ende i panjohur.‼️Kenneth Taylor è stato allontanato dall’allenamento di…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Özlem Canel.Siç thonë nga BDI, në qendër të takimit ishte domosdoshmëria që vendi të gjejë sa më parë rrugën për vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.Ahmeti theksoi se çdo vonesë e mëtejshme në procesin integrues e largon vendin nga perspektiva evropiane, dobëson institucionet dhe krijon pasiguri politike, ekonomike dhe shoqërore.Gjatë takimit, kryetari Ahmeti ngriti shqetësimin serioz lidhur me goditjet e vazhdueshme ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjeve që garantojnë barazinë, kohezionin ndëretnik dhe stabilitetin e vendit.Ai theksoi se Marrëveshja e…

Read More