Author: korrektpress

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, një nga iniciuesit e nismës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas përfundimit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë.Në një deklaratë për emisionin Pressing, Muhaxheri tha se e respekton vendimin e delegatëve, ndonëse rezultatin e cilësoi të ngushtë.“Rezultati i ngushtë, por është vullnet i delegatëve të këtij Kuvendi. Kryetarit i urojmë fitore, shihemi herëve të tjera”, tha Muhaxheri.Ai theksoi se, pavarësisht garës së brendshme, LDK-ja duhet të mbetet e bashkuar.“LDK është shtëpia jonë, nuk…

Read More

Njësoi si vitin e kaluar, Ballkani sërish është përshëndetur me garat evropiane pas humbjes në penallti. Këtë herë ndaj skuadrës irlandeze Bohemians.“Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në kohën e rregullt, por një gol i vonshëm ndikoi që rezultati të bëhet 3-2 dhe të shkojë në vazhdime, e pastaj në 11-metërsh.Valentin Serebe e hapi serinë e golave për të shënuar pas vetëm 10 minutave lojë.Megjithatë, mysafirët u rikthyen përmes James-Taylor që ishte i saktë nga pika e bardhë (20’).Ballkani ishte fantastike në fillimin e pjesës së dytë, ku Giovanni shënoi nga afërsia pas asistimit të Serebe për ta rikthyer epërsinë (50’).Vetëm…

Read More

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të konkursit për pranimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve në Serbi, duke thënë se asnjë shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci nuk është punësuar.Sipas Sinanit, nga Komuna e Preshevës janë pranuar dy zjarrfikës, ndërsa nga Komuna e Bujanocit tre, por asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.“Nga Komuna e Preshevës 2 zjarrfikës, nga ajo e Bujanocës 3, por asnjëri prej tyre shqiptar. Ky është konkursi i disatë me radhë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilin kandidatët shqiptarë shpërfillen…

Read More

Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, nisi një sulm të ashpër kundër mohuesve të klimës, duke akuzuar politikanët që e shpërfillin lidhjen midis ngrohjes globale dhe zjarreve shkatërruese të Evropës se “i gënjejnë njerëzit” dhe se vënë në rrezik jetët.”Kemi shumë parlamentarë të rinj në Parlamentin Evropian, familje politike dhe politikanë kombëtarë që janë shumë të zëshëm kundër shkencës së klimës dhe veprimeve klimatike. Kjo është e rrezikshme, ata po i gënjejnë njerëzit”, tha Ribera për Euronews në një intervistë ekskluzive.Ndërsa zjarret vdekjeprurëse shpërthejnë në Spanjë, Francë dhe Greqi, Ribera paralajmëroi se skepticizmi ndaj klimës po dëmton aftësinë e…

Read More

ëvendësdrejtoresha e Spitalit Klinik të Shtipit, Biljana Eftimova, deklaroi sot se vlerësimi fillestar i dëmit të shkaktuar nga moti i lig që goditi Shtipin më 21 korrik arrin në disa milionë denarë, ndërsa ende pritet raporti zyrtar nga kompania e sigurimeve.Eftimova sqaroi se, përveç raportit të siguruesit, pritet edhe një vlerësim shtesë, pasi pas dëmtimit të parë janë evidentuar edhe dëme të tjera që duhet të sanohen.“Kjo ka të bëjë me çatinë dhe katin e tretë, ku janë të vendosura reparti i ortopedisë, salla ortopedike, si dhe njësia e trajtimit intensiv dhe qendra e komës. Këto hapësira janë më të…

Read More

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pavarësisht se së fundmi u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër, incident që thuhet se e çoi përkohësisht në izolim.Combs, 56 vjeç, u shpall i pafajshëm korrikun e kaluar për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit. Sipas të dhënave më të fundit, ai pritet të lirohet më 24 janar 2028.Fillimisht, lirimi i tij ishte parashikuar për 8 maj 2028, por më pas data u shty për 4 qershor 2028,…

Read More

Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi skuadrën sllovene Bravo me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve.Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë si mysafire, skuadra tetovare e mbylli punën edhe në sfidën e kthimit, ku triumfoi me rezultat 3-1, duke vulosur avancimin në fazën tjetër të garës.Edhe pse Shkëndija e nisi mirë takimin dhe krijoi raste në minutat e para, ishte Bravo që kaloi e para në epërsi. Në minutën e 17-të, Jakoslav Stankovic realizoi për 0-1, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën në rezultatin e përgjithshëm.Megjithatë, reagimi i vendasve…

Read More

Pas humbjes në udhëtim, Ballkani e ka kompletuar përmbysjen ndaj Bohemians, por nevojiten vazhdimet për të parë se cila skuadër do të avancojë tutje.“Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në “Fadil Vokrri” për të fituar me rezultat 3-2, megjithatë shkaku që ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-2, nevojiten vazhdimet.Valentin Serebe shënoi pas vetëm 10 minutave lojë për të kaluar Ballkanin në epërsi.Mysafirët u rikthyen në lojë përmes James-Taylor, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (20’).Sidoqoftë, Ballkani ishte shumë më mirë në pjesën e dytë, ku riktheu menjëherë epërsinë – këtë herë përmes Giovanni që shënoi nga afërsia…

Read More

Ish presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së.“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.Lumir Abdixhiku u rikonfirmua të enjten në krye të LDK-së, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.Sipas rezultatit të votimit, 170 delegatë votuan kundër…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar zyrtarët e partisë që javëve të fundit kanë kërkuar largimin e tij nga pozita e kryetarit, duke thënë se angazhimi i tyre për përplasjet e brendshme ka qenë më i madh se ai gjatë fushatave zgjedhore.Në fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se energjia e përdorur për mbledhje nënshkrimesh, dalje publike dhe debate mediale do të duhej të ishte orientuar drejt betejave elektorale.“Angazhimi i disave javëve të fundit, organizativ e publik për betejën brenda LDK-së ka tejkaluar çdo angazhim elektoral që kemi pasur në…

Read More