KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani uron Abdixhikun pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme

Osmani uron Abdixhikun pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme

Ish presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.

Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.

Lumir Abdixhiku u rikonfirmua të enjten në krye të LDK-së, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Sipas rezultatit të votimit, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, 152 votuan për largimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Me këtë rezultat, Abdixhiku vazhdon mandatin si kryetar i LDK-së, duke ruajtur drejtimin e partisë pas një prej proceseve më të tensionuara të brendshme në vitet e fundit./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.