KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët se sa ishte parashikuar, pavarësisht përleshjes së fundit

Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët se sa ishte parashikuar, pavarësisht përleshjes së fundit

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pavarësisht se së fundmi u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër, incident që thuhet se e çoi përkohësisht në izolim.

Combs, 56 vjeç, u shpall i pafajshëm korrikun e kaluar për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit. Sipas të dhënave më të fundit, ai pritet të lirohet më 24 janar 2028.

Fillimisht, lirimi i tij ishte parashikuar për 8 maj 2028, por më pas data u shty për 4 qershor 2028, pas pretendimeve se kishte konsumuar alkool në burg dhe kishte kryer një telefonatë të paautorizuar. Avokati i tij i mohoi këto akuza.

Në tetor të vitit të kaluar, data u afrua në 25 prill 2028, në bazë të ligjit amerikan FIRST STEP Act, një reformë e sistemit penitenciar e miratuar gjatë mandatit të Donald Trump, e cila u mundësoi mijëra të dënuarve lirim më të hershëm.

Më pas data u ndryshua sërish në 15 prill 2028, ndërsa muajin e kaluar u shty në 23 shkurt 2028. Tashmë, sipas regjistrave të fundit të Byrosë Federale të Burgjeve, lirimi i tij është caktuar për 24 janar 2028.

Foto: EPA

Autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime për ndryshimin më të fundit të datës.

“Për arsye privatësie dhe sigurie, nuk komentojmë kushtet e qëndrimit të të burgosurve, planet për lirimin e tyre apo arsyet e ndryshimit të datave të lirimit”, deklaroi Byroja Federale e Burgjeve për Daily Mail.

Lajmi për shkurtimin e dënimit vjen vetëm një javë pasi Combs u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër në burgun federal Fort Dix në New Jersey.

Sipas raportimit të TMZ, që citon disa burime, reperi e sulmoi të burgosurin tjetër pas një ofendimi verbal. Situata më pas degradoi në përplasje fizike, derisa rojet ndërhynë dhe i ndanë.

Pas incidentit, Combs raportohet se u vendos në izolim, megjithëse zëdhënësi i burgut Fort Dix refuzoi të konfirmojë nëse ngjarja kishte ndodhur.

“Nuk publikojmë informacione mbi vendosjen e të burgosurve dhe nuk komentojmë nëse ndonjëri prej tyre është subjekt i hetimeve apo masave disiplinore”, tha zëdhënësi për Daily Mail. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.