- Borë me intensitet të lartë në zonat malore të Shkodrës
- Saksitë prej terakote duken bukur, por këto 4 bimë vuajnë në to
- Labinot Xhoxhaj e nokauton keq Seifkhanin dhe mbron titullin evropian EBU
- Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet bilaterale
- Zelensky thotë se po ndjen pak presion nga Trumpi
- Real Madridi e “shpartallon” Sociedadin dhe merr “timonin” e La Liga-s
- “Ka një mijë mënyra si mund të sulmosh kundërshtarin tënd”, Arbër Hajdari komenton situatën mes Brikenës, Rogertit dhe Artanit
- Liverpooli triumfon bindshëm ndaj Brightonit, avancon tutje në FA Cup
Author: korrektpress
Reperi dhe aktori ASAP Rocky pranoi së fundmi se ka ndryshuar ndjeshëm që kur është bërë baba.Në një intervistë me revistën W, ai tha se të qenit baba e ka bërë më emocional dhe më të mirë. Rocky, me partneren e tij prej shumë kohësh, Rihanna, ka djemtë RZA (3) dhe Riot Rose (2), dhe një vajzë Rocky Irish, e cila është gati katër muajshe.Artisti, i cili shfaqet në albumet “If I Had Legs I’d Kick You” dhe “Highest 2 Lowest” këtë sezon çmimesh, reflektoi mbi atë që ishte para se të bëhej baba.”Jam shumë më emocional. Përpara fëmijëve, ndoshta…
Lennart Karl zyrtarisht i kërkoi falje Bayern Munich për komentet e tij, ku pranoi se ëndërron të luajë për Real Madridin.Ndikimi i ‘LK10’ në Bundesligë këtë sezon ka qenë aq i madh sa deri më tani këtë sezon ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 22 ndeshjet që ka luajtur për Bayernin në të gjitha garat.Talenti 17-vjeçar, i cili pati një provë me Real Madridin në moshën 10-vjeçare, kohët e fundit pranoi se ëndërron të luajë për Real Madridin një ditë, duke shkaktuar polemika.“Shpresoj që kjo të mbetet mes nesh. Bayern është një klub shumë i…
Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen. Ekspertët e ndërtimit besojnë se në vitin 2026 do të ketë ngecje në çmimet e metrave katrorë të banimit, sepse interesi për blerjen e banesave po zvogëlohet. Kjo mund të konkludohet nga fakti se një pjesë e madhe e kompanive që shesin kanë apartamente të pashitura. Nëse më parë një pjesë e madhe e banesave shitej ndërsa ishin ende në ndërtim e sipër, tani edhe pas përfundimit të ndërtimit të një njësie të caktuar banimi ka disa apartamente të pashitura.Eksperti i ndërtimit Nikola Velkovski për “Lokalno” thotë…
Policia e Kosovës ka njoftuar sërish qytetarët për fushatën mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese që synojnë të mashtrojnë qytetarët.Autoritetet theksojnë se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla dhe bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm.“Të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; dhe të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese”, njofton policia.Policia gjithashtu u rekomandon qytetarëve që nëse kanë kryer…
Një punonjës në agjencinë japoneze të sigurisë bërthamore humbi telefonin e tij të punës që përmbante informacione të ndjeshme gjatë një udhëtimi personal në Kinë, raportojnë mediat japoneze.Telefoni përmbante të dhëna konfidenciale kontakti të stafit të përfshirë në punën e sigurisë bërthamore në Autoritetin e Rregullimit Bërthamor (NRA). Agjencia nuk mundi të konfirmonte nëse të dhënat ishin publikuar, thonë raportet, transmeton Telegrafi.Incidenti vjen ndërsa Japonia përpiqet të ringjallë programin e saj të energjisë atomike, i cili ka ngecur për më shumë se një dekadë.Japonia urdhëroi që të gjithë reaktorët e centraleve të saj bërthamore të mbyllen në vitin 2011, pasi…
Donald Trump ka njoftuar se qeveria e përkohshme e Venezuelës do t’i “kthejë” SHBA-së midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë “me cilësi të lartë”.Nafta – me vlerë mbi 2 miliardë dollarë – do të merret nga anijet e magazinimit dhe do të sillet direkt në portet e shkarkimit të SHBA-së, tha presidenti amerikan në Truth Social.Do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe paratë e gjeneruara nga shitjet do të kontrollohen nga vetë Trump, shtoi ai, transmeton Telegrafi.Sekretarit të Energjisë Chris Wright i është kërkuar të zbatojë planin.Trump ka qenë i hapur në lidhje me planet e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon sot procesin e numërimit të pjesës së tjetër të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, deri tani janë numëruar 99 nga gjithsej 114 pako me vota nga diaspora, që përbëjnë rreth 86.84 për qind të totalit të votave me postë. Rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka siguruar 72.97 për qind të votave, përkatësisht 21,103 vota.Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 9.86 për qind…
Një moment mjaft argëtues është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Labinoti ka vendosur të bëjë pak humor me banorët.Ai është shfaqur i veshur me bikini dhe paruke, duke shkaktuar të qeshura të shumta tek banorët që po e shikonin.Në një moment, ishte Alba ajo që e pagëzoi me një emër të ri, duke e quajtur me shaka “Labinota”, ndërsa madje e këshilloi edhe se si duhej të futej në xhakuzi për të kompletuar rolin.Bikinit që ai kishte veshur, sipas banorëve, ishin të Benitës, gjë që e bëri situatën akoma më komike dhe të komentuar.Ky episod…
Kryeministri Edi Rama komentoi të mërkurën mbi situatën e përmbytjeve që kanë prekur vendin, duke bërë një krahasim me vendet e tjera të rajonit.Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf.”Kjo deklaratë vjen ndërsa Shqipëria përballet me reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe infrastrukturën lokale./euronews/
Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është regjistruar më 6 janar në fshatin Joviq të Malishevës.Një burrë është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Ndërkaq sipas mediave vendore raportohet se viktima është Q.K 49 vjeçar.Hetimet për shkaqet e vdekjes janë duke u zhvilluar. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari