KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Borë me intensitet të lartë në zonat malore të Shkodrës

Borë me intensitet të lartë në zonat malore të Shkodrës

Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të lartë në zonën e Qafë Thores, Shkodër, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aktualisht, në terren po punojnë njëkohësisht dy borëpastruese për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme.

Sipas autoriteteve, momentalisht qarkullimi vijon pa probleme, por situata mbetet dinamike për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas parashikimeve të motit, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka mund të sjellë vështirësi si në qarkullimin e automjeteve, ashtu edhe në punën e borëpastrueseve.

Grupet e punës dhe mjetet janë në terren dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga strukturat përgjegjëse në terren.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.