Author: korrektpress

Policia ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e sotme në orën 18:00 para Kryeministrisë.Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 4 gramë substancë, që dyshohet të jetë kokainë, peshore digjitale, tre fishekë një revole, 1300 euro dhe dy telefona.Rasti ka ndodhur në rrugën “Andrea Gropa” në Prishtinë, më 19 shkurt 2026, në ora 19:40.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë, dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i…

Read More

Gjatë “Darkës së finalistëve” në Big Brother VIP Kosova 4, tensioni arriti kulmin kur Elijona shpërtheu ndaj Londrimit dhe Klodit, duke i quajtur “fake”.“Ju më lini të kuptoj që jeni ‘fake’, përderisa fjalët e Dolces ju lënë të dyshoni në komplet raportin tonë… duket sikur po mundoheni ta shfrytëzoni situatën dhe keni qenë shokë ‘fake’”, tha Elijona. Ajo shtoi se ishte e pakënaqur që dyshimet e tyre dolën vetëm tani, pas finales dhe fjalëve të Dolces. BBVK/FaceBookLondrimi ndërhyri duke pyetur: “Fake ti mund t’i quash dy persona që fillojnë të shikojnë vetën dhe qëllimin për të cilin kanë ardhur?”Elijona iu…

Read More

Zyrtarët e policisë në të gjithë vendin arrestuan dje katër shoferë, dy prej të cilëve për vozitje pa leje drejtimi, një për vozitje kategorisë B dhe një person për vozitje të automjetit të paregjistruar.Një shofer në Kërçovë dhe Shën Nikollë drejtonte mjet pa leje drejtimi, një person në Shkup drejtonte mjet të paregjistruar dhe një shofer në Makedonski Brod drejtonte mjet pavarësisht se kishte ndalim drejtimi.Ministria e Punëve të Brendshme thotë se “personat janë ndaluar në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi për periudhën 2020–2025, duke raportuar rritje të indeksit të përgjithshëm të inputeve bujqësore në vitin 2025.Sipas ASK-së, indeksi vjetor i çmimeve të inputeve në bujqësi për vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, është rritur për 1,1 për qind për mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1), ndërsa për mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet bujqësore (Input 2) rritja është 2,4 për qind. Indeksi i përgjithshëm i inputeve ka shënuar rritje prej 1,7 për qind.Në krahasim me vitin 2020, ASK raporton…

Read More

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë–Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për qarkullim, por me vështirësi të theksuara për automjetet e rënda.Sipas njoftimit, për automjetet e rënda qarkullimi është i vështirësuar dhe përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm për sigurinë në trafik.Nga QKMK u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat e telefonit 045 198000 dhe 045 198606. /Telegrafi/

Read More

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë po krijon një realitet të ri për bizneset qëoperojnë në tregun e lirë. Për herë të parë, shumë kompani nuk janë më të lidhura me një furnizues të vetëm, por kanë të drejtë të zgjedhin vetë partnerin e tyre energjetik.Kjo liri e zgjedhjes sjell mundësi për bizneset, mirëpo kjo sjell edhe përgjegjësi. Sepse përzgjedhja e furnizuesit nuk është më thjesht një procedurë administrative. Është një vendim strategjik që ndikon në stabilitetin financiar dhe operativ të biznesit.Çfarë nënkupton në praktikë tregu i lirë?Në tregun e lirë, bizneset mund të:Zgjedhin furnizuesin e energjisë Negociojnë…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka realizuar një intervenim teknik në rrjetin e kanalizimit në fshatin Studenicë të Istogut, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit dhe parandalimit të bllokimeve të përsëritura.Sipas njoftimit të KRU “Hidrodrini”, ekipet e terrenit të Njësisë Operative në Istog kanë hapur mbi 30 metra kanal, ku është bërë zëvendësimi i gypave të kanalizimit të tipit DN 250. Po ashtu, gjatë punimeve janë hapur dhe pastruar katër puseta, për të siguruar rrjedhshmëri më të mirë dhe funksionim më efikas të rrjetit për banorët e zonës.Nga kompania bëhet e ditur se do të vazhdojë të ndërmarrë…

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar sot grevën e minatorëve të vitit 1989, me thirrjen e tyre “Kosova Republikë”.Kurti në një postim në Facebook shkruan se do të kujtohen çdo ditë, të gjitha brezat, sepse e kaluara dhe historia jonë, janë themeli i shtëpisë sonë politike: Republikës së Kosovës.Lexoni të plotë postimin:Për të nderuar kontributin e dhënë ndër gjenerata për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, sot, 37 vite më pas, le ta kujtojmë grevën e minatorëve të Trepçës, me thirrjen “Kosova Republikë”. Më 20 shkurt të vitit 1989, rreth orës 13:00, minatorët e ndërrimit të katërt në Stantërg, refuzuan…

Read More

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, dhe një ditë e gjatë pa ushqim apo ujë mund t’ju bëjë natyrshëm shumë të uritur në iftar. Megjithatë, kjo uri e madhe shpesh mund të çojë në tepricë në ushqim, gjë që mund të mos jetë e mirë për shëndetin. “Të ngrënit shumë dhe me shpejtësi mund të çojë lehtësisht në probleme me tretjen si fryrje, aciditet, diarre, gazra apo urth. Shumë njerëz zgjedhin ushqime jo të shëndetshme që mund t’i bëjnë të ndihen të plogësht. Është thelbësore të bëhen zgjedhje…

Read More