- “Kjo nuk është lamtumirë”, Sresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
- Hoti dhe Bajrami pas zhvillimeve në Kuvend: E bënë edhe më të qartë pse i thamë “JO” propozimit për president
- Michael Carrick paralajmëron Evropën: Man Unitedi mund të garojë në Ligën e Kampionëve
- Mourinho po i ndryshon lojtarët e Realit, Mbappe tregon gjithçka: Nuk dëshiron ta zhgënjesh
- Disa vetura përfshihen nga zjarri në një punishte në Prizren
- Gwyneth Paltrow për marrëdhënien me Brad Pitt: Ndjeva presion dhe turp shtesë sepse nuk funksionoi
- “Dhimbja u ndal, por kjo nuk do të thotë se je shëruar”, fizioterapeuti Skifter Ymeri flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
- Takim Përkujtimor më 11 Shtator: Peja Peace Forum nderon viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001
Author: korrektpress
Bayern Munich ka ndërmarrë një hap të papritur, duke nxjerrë publikisht në shitje tre futbollistë dhe duke ua bërë të qartë se nuk do të luajnë nëse nuk gjejnë një klub të ri.Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany është kampione në fuqi e Bundesligës dhe sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke zhvilluar futboll sulmues dhe spektakolar.Afati kalimtar veror i bavarezëve ka qenë relativisht i qetë, me mbrojtësin e majtë Nathaniel Broën dhe sulmuesin Ismael Saibari si dy afrimet kryesore.Tashmë fokusi i klubit është te largimi i disa lojtarëve para mbylljes së afatit kalimtar.Drejtori sportiv…
Mungesa e mundësive financiare bën që shumë persona ta shtyjnë për një kohë të gjatë trajtimin e problemeve dentare, edhe atëherë kur dhimbja dhe vështirësitë fillojnë të ndikojnë në përditshmërinë e tyre.Për t’u ardhur në ndihmë personave që përballen me këtë situatë, Ordinanca Dentare Dent Line, e udhëhequr nga Dr. Metë Shatri, ka nisur iniciativën humanitare “Një buzëqeshje çdo muaj”.Në kuadër të kësaj nisme, çdo muaj do të përzgjidhet një pacient që nuk ka mundësi financiare për ta përballuar trajtimin e nevojshëm stomatologjik. Shërbimet për përfituesin do të ofrohen plotësisht falas, në përputhje me gjendjen dhe nevojat e tij shëndetësore.Iniciativa…
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar planet e saj për të investuar 8.4 miliardë paundë për fazën e re të programit për prodhimin e armëve bërthamore.“Ky plan madhor investimi në mbrojtjen bërthamore britanike do të hapë vende pune dhe do të krijojë mundësi për të rinjtë në vitet e ardhshme”, deklaroi kryeministri britanik, Andy Burnham.Kontraktori britanik i mbrojtjes, “BAE Systems”, pritet të marrë 5.9 miliardë paundë, ndërsa pjesa tjetër do t’u shkojë kompanive të tjera.“BAE Systems” do të ketë detyrën e prodhimit të katër nëndetëseve me fuqi bërthamore.Investimi pritet të përfshijë përveç prodhimit edhe testimin e katër nëndetëseve nën ujë dhe…
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim lidhur me publikimin në faqen zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të dokumenteve që, sipas saj, përmbajnë të dhëna të ndjeshme të bizneseve dhe pronarëve të tyre.Përmes një reagimi publik, DHTIK bëri të ditur se ka pranuar ankesa nga bizneset anëtare lidhur me mundësinë e qasjes së plotë në dokumente si statutet dhe marrëveshjet e shoqërive tregtare, të cilat përmbajnë edhe të dhëna personale të pronarëve dhe personave të autorizuar.“DHTIK ka pranuar ankesa nga bizneset anëtare lidhur me lejimin e qasjes së plotë në dokumentet si…
Chelsea është gjobitur me 11.6 milionë euro nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) për shkelje të rregullave që lidhen me agjentët, të kryera përgjatë një periudhe 13-vjeçare.FA ngriti akuza ndaj klubit londinez për 74 shkelje të Rregullit E1.2, pasi këto u vetëraportuan nga pronarët aktualë të Chelseat.Përveç gjobës financiare, Chelsea është dënuar edhe me ndalim të regjistrimit të lojtarëve për dy afate të plota dhe të njëpasnjëshme kalimtare. Megjithatë, ky dënim është pezulluar deri në qershor të vitit 2027, me kusht që klubi të mos shpallet fajtor për shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe.Chelsea have been fined £10million ($13.4m)…
Nga Fetah Salliu“A ka reciprocitet mes 54 serbëve dhe 61.000 shqiptarëve!”, tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, të enjten e 30 korrikut, referuar një deklarate të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, sipas të cilit, me homologun shqiptar, Ferit Hoxha, është arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.Tabaku i referohet regjistrimit zyrtar të vitit 2022 në Serbi që, sipas saj, numëron 61,687 shqiptarë, të përqendruar kryesisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe censusit të 2023 të Shqipërisë për qarkun Shkodër ku numërohen të regjistruar zyrtarisht 54 serbë. “…Nuk mund të vendoset shenjë…
Nëse jeni adhurues i industrisë së automobilave, me siguri do të kujtoni se deri në fillim të viteve ’90, pothuajse çdo veturë franceze kishte fenerë kryesorë me dritë të verdhë.Francezët mendonin për mundësinë e një lufte të re të madhe dhe në vitin 1936 miratuan një rregullore që përcaktonte se të gjitha dritat e automjeteve duhej të kishin këtë ngjyrë. Ndërkohë, gjermanët përdornin drita klasike, pra të bardha, kështu që në rrugë do të ishte më e lehtë të dallohej se kush ishte armik dhe kush ishte “i yni”.Ky rregull mbeti në fuqi deri në vitin 1993, kur Franca u…
Sydney Sweeney ka publikuar një set të ri fotografik për markën e saj të të brendshmeve SYRN, duke promovuar koleksionin më të fundit të linjës që e lançoi në janar të këtij viti.Aktorja 28-vjeçare shfaqet me një komplet dantelle të përbërë nga sytjena, tanga dhe brekë, të kombinuara me doreza transparente dhe një shall të zi. Fotot u publikuan në Instagram me mbishkrimin: “Syd për Joshësen”.Sweeney ka qenë një nga promovueset kryesore të markës së saj gjatë muajve të fundit, duke ndarë rregullisht pamje nga koleksionet e reja, shkruan DailyMail Sipas raportimeve, koleksioni i parë i SYRN u shit brenda…
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka vendosur të rrisë mbështetjen financiare për Partinë Republikane të SHBA-së për zgjedhjet e ardhshme, duke përgatitur një kontribut prej rreth 120 milionë dollarësh për kandidatët dhe grupet politike që mbështesin republikanët.Sipas raportimeve, Musk është rikthyer fuqishëm në skenën politike amerikane pas një periudhe tensionesh me presidentin Donald Trump, raportojnë mediat. Pas përplasjeve publike mes tyre, pronari i platformës X kishte kërcënuar më herët se mund të krijonte një parti të re politike, por tani duket se është pozicionuar sërish në krah të republikanëve.Donacionet e Musk pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në garën për…
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se nga 1 shtatori të këtij viti, komuna do të marrë përsipër organizimin dhe ofrimin e mbështetjes edukative për fëmijët në spektrin e autizmit, përmes angazhimit të stafit profesional komunal.Bulliqi ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.Ai njoftoi se gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës “AUTIZMI”, i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, duke theksuar se Komuna i ka mbështetur financiarisht çdo vit.Po ashtu, Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari